Blog

Si 5 minuta mund të ndryshojnë gjithçka

Si 5 minuta mund të ndryshojnë gjithçka

“Dallimi midis performancës tuaj të lartë dhe asaj të ulët, nuk është inteligjenca apo aftësia juaj. Shpesh është gjendja e mendjes dhe trupit tuaj” – thotë Toni Robbins. Dhe kjo bëhet mëse e qartë, nëse vëreni sjelljen tuaj kur jeni të kënaqur e në humor, krahasuar me momentet e zemërimit apo mërzitjes. Ndryshimi nuk është vetëm në pamjen tuaj fizike (gjallëria, energjia, plogështia), por edhe në të menduarin tuaj (optimizmi, pesimizmi). Të gjithë kanë momentet e tyre të këndshme dhe të pakëndshme, por që të mos lejojmë që kjo të ndikojë tek të tjerët përreth apo aktiviteti ynë, është një sfidë. Jacklyn Janeksela – autorja e artikullit më poshtë, na ndihmon me idetë e saj, se si në 5 minuta, të mund të ndryshoni dhe përmirësoni gjëndjen tuaj emocionale dhe mendore. Disa prej mënyrave mund të duken disi jashtë kulturës tonë, ose të paktën të panjohura, por e bukura është se mund të mësohen shpejt. Pak dedikim dhe praktikë është e nevojshme. Lexim të këndshëm!

* * * * *

Mendjet tona krijojnë SUKSESIN. Nëse nuk e besoni këtë, mund të humbni lojën e jetës, ose të paktën, të ndjeheni sikur fati është kundër jush. Mënyra si mendojmë dhe flasim për veten tonë, ndikon gjithçka. Disa prej jush mund ta njohin këtë si ligjin e tërheqjes.

Fuqia e të folurit për veten e me veten, është e vërtetë. Nëse keni pesë minuta, një veprim i vogël mund të ketë një ndikim të madh në jetën tuaj - nga cilësia e jetës, në aftësinë tuaj për të shprehur veten. E gjitha që duhet të bëni, është, që të jeni me veten për pesë minuta në ditë, vazhdimisht. Ky zakon pozitiv shton dritë dhe jetë në rutinën tuaj të përditshme, një rutinë që mund të mungojë në "departamentin e vëmendjes". Dhe kjo çon në SUKSES - çfarëdo që kjo do të thotë për ju.

Kjo ka të bëjë me mënyrën se si i konsiderojmë gjërat. Hidhni një sy studimeve të bëra mbi molekulat e ujit, për të parë se si mund të ndryshojmë gjëndjen me vibrimet pozitive ose negative. Ne jemi ujë. Që do të thotë që ne mund të ndryshojmë veten përmes të folurit me veten. Pesë minuta ndryshon strukturën molekulare të ujit në trupin tuaj, duke ju lejuar të vibroni në frekuenca më të larta. Ashtu si me zbaticat dhe lëvizjet e oqeanit ose ciklet e Hënës, ne ndyshojmë në bazë të modeleve të mendimit.

Për këdo që ndjek praktikat fetare ose shpirtërore, përkushtimi pesë minuta në ditë do t'i duket shumë i njohur. Është të afroheni tek altari, të bëni një sakrificë dhe një ritual zbavitës - që do të thotë të vendosni veten dhe shpirtin në plan të parë. Kur dedikojmë kohë për t'u kujdesur për vetëkënaqësi, ne bëjmë një deklaratë të madhe për veten dhe universin: gjëra për veten.

Ajo që bëjmë çdo ditë, thotë shumë për atë se kush jemi. Sa më shumë që të angazhoheni në akte pozitive, aq më shumë ka gjasa që ju të ndryshoni opinionin tuaj mbi jetën dhe të ndërtoni besimin në veten tuaj. Të dyja çojnë në suksesin personal. Mos e ndërmerrni këtë hap me qëndrimin e gabuar; kështu ju do t'i humbni shpresat, përpara se të filloni ndonjë gjë. Gjërat do të ndryshojnë! Besojeni këtë sepse mendja juaj e thotë atë, trupi dhe zemra juaj e ndjejnë atë, dhe shpirti juaj e dëshiron; me durim dhe besim, ju jeni të sigurt, për të arritur pamundësinë.

Çfarë mund të bëni me pesë minuta për të ndryshuar qenien tuaj dhe gjendjen emocionale dhe/ose mendore? Kjo është e lehtë; disa gjëra. Çdo veprim është po aq i fuqishëm sa tjetri. Këtu janë disa veprime, që kanë potencial për të rritur forcat vibracionale. Pse vendosët të filloni nesër, kur mund të filloni sot. Ajo që ju duhet të jeni të sigurt, është gatishmëria juaj që t'i kushtoni ato pesë minuta në ditë, rregullisht, si një zakon dhe si diçka që e doni, sepse e doni veten. Është koha të filloni trajtimin e vetes sikur vetëm vetja juaj ka rëndësi.

1.   Meditimi

Nëse dëshironi të zgjoheni më herët se normalisht, rezervoni pesë minuta gjatë pushimit të drekës ose ndërrimit, ose shkoni në shtrat më shpejt sesa më vonë. Në këtë mënyrë, ju mund të përfshini meditimin në orarin tuaj të përditshëm. Disa mund të pëlqejnë një meditim të drejtuar nga dikush ose nën tingujt e vazove tibetiane (Tibetian bowls); të tjerët mund të pëlqejnë të kënduarit e murgjve budistë (chanting) ose tingujt binaural (binaural beats). Çfarëdo gjëje që ju bën të ndiheni rehat, është e drejta juaj. Edhe nëse ju pëlqen heshtja ose tingujt e bardhë (white noise). Këtu nuk ka formulë sekrete.

E vetmja e fshehtë është që ju duhet ta bëni, e ta bëni vazhdimisht. Në pak javë, do të vini re se ju do ndiheni më të vëmendshëm në mëngjes, madje edhe para kafeinës. Gjatë situatave stresuese, ju do të vini re se jeni më shumë i ekuilibruar. Në përgjithësi, ju do të kënaqeni me këto momente paqësore aq shumë, sa që do të filloni t'i kërkoni më shpesh gjatë gjithë ditës, ose t'i zgjasni seancat tuaja të meditimit pak më shumë, çdo herë. Gjithë qenia juaj do t'ju jetë mirënjohëse. Dhe falënderimi është një frekuencë që ju çon në madhështi.

2.   Mantrat, lutjet dhe pohimet

Bisedat pozitive me veten janë magjike. Përdorni mantrat dhe lutjet, për të rritur energjinë pozitive përrreth dhe brenda jush. Mbani mend, ju nuk jeni vetëm dhe energjitë do të punojnë në emër tuaj nëse i lejoni ato. Duke i ndërthurur, përdorni pohimet për t'i ruajtur ato frekuenca të larta. Thuaji ose shkruaji ato, bëj atë që e ndjen se është më organike për ty.

Çfarëdo qoftë, kushdo qoftë zoti apo perëndia juaj, dorëzohuni në lavdinë e tyre. Merrni pjesë në akte të vogla mirënjohjeje gjatë këtyre pesë minutave, ose në çdo kohë, gjatë gjithë ditës. Duke qenë të vetëdijshëm për forcat pozitive rreth nesh, duke i pranuar dhe duke i falënderuar ato, kjo është mënyra e përsosur për të ndryshuar mënyrën se si e sheh jetën, veten dhe ata përreth jush.

3.   Yoga

Ju nuk duhet të shkoni në një studio apo palestër për të marrë përfitimet e yoga-s. Direkt në ambientet e shtëpisë tuaj, ju mund të bëni një set të shpejtë pesë-minutësh të yoga-s. Nëse dini mbi yoga-n, mbani një pozicion, si pemë, ose një qëndrim luftarak, ose si kobra, si trup i pajetë ose si një qen gati në rënie, ose bëni shkrythje të thellë. Nëse nuk jeni të njohur me yoga, bëni një kërkim në internet për yoga pesë-minutëshe. Sfidoni trupin tuaj dhe mendjen tuaj. Kur të kenë kaluar pesë minuta, do të keni ndjesinë e arritjes, e cila rrit qëndrimin tënd pozitiv për veten, dhe për atë që mund të bësh, në këtë jetë.

Prana (energjia kozmike - sipas filozofisë Hindu), ose nxehtësia e trupit, do të ndihmojë detoksifikimin, duke çuar në një mendje dhe trup të pastër - kështu shkoni për yoga, që vërtet e vë trupin në lëvizje. Nëse jeni i lënduar, pozicionet e buta janë më të mirët, por nëse jeni me moral të ulët, një grup më energjik mund të ndryshojë në mënyrë drastike temperaturën e trupit tuaj për të luftuar sëmundjen. Ju do të ndjeni fuqinë e trupit dhe mendjes tuaj në unison, dhe papritmas, ju do të kuptoni se trupi mban përgjigjet, shërimet dhe ilaçet që kërkoni. Ju do të ndjeni energjitë që pulsojnë në nivele më të larta, si pickime apo valë. Nëse kjo nuk është provë e mjaftueshme, që ne jemi teknologjia më e veçantë në planet, atëherë çfarë është? Plus, ju do të rrisni imunitetin dhe ndjenjën pozitive.

4.   Frymëmarrja

Tani, ju merrni frymë dhe nuk e kuptoni, apo jo? Po, sigurisht që po e bëni - frymëmarrja nuk është diçka për të cilën normalisht mendojmë; ajo thjesht ndodh. Por ne duhet të mendojmë për këtë. Ne duhet të jemi më të pranishëm me frymën tonë, duhet ta dëgjojmë, ta respektojmë, le të mbushë gjithë trupin tonë, të kuptojmë rolin që luan në jetën tonë dhe se si na lidh me botën rreth nesh. Frymëmarrja e thellë zvogëlon stresin dhe rrit aftësinë tonë për t'u përballur me botën. Imagjinoni ajrin e pastër, të ftohtë që hyjnë në trup dhe të gjitha qëndrimet dhe sjelljet negative e të dëmshme, largohen. Nëse mendoni se nuk është për moshën tuaj, s'ka problem; vetëm përqendrohuni tek frymëmarrja për pesë minuta dhe shikoni nëse mendja, trupi dhe shpirti juaj nuk ngadalësohen pak dhe ju japin kohë për të menduar dhe vlerësuar me të vërtetë. Tegoni respekt për frymëmarrjen.

Ne jemi frymëmarrje, por i kushtojmë shumë vëmendje trupit. Ne harrojmë se pa frymë, ne nuk mund të ekzistojmë. Ne jemi frymëmarrje dhe e vlerësojmë frymën vetëm nëse, për një moment, marrim përfitime. Eksperimentoni me stërvitjet e përditshme të frymëmarrjes dhe mbani mend se frymëmarrja jonë është shpirti ynë, forca jonë e jetës. Sepse, kur i lëmë trupat tanë, shenja e parë e vdekjes është mungesa e frymës.

5.   Qetësia, Heshtja

Fikni telefonin tuaj, kompjuterin tuaj, muzikën në sfond dhe ndërkohë që jeni ashtu, fikni edhe dritat. Uluni në errësirë dhe qëndroni aty. Pa bërë gjë. Ose dilni jashtë dhe uluni në natyrë, pa libër ose ndonjë paisje elektronike, vetëm me veten dhe me universin. Ne jemi konsumuar duke bërë gjëra, dhe të bësh diçka gjatë gjithë kohës është tregues se si e vlerësojmë suksesin. Në natyrën, duket sikur nuk ka ngjarje, nuk ndodhin shumë gjëra... por gjithçka ndodh.

Të qëndrosh në qetësi diku, është një art i humbur. Ne vazhdimisht lëvizim nga pika A në pikën B, nga një mendim tek tjetri, nga një faqe në tjetrën. Nuk mund të qëndrojmë, dhe kjo tregon se ne jemi njerëz modern, që jetojmë në një botë moderne. Dhe përderisa ka shumë përfitime nga të qenit njeri modern, fatkeqësisht, kemi humbur kontaktin me gjendjen tonë më të natyrshme, që të qëndrojmë diku, në qetësi. Qetësia është çelësi, dhe sa më shumë që të angazhoheni në praktikë, aq më shumë do të vëreni se organikisht ju ndjeheni më mirë për veten, në mënyra që mund të mos i keni imagjinuar ndonjëherë. Le të jetë qetësia udhëzuesi juaj, për të qetësuar “ujin” brenda.