Gjashtë frikërat kryesore
Në artikullin e javës së kaluar, ju u njohët me gjashtë armiq emocionalë në mendjen tuaj, që ju ndikojnë në cilësinë e jetës. Armiku numër 1, i renditur aty është Frika. Fakti është se shqetësimi, dyshimi dhe frika janë një "sëmundje" shumë e përhapur, jo vetëm në shoqërinë tonë. Por nga se kemi frikë? Të qenit unik, na bën të kemi frikë nga gjëra të ndryshme, dhe kjo është një nga temat më të studjuara në Psikologjinë botërore. Një ndër më të spikaturit në trajtimin e saj është edhe Napoleon Hill, me librin e tij legjendar "Mendo dhe Bëhu i pasur", një pjesë fare të shkurtër të të cilit po e sjellim sot. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Gjashtë frikërat kryesore, të identifikuara nga Napoleon Hill në librin e tij “Mendo dhe bëhu i pasur”, janë:
- Frika nga Varfëria
- Frika nga Kritikat
- Frika nga Sëmundjet
- Frika nga Humbja e dashurisë
- Frika nga Plakja
- Frika nga Vdekja
Napoleon Hill sugjeron se mund t’i kapërcejmë Gjashtë frikërat kryesore, thjesht duke mësuar dhe zbatuar me korrektësi, këto këshilla dhe mënyra.
1. Lidhur me frikën nga Varfëria - Vendosni në mënyrë të qartë e të prerë se do të grumbulloni pasuri me përgjegjësi, dhe se ju do të jeni të lumtur, së bashku me atë pasuri, që do të jeni në gjendje të grumbulloni. Më pëlqen ta mendoj këtë, si një vendim, për të ndaluar përqëndrimin e vëmendjes në atë që mund të shkojë keq, dhe të filloni të përqëndroheni në atë që mund të shkojë në drejtimin e duhur.
2. Lidhur me frikën nga Kritikat - Vendosni të mos shqetësoheni për atë që të tjerët mendojnë për ju. Në realitet, unë mendoj, thotë ai - se shumica e njerëzve janë kaq të zënë duke menduar për veten e tyre, sa ata, në shumicën e kohës, as nuk i vënë re të tjerët.
3. Lidhur me frikën nga Sëmundjet - Vendosni të mos përqëndroheni më tek sëmundjet dhe simptomat e lidhura me to. Mos e mbushni mendjen tuaj, pa pasur nevojë, me panikun që mund të vijë me përfytyrimet e sëmundjeve të vërteta ose të imagjinuara. Vendosni të përqendroheni në jetesë të shëndetshme, në vend që të fokusoheni në shmangien e çdo sëmundjeje të tmerrshme që dëgjoni.
4. Lidhur me frikën e Humbjes së dashurisë së dikujt - Vendosni të shijoni dhe vlerësoni dashurinë që merrni dhe ta ktheni përsëri si këmbim, me sa më shumë dashuri që mundeni. Gjithashtu vendosni të ruani miqësinë edhe pa dashuri, nëse situata vjen e tillë, kur duhet ta bëni atë.
5. Frika nga Pleqëria - Vendosni ta pranoni pleqërinë si një bekim... mos harroni se shumë njerëz nuk e kanë pasur privilegjin të arrijnë në këtë moshë. Gjithashtu vendosni të jeni mirënjohës për urtësinë dhe përvojën që vjen vetëm përmes moshës.
6. Frika nga Vdekja - T'i kushtosh rëndësi frikës nga vdekja, sipas mendimit tim, thotë ai, - është një çështje shumë personale dhe varet shumë nga besimi, mungesa e besimit dhe të besuarit në lidhje me jetën e përtejme. Vlerësoni bindjet tuaja mbi këtë çështje, por gjithashtu: Vendosni të pranoni dhe bëni paqe me vdekjen si një ngjarje e pashmangshme.
Cila nga Gjashtë frikërat kryesore ju frikëson më shumë? Zgjidheni sot për të eliminuar këtë frikë me mendimet, fjalët dhe veprimet tuaja.
Cila nga Gjashtë frikërat kryesore ju frikëson më pak?