Blog

6 Mënyra për të motivuar punonjësit të bëhen një Ekip fitues

6 Mënyra për të motivuar punonjësit të bëhen një Ekip fitues

Javën e shkuar patëm kënaqësinë të kalojmë një ditë trajnimi me një ekip shumë të këndshëm, duke trajtuar Motivimin, ku motivimi i punonjësve dhe ekipeve ishte një pjesë të rëndësishme të diskutimeve. Të nxitur nga kjo, po ju sjellim sot një artikull nga Jordan Fliegel, i cili bën një krahasim të këndshëm të motivimit në sport me atë në kompani, duke na ofruar gjithashtu edhe disa mënyra për të rritur motivimin e punonjësve apo ekipeve. Nëse jeni pronar biznesi apo drejtues ekipi, ju ftojmë t’i aplikoni këto mënyra, sipas kushteve tuaja, dhe shpresojmë se rezultatet do të jenë vërtet mbreslënëse. Lexim të këndshëm!

* * * * *

Në sport, ne shpesh flasim për sportistët që "kush e do atë" më shumë se të tjerët. Këta janë lojtarët që vijnë herët në stërvitje, të cilët shfrytëzojnë çdo gram të fundit energjie në kërkim të performancës së tyre më të mirë. Ata lojtarë, për të cilët humbja është e dhimbshme përbrenda, ata që nuk i ndal asgjë për të qenë të suksesshëm. Detyra e një trajneri është ta frymëzojë dhe kanalizojë këtë motivim dhe ta përdorë atë për të maksimizuar punën e ekipit.

Motivimi vjen nga dy drejtime - i brendshëm, i cili vjen nga vetvetja, dhe i jashtëm, i cili vjen nga forcat e jashtme. Si drejtues, është e lehtë të mbështetesh në stimuj, dënime apo motivime të tjera të jashtme - "Nëse bëni këtë, ju do të merrni atë" - por këto lloje stimujsh deri këtu shkojnë. Trainerët më të mirë në sport dhe drejtuesit më të mirë në kompani e kuptojnë se për të ndërtuar një kulturë fituese të vërtetë, ju duhet të krijoni motivim të brendshëm. Të frymëzoni ata që drejtoni, për të bërë punë të mirë, nga dashuria për punën, dhe jo për shkak se ata do të marrin një trofe, në fund të lojës apo një lavdërim në kompani.

Por si mund ta injektoni këtë pasion? Më poshtë janë gjashtë mënyra, që i kam mësuar nga trajnerët, për të nxitur motivimin e brendshëm në punën tuaj.

1. Lidheni individin me suksesin e ekipit.

Motivimi rritet kur atletët e dinë se veprimet e tyre mund të bëjnë dallimin midis fitores të apo humbjes në një ekip. Në fushë, kjo mund të duket fare qartë, për shembull - nxitimi për një top të pa gjuajtur mirë, mund të bëjë ndryshimin midis një humbje apo një goli. Në punë, lidhja midis punës së përditshme të një punonjësi dhe suksesit të biznesit, mund të jetë pak e dukshme, por punonjësit duhet të kuptojnë rëndësinë e kontributit të tyre në suksesin e departamentit të tyre dhe të kompanisë në tërësi.

2. Shikoni për “fitore të vogla”.

Një sekret i sportistëve të suksesshëm është aftësia e tyre për të ndarë objektivat në pjesë të vogla. Në vend që të përqëndrohen në ëndrrën e tyre për thyerjen e një rekordi, ata përqendrohen në hapat e vegjël që do t'i ndihmojnë ata të arrijnë atje - duke rritur kilometrazhin e tyre, duke ngritur më shumë në dhomën e peshës, madje duke bërë edhe gjëra të vogla - si pirja e ujit çdo ditë.

Ka arsye të rëndësishme për këtë: psikologu Karl Weick thotë se objektivat mund të jenë kundërproduktive ndaj motivimit. Njerëzit shpesh dekurajohen kur ballafaqohen me një sfidë të madhe dhe të frikshme. Këshilla e Weick: Riformuloni objektivat, në sfida më të vogla e me rezultate të dukshme, që ai i quan "fitore të vogla". Fitoret e vogla e lejojnë ekipin tuaj të përqëndrohet në përparimin e qëndrueshëm dhe i motivon ata për të vazhduar punën drejt qëllimit më të madh.

3. Praktika ju përsos.

Kur sportistët vërejnë se aftësitë e tyre përmirësohen, motivimi i tyre i brendshëm rritet dhe ata punojnë më shumë. Jepuni ekipeve tuaj mundësinë për të ushtruar dhe rritur aftësitë e tyre, qoftë përmes trajnimit të brendshëm ose burimeve të jashtme. Sot ekzistojnë kaq shumë mundësi të shkëlqyera për zhvillim profesional, për ndërtimin e aftësive të cilat mund të shfrytëzohen. Nese i bëni ato të disponueshme për ekipin tuaj ju do të rrisni performancën dhe qëndrimin e tyre për punën e tyre.

4. Ndërtoni marrëdhënie.

Sportistët që kujdesen për trajnerët dhe shokët e ekipit të tyre, investohen si në suksesin e ekipit ashtu edhe në suksesin e tyre. Menaxherët e mëdhenj krijojnë lidhje që përhapen mes anëtarëve të ekipit. Kjo nuk do të thotë vetëm të lidheni në Facebook me eprorët, ose të dilni me ta për një darkë. Kjo do të thotë të bëni përpjekje të përbashkëta për t'i kuptuar ata, pikat e forta, pikat e dobëta, pasionet dhe frikën e tyre.

5. Lavdëroni përpjekjet, jo rezultatin.

Njihni kontributet e punonjësve tuaj, qofshin ato të mëdha apo të vogla, me përforcime pozitive. Por mbani mend, se është më mirë të shpërbleni përpjekjet, se sa personin. Lëvdata shumë të përgjithësuara si "Ti je i mrekullueshëm" dhe "Ti je yll!", mund të ulin motivimin. Studiuesit e Universitetit të Çikagos zbuluan se fëmijët që vlerësohen për performancën e tyre, për shembull: "Punove shumë mirë sot" - në vend të lavdërimit abstrakt personal si "Ti je i zgjuar", kanë më shumë gjasa të ndërmarrin detyra sfiduese në të ardhmen. Vartësit tuaj nuk janë të vegjël, por ideja është e njëjtë: përforcimi i përpjekjeve të punës e ndihmon një punonjës të kuptojë se çfarë e bëri atë të suksesshëm.

6. Zbavituni.

Ekipet më të motivuara janë gjithashtu më të lumtura. Por cila vjen së pari: motivimi apo kënaqësia? Eksperti ekonomik Andrew J. Oswald studioi ndikimin e lumturisë në produktivitet dhe zbuloi se, një mendim pozitiv mund të përmirësojë performancën. Motivimi i brendshëm është thelbësor për ekipet me performancë të lartë. Ata drejtues që kuptojnë dallimin midis motivuesve të brendshëm dhe të jashtëm dhe dinë t'i shfrytëzojnë ato, do të kenë përparësi në konkurrencën e tyre, në fushë ose në treg.