Blog

7 Mënyra sjellje që do t'ju ndihmojnë të realizoni më shumë shitje.

7 Mënyra sjellje që do t'ju ndihmojnë të realizoni më shumë shitje.

Nëse flisni me punonjësit e shitjes, ashtu si ne kemi pasur mundësinë e shumë takimeve dhe intervistave me shitësa nga sektorë të ndryshëm, shumë prej tyre do të "ankohen" se "shitjet janë të vështira". Në pjesën më të madhe ata tregojnë arsye nga më të ndryshmet, ku argumentojnë se ballafaqimi me klientët është një "betejë" e humbur. Por në krahun tjetër, besoj jemi dakort se, në çdo kompani ka profesionistë të shitjeve që dallojnë nga të tjerët, dhe janë të suksesshëm. Si arrijnë ata të jenë kaq të suksesshëm, ndërsa të tjerët "vuajnë" arritjen e objektivave? Është e vërtetë se trajnimi dhe aftësitë, apo edhe një produkt me reputacion mund të përcaktojnë nëse një individ është ose jo i suksesshëm në shitje. Por, një element i rëndësishëm, është edhe zhvillimin i sjelljeve që mundësojnë situata më të përshtatshme shitje. Kjo është dhe tema e këtij artikulli, me autore Amy O’Connor, ku do të gjeni disa mënyra të nevojshme sjellje, zbatimi i të cilave do të ndikojë pozitivisht në rezultatin tuaj. Lexim të këndshëm.

* * * * *

Çfarë duam ne? Më shumë shitje! Kur i duam ato? Tani!

Natyrisht, të gjithë duam më shumë shitje. Por shpesh bëhemi kaq të fiksuar për të kapur rezultatet e dëshiruara saqë harrojmë të përqendrohemi në sjelljet që do të na ndihmojmë të arrijmë atje. Përqendrohuni në sjelljet e duhura dhe rezultatet e dëshiruara do të vijnë natyrshëm.

Këtu janë shtatë sjelljet më të mira, me të cilat do të fitoni shitjet shtesë që dëshironi!

1. Shpenzoni kohën e duhur në aktivitetet e duhura.

Pyetja e parë, cilat janë aktivitetet e duhura? E thjeshtë. Aktivitetet e duhura për njerëzit e shitjeve janë ato aktivitete që çojnë në shitje më të larta. Çdo aktivitet që nuk të drejton apo të krijojë mundësinë për shitje më të larta duhet të delegohet ose të mos kryhet fare.

Një aktivitet i vlefshëm është të analizosh një javë të plotë dhe të tregosh se si e kaloni kohën tuaj. Shikoni se ku po e shpenzoni kohën tuaj në mënyrë efektive dhe ku po e harxhoni kot atë. Bëni rregullimet në mënyrë të përshtatshme.

2. Menaxhoni klientët më të rëndësishëm në mënyrë më të përshtatshme.

A keni një mjet ose sistem të menaxhimit të marrëdhënieve me klientët? Nëse jo, duhet të merrni një të tillë. Ju duhet t'i mbani klientët tuaj në një sistem të organizuar dhe që mund t'i besoni.

Tjetra, sigurohuni që të organizoni klientët tuaj tuaj sipas urgjencës. Ato që janë më urgjente duhet të kenë një veprim të përditshëm të lidhur me ta - një telefonatë, mesazh, e-mail, etj. Ato të grupit të dytë (pak më urgjent) duhet të "preken" 2-3 herë në javë dhe për gjithë të tjerët duhet të planifikohet më pak kohë dhe energji.

Organizimi i klientëve tuaj, sipas urgjencës, ju mban të fokusuar dhe ju ndihmon të shmangni ngecjen në vend ose të jeni të mbingarkuar.

3. Qartësoni vlerën për blerësit tuaj

Ndërmjet shumë mundësive të tjera për të zgjedhur, pse duhet që një blerës të blejë produktin tuaj nga ju? Është puna juaj në shitje, që t'i tregoni blerësit se pse jeni ndryshe nga konkurrentët tuaj dhe pse këto dallime kanë rëndësi për ta.

4. Zbuloni më thellë.

Sa mirë i njihni blerësit tuaj? A e njihni misionin e tyre të vërtetë? Çfarë mendojnë ata rreth blerjes? Çfarë nuk funksionon me atë produkt, që ata e kanë tani? Çfarë është ajo që ata me të vërtetë dëshirojnë?

Sa më shumë të dini, aq më lehtë bëhet mbyllja e shitjes.

5. Përdorni pyetjet përmbyllëse.

Dëshironi të realizoni më shumë shitje? Ndoshta duhet të bëni më shumë pyetje përmbyllëse. Lejoni që blerësi të marrë vendime të vogla gjatë gjithë procesit të shitjes, në mënyrë që mbyllja përfundimtare të ndjehet si përfundim i natyrshëm dhe llogjik.

6. Ndjekja

Blerësit, jo gjithmonë, vendosin për të bërë një blerje, që në vizitën tuaj të parë. Ata kanë nevojë, dhe duan një punonjës shitje, i cili i ndjek ata në vazhdimësi dhe i shoqëron për t'i ndihmuar në rrugën e tyre, përmes procesit. Riaktivizoni shpejt marrëdhëniet me blerësit tuaj dhe tregojuni përsëri se si ajo që ju po shisni do të përmirësojë jetën e tyre.

7. Kërkoni për shitje, çdo herë.

Po, mirë, sigurisht ... Dhe pastaj, pyeteni veten sinqerisht, nëse jeni duke e bërë këtë.

Punonjësit më të mirë, vazhdimisht e vazhdimisht, i vlerësojnë teknikat dhe sjelljet e tyre. Çfarë ka funksionuar më parë për ju, nuk do të funksionojë përgjithmonë. Ku mund të përmirësoheni? Cilat janë sjelljet që duhet të ndryshoni e përmirësoni për të mbyllur më shumë shitje? Sjellje më të mira. Rezultate më të mira.