Blog

10 Sfidat më të mëdha të bizneseve sot (dhe që kanë nevojë për konsulencë)

10 Sfidat më të mëdha të bizneseve sot (dhe që kanë nevojë për konsulencë)

Duke ofruar shërbimet e këshillimit, shpesh në takime me drejtues të kompanive hasim në dilemën e tyre, nëse e kanë të nevojshëm bashkëpunimin dhe shërbimin e një konsulenti apo kompanie konsulence. Kjo, pasi shpesh, angazhimi i një konsulenti apo kompanie konsulence duket si një investim i nxituar, jo në kohën e duhur ose i panevojshëm për biznesin. Është e dukshme se vendimmarrja është e vështirë, e pikërisht për këtë po ju vijmë në ndihmë me artikullin e Bernard Marr, i cili trajton me kujdes 10 sfidat kryesore që has biznesi sot, dhe për të cilat, marrja e shërbimeve të këshillimit është mënyra më efektive e trajtimit dhe zgjidhjes së tyre. A po mendoni tani nëse ka kompania juaj nevojë për këshillim? Në cilat fusha? A janë të trajtuara në artikull, apo shqetësimi juaj është diku tjetër? Ju lutemi, dërgoni mendimin tuaj në kontaktet tona. Faleminderit e Lexim të këndshëm! 

* * * * *

Sot po jetojmë në kohën e ndryshimeve të shpejta, sidomos për bizneset. Konsideroni se vetëm brenda një gjenerate, bizneset kanë pasur nevojë të përshtaten me kanale marketingu, krejtësisht të reja, si faqet web dhe rrjetet sociale, të vendosin se si të investojnë dhe të përdorin teknologjitë e reja dhe të konkurrojnë në një skenë globale - gjëra këto, që mezi përfytyroheshin prej gjeneratave të prindërve dhe gjyshërve tanë.

Efekti anësor i këtyre ndryshimeve dhe rritjes së shpejtë është se asnjë drejtues ose punonjës i vetëm - për këto çështje, nuk mund të jetë ekspert në çdo gjë. Ndoshta kështu ka qënë gjithmonë, por kurrë nuk ka qenë më e dukshme se sa tani.

Sipas mendimit tim, kjo është arsyeja se pse, disa nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohen bizneset sot, përmbushen dhe adresohen më së miri, prej konsulentëve të kualifikuar. Prania e një konsulenti i ndihmon drejtuesit që të zgjerojnë ekspertizën dhe aftësitë që ata kanë nevojë, për të trajtuar probleme të veçanta në kohë të caktuara dhe që mund të ofrojnë rezultatet më të mira të mundshme.

Disa prej sfidave që ne shohim, me të cilat përballen më së shumti bizneset, dhe që mund të adresohen më mirë, me ndihmën e një konsulenti, janë:

Pasiguria për të ardhmen

Të jesh në gjendje të parashikosh prirjet e klientëve, tendencat e tregut etj., është jetike për një klimë ekonomike në ndryshim, por jo çdo drejtues ka fuqi parashikuese si Warren Buffett. Marrja e një konsulenti të trajnuar, për të lexuar dhe parashikuar këto tendenca të rëndësishme, mund të jetë dallimi midis një të ardhme të shkëlqyer dhe asaj të errët.

Menaxhimi financiar

Shumë drejtues të njohur janë njerëz me ide. Kjo do të thotë se ata janë të shkëlqyer për ide të mëdha dhe inovative, por jo aq të mirë (ose nuk i kushtojnë vëmendje) gjërave si fluksi monetar, marzhi i fitimit, ulja e kostove, financimi etj. Bizneset e vogla dhe të mesme nuk mund të kërkojnë një drejtues finance me orar të plotë, por do të jetë më mirë të punësojnë një konsulent financiar, i cili mund të futet në rolin e financierit, sipas nevojës.

Monitorimi i performancës

Në bizneset e sotme, çelësi i suksesit është përdorimi i një grup treguesish kuptimplotë të performancës, tregues të cilët, i ofrojnë biznesin njohuri mbi atë se sa mirë po funksionon ai. Shumica e njerëzve të biznesit, nuk janë ekspertë që të dinë se si të zhvillojnë TKP (Tregues Kryesorë të Performancës), si t'i shmangin grackat kryesore dhe si t'i komunikojnë më mirë shifrat e tyre, në mënyrë që të informojnë vendimmarrësit. Në shumicën e rasteve, kompanitë mbështeten në treguesit më të thjeshtë financiarë, të cilat thjesht bllokojnë kanalet e raportimit në kompani.

Rregulloret dhe përputhshmëria e tyre

Ndërsa tregjet dhe teknologjitë ndryshojnë, kështu bëjnë edhe rregullat dhe rregulloret. Në varësi të industrisë tuaj, mund të ketë shumë më tepër kuptim, që të merrni një konsulent për t'ju ndihmuar në këto fusha, në vend që të përpiqeni ju vetë, të kuptoni kompleksitetin e problemeve - dhe të rrezikoni gjoba ose edhe më keq se aq.

Kompetencat dhe rekrutimi i talenteve të duhur

Përsëri, një biznes i vogël apo i mesëm nuk mund të ketë nevojë për një departament të Burimeve Njerëzore me kohë të plotë ose staf rekrutimi, por gjatë periudhave me rritje të lartë, gjetja e njerëzve të duhur dhe zhvillimi i aftësive dhe kompetencave të duhura është çelësi për një të ardhme të qëndrueshme. Të punuarit me një konsulent, i cili ka ekspertizën e duhur, për të gjetur saktësisht punëtorët që ju nevojiten do të ishte një investim i zgjuar.

Teknologjia

Teksa teknologjitë ndryshojnë praktikisht me shpejtësinë e dritës, është jetësore që kompanitë të rinovojnë,ose përndryshe do të ngelen pas - por shumë drejtues e kanë filluar karrierën dhe biznesin e tyre përpara se shumë prej këtyre teknologjive të ekzistonin! Konsulentët mund të jenë thelbësorë për integrimin e teknologjive të reja, në veçanti atyre të lëvizshme, zhvillimin e aplikacioneve dhe asaj në internet.

Menaxhimi i të dhënave

Brezit të gjyshërve sigurisht nuk i duhej të merrej me terrabajts të dhëna ose të shqetësoheshin se çfarë të bënin me të. 90% e të dhënave të botës u krijuan në vitet e fundit, dhe menaxhimi, mbajtja e sigurt dhe nxjerrja e njohurive nga sasitë gjithnjë në rritje të të dhënave që prodhon kompania juaj, duhet të jetë në duart e një profesionisti të kualifikuar, i cili mund t'ju ndihmojë të merrni më shumë në kthim nga këto të dhëna.

Shërbimi ndaj klientit

Në një botë kënaqësie të menjëhershme, klientët presin shërbimin të menjëhershëm - dhe mund të futen në internet për të ndarë pakënaqësinë e tyre, për shërbimin e dobët, po aq shpejt. Konsulentët mund të gjejnë mënyra për të përmirësuar shërbimin ndaj klientit dhe për ta sjellë atë në shekullin e 21-të.

Mirmbajtja e reputacionit

Në mënyrë të ngjashme, për shkak se klientët mund të shprehin çfarëdo pakënaqësi, aq më shumë publikisht dhe me zë të lartë sa kurrë më parë, bizneset duhet të monitorojnë dhe të mbajnë lart, reputacionin e tyre në internet. Dhe përderisa kjo është një detyrë e rëndësishme, është më e përshtatshme që një palë e tretë të mund ta monitorojë dhe të ndërmjetësojë, duke mbajtur një distancë të caktuar.

Të dini kur të përqafoni ndryshimin

Përshtatës i hershëm apo lojtar i vonuar? Konsulentët mund të ndihmojnë drejtuesit të përcaktojnë kur të përqafojnë ndryshimet dhe kur të qëndrojnë në kursin e tyre. Jo gjithçka e re është e mirë, por heqja dorë nga çdo ndryshim rrezikon t'ju bëjë të vjetërsuar. Një opinion profesional i jashtëm mund të bëjë diferencën në këto vendime.

Ne po jetojmë në një epokë ndryshimi të vazhdueshëm dhe për të ardhmen e afërt: ndryshimi është e reja më normale. Përgatitja dhe përqafimi i këtij ndryshimi, duke investuar në këshillat e duhura, është mënyra më e mirë për t'i përmbushur këto sfida.