Blog

Si të arrini Qëndrimin Pozitiv

Si të arrini Qëndrimin Pozitiv

Pyetje e drejtpërdrejtë: Kush janë njerëzit me të cilët do donit të shoqëroheshit? Me dikë që gjithmonë ankohet dhe fajëson të tjerët apo me dikë që arrin të shohë anët e mira, edhe kur gjërat nuk janë dhe aq mirë? Nuk është çudi që ashtu si ju, edhe të tjerët kanë dëshirë të shoqërohen me njerëz pozitivë më shumë sesa me ata negativë. Pyetja numur 2: A jeni ju një njeri me Qëndrim pozitiv? Nuk dyshoj, por sido që të jeni ka gjithmonë mundësi për më shumë, dhe këtë përpiqet ta theksojë edhe Beverly Merz, autorja e artikullit më poshtë. E jo vetëm kaq: ajo na tregon se Qëndrimi pozitiv ndikon në cilësinë dhe jetëgjatësinë e jetës tuaj. Mësoni të mendoni pozitivisht dhe mund të zgjasni jetën tuaj. Lexim të këndshëm!

* * * * *

Nga studimet mjekësore, treguesit që lidhen me vdekshmërinë, sugjerojnë se njerëzit që mendojnë pozitivisht kanë rrezik më të ulët vdekje ndaj të gjitha shkaqeve, në krahasim me të tjerët në moshën e tyre, të cilët kanë një pamje më të zymtë për jetën. Gjatë dekadës së fundit, hulumtuesit kanë identifikuar praktika të cilat mund t'ju ndihmojnë të arrini dhe të mbani një qëndrim pozitiv ndaj të ardhmes tuaj. Shumë prej tyre shpjegohen në Raportin Special të Shëndetit të Harvardit mbi Psikologjinë Pozitive. Më poshtë janë disa sugjerime:

Shijoni kënaqësinë

Ndjenja e kënaqësisë ndihmon në mbajtjen e një qëndrimi pozitiv. Përqëndrojeni vëmendjen tuaj në diçka të këndshme dhe përjetojeni atë, duke e shijuar me vetëdije eksperiencën ashtu si ajo j'u shpaloset. Shumica e njerëzve janë të prirur të përjetojnë kënaqësi në momente të veçanta, të tilla si një ditë dasme ose një ditë pushimi. Kënaqësitë e përditshme, nga ana tjetër, mund të kalojnë pa u vënë shumë re, përveçse nëse ato zhduken ose paralajmërohen. Ngadalësohuni dhe fokusohuni. Ju do të shijoni dhe gëzoheni me më shumë gjëra, qoftë një vakt apo një takim me një mik.

Praktikoni Mirënjohjen

Mirënjohja është një vlerësim falenderues për atë që merr, qoftë e prekshme apo e paprekshme. Mundohuni të mbani një ditar për mirënjohjet, në të cilin shkruani rregullisht gjërat për të cilat jeni mirënjohës. Kjo do t'ju ndihmojë t'i kaloni ditët tuaja me vlerësimin më të madh, por dhe duke mos i konsideruar ato si të mirëqena. Ndërsa shkruani, jini sa më specifik dhe përpiquni të rijetoni ndjesitë që keni ndjerë ndërsa kujtoni kuptimin e secilës gjë.

Kultivoni ndërgjegjen

Ndërgjegja në përgjithësi fitohet duke ushtruar mendjen që të përqendrojë vëmendjen në mënyrë sistematike në momentin e tanishëm, dhe duke pranuar çdo gjë që ju del përpara. Ndërsa shijimi përfshin vlerësimin e ndjesive të pëlqyeshme, ndërgjegjja përfshin hapjen e plotë ndaj përvojave të këndshme dhe të pakëndshme. Të qenit i kujdesshëm ju ndihmon të jeni plotësisht të angazhuar në aktivitete dhe të krijoni një kapacitet më të madh për t'u marrë me ngjarjet negative. Duke u përqendruar në "këtu" dhe "tani", shumë njerëz që praktikojnë vëmendjen mendojnë se ka më pak gjasa të përfshihesh në shqetësimet për të ardhmen ose keqardhjen për të kaluarën, dhe se janë më pak të shqetësuar për arritjen e suksesit dhe vetëbesimit dhe se janë më të aftë për të formuar lidhje të thella me të tjerët.

Përforconi ndjenjën e të pasurit "Qëllim"

Është normale të përjetoni ndjenjën e humbjes dhe madje edhe ankthin, nëse një marrëdhënie thyhet, fëmijët tuaj largohen nga shtëpia, ose humbisni punën, ose dilni në pension. Është e rëndësishme të përpiqeni t'a mbani jetën tuaj sa më normale dhe të përqendroheni në atë që mund të kontrolloni. Ndiqni një orar të rregullt gjumi, bëni stërvitje të mjaftueshme, hani ushqim të shëndetshëm dhe mbani kontakte me miqtë dhe familjen. Shikojeni një ndryshim të rëndësishëm të jetës, pa marrë parasysh sa i dhimbshëm mund të jetë, si një sfidë ose si një mundësi të re. Nëse jeni në mes të ndryshimit të punëve ose daljes në pension, shikoni për mundësi vullnetarizmi që do të përfitojnë nga aftësitë tuaja profesionale. Nëse nuk keni fëmijë në jetën tuaj, konsideroni të stërviteni ose të jepni mësim. Nëse keni humbur një prind ose bashkëshortin/en, mund të ndihmoni të tjerët që janë të pikëlluar. Duke vlerësuar aftësinë tuaj për të lehtësuar barrën, kjo do t'ju ndihmojë të mbani një qëndrim pozitiv.

Theksoni gjërat pozitive.

Shkëputja dhe përqëndrimi në aspektet pozitive të një situate, janë faktorët kryesorë në fitimin e elasticitetit - aftësia për t'u rikthyer nga periudha e keqe - kjo do t'ju ndihmojë të përballoni humbjet që mund t'ju ndodhin në vitet në vijim.

Së fundi, anketim pas anketimi mbi njerëzit e moshuar, rezulton se ata janë më të kënaqur me jetën e tyre, edhe pse janë në moshë të thyer, pavarësisht nga humbjet që grumbullohen me kalimin e viteve. Sipas studimeve, ka shumë gjasa që kjo të ndodhë, pasi ata tentojnë të minimizojnë negativitetin, të pranojnë kufizimet e tyre dhe të përdorin përvojën e tyre për t'i kompensuar ato, dhe të përcaktojnë qëllime ose objektiva të arsyeshme për të ardhmen. Më e mira është, që ju t’i fitoni herët këto praktika në jetë, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e një qëndrimi pozitiv. Sa më i madh ndikimi i mundshëm i tyre në cilësinë e jetës tuaj, ndoshta më e madhe edhe gjatësia e jetës suaj.