Blog

Si të ndikoni tek njerëzit

Si të ndikoni tek njerëzit

Nëse keni pasur rastin të shikoni postimet e ProspecTime Consulting në facebook, gjatë javës së kaluar, do të mund të bëni menjëherë lidhjen e temës së postimeve aty, me këtë artikull. Ne do vazhdojmë në facebook ta sjellim në vëmendjen tuaj temën #Influence #Ndikim edhe gjatë kësaj jave, ashtu si edhe tre pjesët e këtij artikulli në publikimet tona javore. Ne do të jemi shumë të kënaqur, nëse këshillat aty, do ju ndihmojnë të përmirësoni artin delikat të ndikimit të njerëzve.

Në Tetor 1936, Dale Carnegie publikoi librin e tij “Si të bësh miq dhe të ndikosh njerëzit”, një nga librat më të vlerësuar e më të rekomanduar, në fushën e zhvillimit personal ( i shitur në mbi 30 milion kopje), i cili vazhdon të ketë sukses edhe sot. Ju lutemi, pranoni rekomandimin tonë dhe lexojeni këtë libër, pas leximit të tre pjesëve të këtij artikulli. Faleminderit!

* * * * *

Aftësia për të ndikuar tek njerëzit është një aftësi thelbësore dhe shumë e rëndësishme në botën reale. Ajo bën të mundur që ju të ndihmoni njerëzit që të bëhen më të mirë, ose t'i inkurajoni ata që t’i shohin gjërat nga këndvështrimi juaj. Në këtë pjesë të parë do të trajtojmë ndikimin nëpërmjet ndërtimit të marrëdhënieve.

Ndërtimi i marrëdhënieve

1.   Jini të veçantë. Nëse keni një personalitet miqësor dhe të hapur, do të ecni përpara, kur vjen puna për të pasur ndikim tek njerëzit rreth jush. Njerëzit, ju përgjigjen njerëzve që janë të rehatshëm, dhe janë më të prirur që të ndjekin drejtimin e tyre. Por mos i trajtoni ata sikur janë më poshtë se ju. Trajtojini të gjithë si miq, jo si vëllai apo motra jote më të vogël. Njerëzve nuk u pëlqen kur juve ju hyn vetja në qejf.

  • Buzëqeshni. Njerëzit tërhiqen nga një buzëqeshje miqësore. Kjo ju bën të dukeni të afrueshëm dhe të besueshëm.
  • Bëni pyetje. Përfshini dhe angazhoni njerëzit e tjerë në biseda. Tregoni interes për ta, dhe ata do të bëhen më të hapur dhe më të përgjegjshëm. Një mënyrë tjetër, për të nisur një bisedë është thjesht të kërkoni një laps, ose t’i ndihmoni ata në diçka, për të cilën po mundohen ta kryejnë, por kanë vështirësi.
  • Planifikoni aktivitete. Merrni inisiativën dhe organizoni një udhëtim në grup, për shembull, ecje apo koncert. Kjo do t'ju ndihmojë të bëni miq dhe t'i tregoni se i pëlqeni dhe po i përfshini edhe ata.

2.   Tregoni interes për të tjerët. Për të bërë një përshtypje të mirë, duhet të tregoni një interes për personin me të cilin jeni duke folur. Dëgjoni atë që ata po thonë. Një dëgjues i mirë mëson shumë për njerëzit.

  • Bëni pyetje stimuluese lidhur me interesat dhe opinionet e personit tjetër.
  • Përgjigjuni pyetjeve të tyre me ndjesi të përshtatshme rreth temës. Për shembull, nëse është një bisedë shqetësuese rreth një sëmundje, mos tregoni një shaka. Përgjigjja e saktë do të krijojë një ndjenjë besimi, dhe do të krijojë afrimitet mes jush.

3.   Drejtojuni njerëzve sipas emrit. Ka më shumë gjasa që njerëzit të përgjigjen, kur dëgjojnë emrin e tyre, sepse përdorimi i emrit e bën mesazhin tuaj më personal ndaj tyre.

  • Kur kujtoheni të përdorni emrin e dikujt, ju do të dukeni si një person interesant, i cili i kushton vëmendje të hollësishme, detajeve. Është njëlloj sikur t'ju kujtohet ditëlindja e tyre, kështu që kushtojini vëmendje asaj që ata kanë për të thënë, për veten e tyre.

4.   Jini pjesëmarrës aktiv në diskutime. Ndërtimi i një marrëdhënie me dikë, është një rrugë me dy drejtime. Ka të bëjë me gatishmërinë dhe besimin. Ju nuk duhet të përdorni bisedën si një mjet për të imponuar idetë dhe opinionet tuaja te të tjerët, pa lënë askënd tjetër ta marrë fjalën. Po kështu, nuk duhet të dilni nga një bisedë pa e përfunduar atë, pasi askush nuk dëshiron të ndihet sikur po flet me vetveten.

5.   Flisni për interesat e të tjerëve. Inkurajimi i dikujt, për të folur për gjërat pas të cilave ata janë të apasionuar, është një mënyrë tjetër e mirë për të treguar interes për të tjerët. Është gjithashtu një nga mënyrat më të mira për të njohur dikë, një komponent thelbësor në ndërtimin e një marrëdhënie. Edhe personi më i ndrojtur do të hapet, nëse i bëni ata të flasin për një temë që ata e pëlqejnë.

  • Nëse zbuloni që dikujt i pëlqen të lexojë, pyetini ata për librin më të mirë që e kanë lexuar kohët e fundit, ose kërkojuni atyre t'ju rekomandojnç diçka.
  • Nëse ata janë të interesuar për diçka, si për shembull, turet me biçikleta, pyetini se si e nisën në fillim, dhe diskutoni nëse ata do të ishin të gatshëm t'ju merrnin ndonjëherë me vete.
  • Mundohuni të mos e mbizotëroni personin tjetër, duke folur shumë për interesat tuaja. Mbani parasysh, qëllimi është që t'i bëni ata të ndjehen interesantë. Sigurisht, nëse ata janë vërtet të interesuar të dëgjojnë për përvojat tuaja të kohëve të fundit, mos u rezervoni të flisni për këtë!  

6.   Respektoni opinionet e të tjerëve. Është e rëndësishme që gjithmonë të respektoni opinionet e të tjerëve, madje edhe gjatë mosmarrëveshjeve. Nuk duhet patjetër të jeni dakord me personin tjetër, por duhet t'i lejoni ata të shprehin mendimet dhe besimet e tyre, pa i kundërshtuar ose mohuar ato. Marrëdhëniet ndërtohen mbi besimin dhe respektin reciprok, prandaj është e rëndësishme t’i njihni dhe pranoni dallimet tuaja.

  • Nëse vërtet nuk jeni dakord me dikë, pranoni se edhe pse nuk jeni dakord, ajo që po dëgjoni nuk është e paarsyeshme. "Po, e kuptoj këndvështrimin tuaj, megjithatë... "
  • Përdorni gjerësisht metaforën e këndvështrimit. "Po, por nëse e sheh atë nga një këndvështrim tjetër..."
  • Asnjëherë mos i thoni dikujt se mendimet e tyre janë të çmendura, idiote ose pa vlerë.

7.   Siguroni vendin tuaj brenda një rrethi shoqëror. Pozicionohuni brenda një rrethi shoqëror, duke u bërë mik ose i njohur i respektuar, me sa më shumë njerëz që është e mundur, brenda atij rrethi. Kjo do t'a rrisë ndikimin dhe fuqinë tuaj mbi atë rreth, në tërësi.

  • Mos rrini si të ngrirë dhe të dukeni të mërzitur nëse miku apo mikja juaj, ju prezanton me një grup të ri njerëzish. Shfrytëzojeni këtë mundësi. Ndërveproni me ta dhe përpiquni t'i njihni, asnjëherë nuk i dihet se kë mund të takoni!
  • Bisedoni me njerëz brenda rrethit, me të cilin normalisht ju nuk do të shoqëroheshit. Mundohuni të bëheni miq me ta për hir të tyre, jo vetëm sepse ju i njihni ata prej dikujt tjetër.
  • Organizoni ndonjë lloj feste ose aktiviteti në grup, dhe ftoni sa më shumë miq, dhe të njohur.

Javën e ardhshme do keni mundësi të lexoni pjesën e dytë.