4 Mënyra për të rritur entuziazmin në punë
Jemi të bindur se ndajmë të njëjtin mendim rreth asaj se entuziazmi në vendin e punës është shumë i rëndësishëm për ju dhe kompaninë tuaj. Është fakt i pranuar gjerësisht që një staf i kënaqur, rrit kënaqësinë e klientit, më shumë se çdo faktor tjetër. Stafi entuziast është vërtet shumë më i përkushtuar dhe më i kënaqur, se sa një staf që punon vetëm për të marrë pagën e radhës. Në këtë artikull me autore Trish McFarlane, po ju sjellim disa mënyra, se si ju mund të rrisni entuziazmin dhe të përfitoni prej tij, si një prej faktorëve më të rëndësishëm në rritjen e kënaqësisë së klientëve të kompanisë suaj. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Angazhimi është një fjalë e veçantë.
Tek BNj, ne e përdorim shpesh atë, por i dëgjoj punonjësit që thonë se, në të vërtetë nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë. Është një nga ato fjalë ose fraza të paqarta si psh: "shpërblimi total" ose "menaxhimi lart", që i bëjnë punonjësit të mendojnë se BNj po përpiqen të nxjerrin njërin mbi ta. Kur dëgjoj përgjigje të tilla, përpiqem t’a shpjegoj “fjalë për fjalë” atë, që punonjësit t’a kenë idenë në kuptimin më të mirë. Për angazhim, përdor shpesh përkufizimin "entuziazmi për punën".
Përkufizimi i entuziazmit përmend të paturit e "një interesi të gjallë" në diçka. Kur i shoh fëmijët e mi, ata janë ende të vegjël, sa të tregojnë entuziazëm në pothuajse çdo detyrë. Pavarësisht nëse po mësojnë një lëndë të re në shkollë, ose po përpiqen të mësojnë një sport të ri, por edhe kur u kërkoj që të më ndihmojnë në shtëpi me ndonjë punë, zakonisht marr një reagim shumë entuziast. Ky element u mungon shumë njerëzve në punët e tyre të përditshme.
E di - është punë dhe ne duhet të paguhemi për t’a bërë atë. Por, për mua, është më shumë se kaq. Unë e kam fuqinë që t’a përshtas qëndrimin tim me atë që duhet të shkoj në kompani, pra të paraqitem në punë, të pres me padurim fundin e ditës time të punës, dhe të marr pagën time çdo dy javë. Mund t’a bëja këtë. Unë ndoshta mund t’ja dilja t’a bëja këtë edhe për një kohë të gjatë. POR UNË NUK E BËJ.
E dini PSE?
Sepse UNË KAM ENTUZIAZËM
- Entuziazëm për profesionin tim,
- Entuziazëm për bashkëpunimin me kolegët e mi.
- Entuziazmi për t’a bërë jetën time më shumë sesa thjesht marrjen e një page.
Të qenit entuziast çdo ditë në punë mund të jetë më sfiduesja nganjëherë, por ia vlen edhe përpjekja. Është padyshim më e preferueshme se sa të shikosh orën çdo ditë për tetë orë, dhe, është më shumë se sa përbuzja ndaj vetes ndërkohë që jeni aty. Kur nuk shkoni në punë me entuziazëm, dhe jeni aty vetëm për të marrë një pagë, është koha që të kërkoni diçka tjetër.
Nëse jeni shefi, apo jeni në ndonjë rol ku menaxhoni të tjerët, duhet të jeni në gjendje të ndihmoni në rritjen e entuziazmit në punë. Veçanërisht, duke e ditur se shumica e njerëzve punojnë për të jetuar, nuk jetojnë për të punuar. Dhe, nëse kompania juaj nuk është aq mirë financiarisht, ju mund të mos e keni luksin e motivimit me para`. Më poshtë janë disa hapa për të rritur entuziazmin në punë:
- Përdorni kreativitetin kur bashkëpunoni me stafin mbi objektivat – Këtu është momenti për të bërë ato diskutime, të cilat menaxherët i kanë frikë dhe ju druhen. Shumica prej nesh e dinë se duhet të punojmë me stafin për objektivat e tyre. Pse të mos e nisni me entuziazëm dhe të jeni krijues? Pyesni punonjësin se çfarë i pëlqen në punën e tij, apo të saj, dhe se cila do të ishte lista e dëshirave të tyre, nëse do të mund të shkruanin përshkrimin ideal të punës së tyre. Ju mund të mos jeni në gjendje të plotësoni të gjitha kërkesat në listë, por nëse plotësoni qoftë edhe një prej tyre, kjo do të ndihmojë në rritjen e entuziazmit të punonjësit.
- Krijoni mundësi - Ky nuk është një aktivitet pasiv. Ju duhet të jeni aktivë për të gjetur mënyra të reja për të sfiduar stafin, prandaj ngrini telefonin ose ngrihuni nga tavolina juaj tani, dhe dilni nga zyra. Jini në vëzhgim kudo në organizatën tuaj për pozicione ku mund të vendosni stafin tuaj, për të bërë diçka të re dhe të dobishme për ta dhe për organizatën. Bëni çdo gjë në fuqinë/autoritetin tuaj për t’a vendosur stafin në projekte, klientë ose role të tjera sfiduese. Kjo do të ndihmojë t’a përforconi atë që dini, se ATA janë të rëndësishëm për suksesin e kompanisë. Filloni, duke i kërkuar edhe menaxherëve nga departamentet e tjera, të mendojnë për mënyra, të cilat i shërbejnë ofrimit të mundësive ndaj punonjësve tuaj.
- Jepuni punonjësve reagime, opinione apo përshtypje - Kjo është pjesa ku shumë menaxherë nuk arrijnë t’a bëjnë, apo dështojnë në punë. Duke e ditur se menaxherët kanë probleme këtu, kërkoni ndihmë. Kontaktoni me kompani të specializuara (p.sh. me ProspecTime- shënimi ynë), dhe krijoni një mënyrë të lehtë që menaxherët të japin reagime, opinione dhe përshtypje ndaj punonjësve të tyre.
- Kënaquni - Ky është çelësi. Si shef, ju duhet të gjeni kohë të krijoni mundësi gjatë ditës së punës, në mënyrë që punonjësit të jenë të lirshëm (të shkarkojnë energjinë dhe ngarkesën jo pozitive), të bëjnë shaka, dhe të qeshin. Rrisni kulturën tuaj të entuziazmit.
Ndërsa kjo nuk është "ilaç për të gjithë e për gjithçka" rreth entuzizmit, këto gjëra me siguri do t’a bëjnë kohën që ne të gjithë shpenzojmë në punë, shumë më të vlefshme.
Ndihem shumë më entuziaste tani! Po ju?