Blog

5 Gjëra, që bëjnë njerëzit e zgjuar

5 Gjëra, që bëjnë njerëzit e zgjuar

Mësimi i vazhdueshëm është kërkesa minimale për të qenë të suksesshëm në fushën tuaj. Informacioni dhe njohuritë shtohen çdo ditë, e po kështu duhet të rriten edhe njohuritë tuaja. Ndërkohë që nuk keni kundërshtim për të mësuarin e vazhdueshëm, me ndihmën e autorit Kevin Daum, po e përqëndrojmë vëmendjen në mënyrën e të mësuarit. Cila është mënyra juaj e të mësuarit? A po punoni për të ndërtuar mënyrën tuaj?. Këtu janë pesë mënyra të provuara, që do të funksionojnë edhe për ju. Duhet vetëm t'i ushtroni dhe zotëroni ato. Lexim të këndshëm!

* * * * *

Shumica e njerëzve nuk mendojnë shumë për mënyrën se si mësojnë. Në përgjithësi supozohet që të mësuarit vjen në mënyrë të natyrshme. Ju dëgjoni dikë që flet gjatë një bisede ose në leksion dhe thjesht thithni atë që ai po thotë, apo jo? Por në të vertetë nuk është kështu. Në fakt, gjithnjë e sa më shumë kohë kalon, po bindem se të mësuarit e vërtetë kërkon më shumë punë. Sa më shumë e mbush trurin tim me fakte, shifra dhe përvojë, aq më pak hapësirë kam, për ide dhe mendime të reja. Plus, tani kam edhe shumë opinione që mund të hedhin poshtë shumë ide që i kam besuar deri tani. Ashtu si shumë të tjerë edhe unë e konsideroj veten një "nxënës" gjatë gjithë jetës, por gjithnjë e më shumë duhet të punoj për të qenë i hapur.

Por nevoja për të mësuar nuk përfundon kurrë, kështu që dëshira juaj për ta bërë këtë duhet të jetë gjithmonë më e madhe se dëshira juaj për të qenë i drejtë. Bota po ndryshon dhe ide të reja shfaqen çdo ditë, dhe, përfshirja e tyre në jetën tuaj do t'ju mbajë të angazhuar dhe të dobishëm. Më poshtë do të gjeni disa mënyra që unë i përdor për të qëndruar i hapur dhe i ndikueshëm. Ato do të funksionojnë edhe për ju. Pa marrë parasysh çfarë moshe do të keni.

1. Qetësojeni zërin tuaj të brendshëm

Ju e keni parasysh për cfarë e kam fjalën. Është ai zëri në mëndjen tuaj, që sjell një sërë komentesh kur dëgjoni dikë. Është ai zëri që zgjon opinionin tuaj në lidhje me informacionin që ofrohet. Është shumë e lehtë t'i kushtohet më shumë vëmendje këtij zëri të brendshëm se sa atij që flet në atë moment. Ky zë shpesh ju pengon të dëgjoni në mënyrë të hapur informacionet e mira dhe shpesh mund t'ju bëjë të ndërprisni dëgjimin, përpara se të arrini në fund të asaj që po thuhet. Fokusoni më pak tek ajo që truri juaj po ju thotë dhe më shumë tek folësi. Ju mund të habiteni nga ajo që do dëgjoni.

2. Argumentoni me veten

Nëse nuk mund ta qetësoni zërin e brendshëm, atëherë mund ta përdorni atë në avantazhin tuaj. Çdo herë që dëgjoni veten duke kundërshtuar folësin, ndaloni dhe shikojeni problemin në një këndvështrim tjetër. Sugjerojini trurit tuaj të gjitha arsyet pse folësi mund të jetë i saktë dhe ju mund të gaboni. Në rastin më të mirë do të mund të jeni më të hapur, për informacionin që ofrohet. Në rastin më të keq, të paktën do ta përforconi argumentin tuaj.

3. Veproni si të jeni kurioz

Disa njerëz janë prej natyre kuriozë dhe disa të tjerë nuk janë. Pa marrë parasysh se në cilën kategori bëni pjesë, ju mund të përfitoni nga sjellja si një person kurioz. Herën tjetër që do dëgjoni informacionin, nxirrni dhe shkruani tre deri pesë pyetje lidhur me temën. Nëse jeni në një leksion, bëni kërkime në internet për përgjigjet. Nëse jeni në një bisedë ju mund ta pyesni personin tjetër. Sido që të jetë, ju do keni mundësi të mësoni më shumë, dhe procesi i të menduarit të pyetjeve do t'ju ndihmojë në zbërthimin e koncepteve në trurin tuaj. Për sa kohë që keni mundësi, ju mund e duhet të përfitoni nga të qënit kureshtar.

4. Gjeni thelbin e së vërtetës

Asnjë koncept apo teori nuk lind ashtu kot, në ajër. Diku në fazën fillestare të përpunimit të konceptit, ka gjëra që tingëllojnë komplet si budallallëqe dhe ka aspekte që bazohet në fakte. Edhe nëse nuk jeni dakort me idenë, duhet të paktën të identifikoni ato pak të vërteta, prej nga ka lindur kjo ide. Merrni rolin e një detektivi dhe të ndërtoni ekstrapolimin tuaj. Ju do të rrisni aftësitë tuaja të deduksionit dhe madje, mund ta përmirësoni konceptin, përtej idesë origjinale të folësit.

5. Përqëndrohuni tek Mesazhi e jo tek ai që e thotë atë

Shpesh njerëzit heqin dorë nga të mësuarit, për shkak të personit që e jep informacionin. Nëse është një lektor i mërzitshëm, dikush i parëndësishëm, ose një anëtar i partisë së kundërt politike, fokusimi tek ai që e përcjell mesazhin mund të ndikojë në të mësuarin tuaj. Edhe miqtë mund ta prishin procesin e të mësuarit, pasi duke ditur shumë histori të tyre, dhe duke i njohur ata, nuk mund t'i konsideroni si një autoritet mbi një temë të caktuar. Ndani informacionin nga ai që e ofron atë. Bëni sikur nuk e njihni personin ose besimet e tyre, dhe kështu mund ta dëgjoni informacionin pa u ndikuar. Sa për personin e mërzitshëm, përqendrohuni në tipin dy, tre ose katër sikur të ishte një lojë, duke krijuar kështu argëtimin tuaj.