Blog

12 Këshilla për të reduktuar qarkullimin e punonjësve

12 Këshilla për të reduktuar qarkullimin e punonjësve

Ështe e tepërt tashmë t'ju tregojmë se kur një punonjës largohet nga kompania dhe duhet të zëvendësohet, kjo quhet qarkullim i punonjësve. Natyrisht që një nivel i caktuar qarkullimi është i pashmangshëm, dhe shpesh i shëndetshëm për kompaninë, por kur kjo shkon në shifra të larta, mund të sjellë pasoja të konsiderueshme, pasi qarkullimi i lartë i punonjësve e dëmton kompaninë. Ekspertët vlerësojnë se kushton më shumë se dyfishi i pagës së punonjësit, për të gjetur dhe trajnuar një zëvendësues. Dhe kostoja nuk mbaron këtu. Qarkullimi i lartë mund të dëmtojë moralin në mesin e punonjësve të mbetur. Parandalimi i qarkullimit është një nga sfidat e kompanive sot, e duke mbajtur parasysh këtë, po ju sjellim një nga artikujt e shumtë që trajtojnë këtë temë, - këtë herë me autore Darcy Jacobsen. Lexim të këndshëm!

* * * * *

Si do të ndiheshit nëse do të kishit një normë më të lartë të mbajtjes së punonjësve në organizatën tuaj? Nuk e di për ju, por nuk mendoj se ndonjëri prej specialistëve të Burimeve Njerëzore që unë njoh, do të mund t'a ndryshojë këtë. Në fakt, mbajtja e punonjësve është pa dyshim një nga sfidat më të forta me të cilat përballen departamentet e Burimeve Njerëzore.

Për fat të keq, me përmirësimin e ekonomisë dhe dinamikën e ndryshimit të saj, normat e mbajtjes së punonjësve duket se do të përkeqësohen. Tashmë, norma e qarkullimit të punonjësve, për të gjitha industritë, është rreth 13%, dhe këto norma janë shumë më të larta në sektorin e shërbimeve, ku mesatarja është 30%.

Duke pasur parasysh këtë, po ju sjellim ndërmend disa këshilla, që ju të mund të ngadalësoni qarkullimin e punonjësve në kompaninë tuaj. Disa prej këtyre këshillave mund të jenë të njohura e disa mund të jenë të reja për ju, por të gjitha së bashku do t'ju ndihmojnë të frymëzoni besnikëri afatgjatë, nga punonjësit tuaj më të mirë.

  1.  Punësoni njerëzit e duhur. Mënyra më e mirë për t’u siguruar që punonjësit të mos largohen nga ju, është të punësoni punonjësit e duhur si fillim. Përcaktoni qartë rolet, si për veten tuaj ashtu edhe për kandidatët. Dhe pastaj sigurohuni se kandidati është më i përshtatshmi, jo vetëm për pozicionin, por edhe për kulturën e kompanisë tuaj.
  2. Hiqi nga puna njerëzit që nuk përshtaten. Siç thotë shprehja e vjetër, “Një përpjekje në kohë, do të parandalojë më shumë punë më vonë”. E njëjta gjë vlen për shkurtimin e punonjësve, kur është e nevojshme. Ndonjëherë edhe kur ju ndiqni këshillën e mësipërme, ju keni një punonjës, i cili, pavarësisht se çfarë përpiqeni të bëni ju, thjesht nuk përshtatet. Dhe, pa marrë parasysh se sa efektiv mund të jetë ai në punën e tij, një punonjës që nuk përshtatet është një dëm për kulturën e kompanisë tuaj, dhe kjo gjë krijon një "deficit kulturor". Ata do t'ju dëmtojnë më shumë, duke helmuar cilësitë e mira të kompanisë tuaj. Ndërpritini marrëdhëniet me ta.
  3. Mbani aktuale kompensimet dhe përfitimet. Sigurohuni që jeni duke i paguar punonjësit me një pagë të përshtatshme për punën e tyre (ose më mirë) dhe ofrojuni atyre përfitime konkurruese, ose përndryshe, kush mund t'i fajësojë ata se "ju lanë juve në baltë"? Kjo mund të duket si gjëja më e lehtë dhe më e thjeshtë, por do të habiteni se si disa kompani ofrojnë rritje page të lidhur me zhvillimin e punonjësit në punë, dhe kështu i rrisin vlerën aktuale.
  4. Inkurajoni bujarinë dhe mirënjohjen. Inkurajoni sjelljen shoqërore tek punonjësit tuaj. Kur atyre ju jepet mundësia për t'u lidhur me njëri-tjetrin me anë të akteve të zemërgjerësisë dhe shprehjes së mirënjohjes, të punësuarit do të jenë të shëndetshëm, të lumtur, dhe ka më pak gjasa që "të fluturojnë jashtë kafazit". Dhe duke i inkurajuar ata që të bien në sy dhe lavdërohen për sjellje të mira, kjo ju jep njerëzve një ndjenjë të pronësisë së kompanisë.
  5. Njihuni meritat dhe shpërblejini punonjësit. Tregojuni punonjësve tuaj që ata vlerësohen dhe çmohen, duke i ofruar njohjen në kohë reale, dhe që festoni për sukseset dhe përpjekjet e tyre. Bëjeni atë të veçantë, në mënyrë shoqërore dhe mbështeni këtë me shpërblime, dhe ju gjithashtu, do të shpërbleheni me besnikërinë e tyre.
  6. Ofroni fleksibilitet. Punonjësit e sotëm dëshirojnë një ekuilibër të përshtatshëm punë-jetë. Kjo ndikon direkt në qarkullimin e punonjësve. Në fakt, një studim i një Qendre për Punën dhe Familjen, në Boston College, zbuloi se 76% e menaxherëve dhe 80% e punonjësve treguan se marrëveshjet fleksibël të punës kishin efekte pozitive në qarkullimin e punonjësve. Dhe kompanitë, gjithnjë e më shumë, e dinë atë. Kjo do të thotë, se nëse ju nuk jeni duke i ofruar fleksibilitet punonjësve, rreth orarit të punës dhe vendndodhjes, ata lehtësisht mund të largohen nga ju, për dikë që do t'a ofrojë këtë.
  7. Kushtojini vëmendje angazhimit të punonjësve. Duket si dicka e qartë, por për shumë drejtues interesi në angazhimin e punonjKushtoni vëmendje angazhimit të punonjësvesve kufizohet nga rezultatet e analizave mbi angazhimin. Nuk është e mjaftueshme që të zhvilloni një analizë angazhimi, një herë në vit. Ju duhet të ruani energjitë tuaja, për të ndërmarrë veprime në bazë të rezultateve, dhe duhet të punoni për të ndërtuar një kulturë angazhimi në kompaninë tuaj, gjatë gjithë vitit.
  8. Jepini prioritet lumturisë së punonjësve. Lumturia mund të tingëllojë si pak e butë dhe delikate për shumë drejtues, por numrat pas saj nuk janë asgjë. Lumturia e punonjësve është një tregues kyç i kënaqësisë në punë, angazhimit dhe përqafimit të vlerave, sidomos për fillestarët. Investimi në lumturinë e të punësuarve tuaj do t'ju paguhet me angazhimin, produktivitetin dhe sigurisht, me qëndrimin në punë.
  9. Krijoni mundësi për zhvillim dhe rritje. Punonjësit i vlerësojnë jashtzakonisht shumë mundësitë për rritje. Në fakt, një studim i kohëve të fundit konfirmoi një lidhje të drejtpërdrejtë midis mungesës së mundësive për zhvillim, dhe tendencës për qarkullim të lartë të punonjësve. Nëse ju nuk jeni duke i zhvilluar punonjësit tuaj, atëherë ju nuk jeni duke investuar tek ata. Dhe në qoftë se nuk jeni duke investuar tek ata, pse ata duhet të qëndrojnë me ju?
  10. Pastroni përshtypjet e performancës. Anketa jonë më e fundit e fuqisë punëtore nxorri në pah një tablo të zymtë, se si ndjehen punonjësit për përshtypjet e performancës. Vetëm 49 për qind e tyre i konsideronin komentet si të sakta, dhe vetëm 47 për qind i gjenin ato si motivuese. Përshtypjet e performancës duhet të shfrytëzohen si një mundësi parësore, për të përgatitur një fitore më të madhe, duke rritur besimin dhe përforcuar marrëdhëniet tuaja me punonjësit. Përmirësoni menaxhimin e performancës duke rregulluar përshtypjet dhe shihni se si do të rritet besimi dhe kënaqësia e punonjësve.
  11. Siguroni një vizion gjithpërfshirës. Një faktor i rëndësishëm në angazhimin dhe lumturinë e punonjësve, sipas ekspertëve, është që t'i pajisni ata me një ndjenjë qëllimi dhe kuptimi të punës së tyre. Ofrojuni punonjësve një vizion të qartë dhe objektiva për punën e tyre, rrisni ndjenjën e përkatësisë dhe besnikërisë së tyre, për organizatën tuaj.
  12. Demonstroni dhe kultivoni respektin. Së fundi, mos e ulni respektin kur është fjala për krijimin e një kulture magnetike. Në fakt, në një studim të 2012-ës, respekti në vendin e punës u zbulua të ishte një faktor kyç në qarkullimin vullnetar. Gjeni mënyra që të kultivoni dhe të ushqeni respekt për vendin e punës, dhe kjo do t'ju paguhet me qëndrimin e punonjësve.

Përdorni këto këshilla që t'ju ndihmojnë në ndërtimin e një kulture në organizatën tuaj, e cila do t'ju ulë normën e qarkullimit, do t'ju mbajë punonjësit tuaj më të mirë në kompani dhe sa më produktivë, në vitet e ardhshme.