5 Mënyra si të rrisni shitjet, në shitjen me pakicë
Jemi në prag të festave të fundvitit dhe për industrinë e shitjes me pakicë kjo është një nga periudhat më të ngarkuara me aktivitet. Flukset e blerësve janë rritur dhe interesimi për larminë e mallrave po ashtu. Kjo ndihmohet gjithashtu, edhe nga investimet tuaja në marketing apo promocione, që nxisin nevojat dhe dëshirat e blerësve e që sjellin shumë vizitorë në dyqanet tuaja. Por a janë të gjitha kompanitë e shitjes me pakicë të përgatitura për të shërbyer në mënyrë sa më profesionale, për ta bërë eksperiencën e blerjeve një ngjarje të paharrueshme për klientët e tyre? Sa i përgatitur është stafi i shitjeve për të marrë maksimumin nga kjo mundësi, e për t'i kthyer vizitorët në blerës? Kjo ishte arsyeja që sot po sjellim një tjetër artikull të autorit Bob Phibbs, i cili na kujton disa prej mënyrave e teknikave, që mund të aplikohen për të rritur cilësinë e shërbimit dhe shitjet, e jo vetëm në këtë fundvit. Lexim të këndshëm e Suksese!
* * * * *
Dyqanet me tulla e llaç të shitjes me pakicë përballen me sfidën e vështirë për t'i bërë shitësat e tyre me pakicë që të kthejnë vizitorët shikues në klientë blerës.
Për fat të mirë, dyqani me tulla e llaç ka një avantazh të rëndësishëm, konsumatorët, në të vërtetë janë në këmbë, përpara punonjësve të tij dhe jo të lidhur në distancë, vetëm nëpërmjet internetit.
Për të përfituar më shumë nga ky avantazh, një shitës me pakicë duhet të përdorë një sërë teknikash, të mësuara në trajnimet mbi shitjet me pakicë, për të rritur normën e konvertimit të klientëve të tyre.
Këtu janë 5 mënyra për të rritur shkallën e konvertimit, për punonjësit e shitjes:
Ndihmues, jo vetëm Përshëndetës
Të thoni, "Përshëndetje" është mirë, por të interesoheni në fillim për klientin, përpara se ta çoni në destinacionin e dëshiruar në një minimum kohor, është edhe më mirë. Shumica e klientëve kanë një axhendë blerjeje dhe do të shkojnë tek një dyqan tjetër, në qoftë se ata nuk e perceptojnë që stafi juaj kujdeset për ta. Asnjë shtesë shitje nuk mund t'i bëhet një klienti të frustruar. Pra, aftësia e ndërtimit të raportit duhet të mësohen dhe të ushtrohet rregullisht.
Demonstrues, Jo thjesht Tregues
Ne të gjithë njohim dyqane, që kërkojnë nga punonjësit e tyre, që të sjellin klientin para produktit të saktë që ai kërkon. Kjo është ide e mirë, por zakonisht zbatohet keq. Kryesisht, në fund të udhëtimit të shkurtër, punonjësi (tregues) vetëm drejton gishtin dhe thotë, "Është atje. Kalofshi një ditë të këndshme". Çfarë mundësie e humbur!
Në vend të kësaj, shitësit me pakicë, duhet të lëvizin produktin nga rafti, ta demonstrojnë atë tek klienti, duke përdorur karakteristikat dhe përfitimet, dhe nëse është e përshtatshme, të sugjerojnë më shumë se një produkt. Kjo është teknika e thjeshtë e shtimit të shitjes, por që në fund të fundit, funksionon për mrekulli.
Shitës të dhomës së provës, Jo Roje sigurie
Më thanë që përvoja në një dyqan të Victoria Secret është e mrekullueshme. Kjo për shkak se ata e përqëndrojnë vëmendjen e tyre tek klienti i futur në dhomën e provës, kështu që ata të mund të tregojnë gjithçka, që do të të përshtatet në mënyrë të përsosur. Duke e vënë shitësin tënd, më pak të trajnuar, për të pastruar dhe për t'u kujdesur ndaj vjedhjeve, ju e injoroni faktin që klientët që përdorin dhomën e provës kanë 70% më shumë gjasa për të blerë. Dyqanet më të mirë vendosin punonjësit e tyre më të mirë në dhomat e provës, për të ndërtuar marrëdhënie dhe për të shitur aty, më shumë.
Tërheqës e Miqësorë, jo vetëm Arkëtarë
Në rast se nuk është e qartë, arka është vendi i fundit ku një punonjës do të ketë kontakt me klientin. Për këtë arsye, ata ende kanë ndikim mbi veprimet e klientit. Aty klienti në përgjithësi është i relaksuar dhe artikujt impulsivë janë më të lehtë për t'u shitur.
Ideja që arkëtarët paguhen vetëm për të marrë paratë e klientëve dhe të thonë "Faleminderit" është një boshllëk i madh në trajnimin tuaj. Si pika e fundit e kontaktit të markës suaj, arkëtarët tuaj duhet të jenë të aftë, ose përndryshe, mund të ulin vlerë nga marka juaj. Në shumë dyqane, arkëtarët mund të shtojnë artikuj shtesë në një porosi, vetëm duke i vënë ato në dukje.
Prisni më shumë dhe do të merrni më shumë.
Trajnerë shitje, jo vetëm Menaxherë
Në të njëjtën mënyrë, një menaxher nuk është vetëm ai personi, i cili mund të plotësojë boshllëqet e lëna nga një punonjës. Menaxheri i shitjes me pakicë duhet të kuptojë konceptet e trajnimit të shitjeve me pakicë, të përmendura më sipër, dhe të krijojë një atmosferë, ku këto koncepte vijnë në jetë. Sigurohuni që keni zgjedhur trainerin e duhur të shitjeve për dyqanin tuaj të shitjes me pakicë, jo vetëm një menaxher inventari. Një trajner, gjithmonë e lidh performancën me rezultate të matshme, domethënë treguesit tuaj kryesor të performancës.
Si përfundim
Shumica e klientëve të një dyqani me tulla dhe llaç, janë duke kërkuar për të blerë. Mos e humbisni mundësinë për të transformuar vizitorët tuaj në blerës, duke përdorur konceptet e mësipërme.
Rritja e shkallës së konvertimit, duke shitur gjithmonë në dhomën e provës, duke sugjeruar artikuj shtesë dhe trajnuar punonjësit tuaj, për të ofruar gjithçka me buzëqeshje, bën dallimin mes dyqaneve që mezi mbijetojnë dhe atyre që kanë biznes në lulëzim.