Bëjeni trajnimin sipas një renditje. Renditje korrekte.
Kemi shkruar më herët se planifikimi i zhvillimit të punonjësve është me rëndësi jetike në çdo kompani apo organizatë që synon ecjen përpara. Kemi renditur edhe disa nga arsyet kryesore, mbi përfitimet që kompanitë apo organizatat marrin, nga zhvillimi me sukses i punonjësve. Ju e dini tashmë së programet e duhura të trajnimit të stafit do të mund të rrisin angazhimin e punonjësve, produktivitetin dhe shitjet si dhe cilësinë e shërbimin e klientit dhe besnikërinë e tyre. Ndërkohë që jemi në periudhën e planifikimit të buxheteve, (dikush edhe i ka mbyllur), besojmë se e keni planifikuar edhe këtë gjë, dhe për t’ju nxitur të mendoni pak më thellë, po ju “ngacmojmë” me idetë origjinale të Jeffrey Gitomer, të paraqitura në artikullin e tij në vazhdim.
* * * * *
Shumë kompani, në fillim të çdo viti, planifikojnë programet e trajnimit në vazhdim.
Buxhete të reja. Nevoja të reja. Mundësi të reja.
Dhe shumica e kompanive përqëndrohet "aty". Çfarëdo qoftë ajo. Më shumë shitje, hedhja në treg e produkteve të reja, shërbimi ndaj klientit, operacionet e brendshme, diversiteti, ose çdo gjë që është "urgjente".
E gjithë kjo është e gabuar - ose duhet të them, jashte çdo renditje.
Përpara se të vendosni të trajnoni për ÇFARËDO temë, përpara se të filloni ndonjë nismë apo program të ri, bëjini vetes këto dy pyetje:
1. Sa pozitiv është qëndrimi i njerëzve tanë?
2. Sa i hapur do të jetë perceptimi i njerëzve tanë për këtë trajnim?
Nëse përgjigja për "Si është qëndrimi ynë?" është: "Jo shumë mirë" ose "I paqëndrueshëm" apo "Qëndrimi im është i mirë, por qëndrimi i gjithë të tjerëve është problem!", atëherë trajnimi do të pritet me rezistencë, dhe nuk do të ketë rezultatin tuaj të pritshëm. Rruga e shkurtër.
T'i përgjigjesh kësaj dileme është shumë e thjeshtë, por ajo që është anashkaluar në pothuajse çdo kompani në botë është: Së pari, trajnoni qëndrimin. Qëndrimin PO!-zitiv.
Qëndrimi pozitiv nuk është një "program" ose një "iniciativë". Ai është një domosdoshmëri. Ai nuk është "ritmi i sezonit". Është ta ndjesh atë, dhe për gjithë jetën. Për gjithë Jetën tuaj.
Qëndrimi është disponimi i çdo punonjësi. Qëndrimi pozitiv çon në produktivitet pozitiv dhe komunikim pozitiv.
Qëndrimi është edhe themelor dhe thelbësor. Qëndrimi është themelor për të gjitha aspektet e produktivitetit të korporatave, komunikimit, dhe harmonisë. Ky është baza për atë që është e njohur gabimisht si morali. Ky nuk është moral - ky është qëndrim. Morali i ulët është simptomë - qëndrim i dobët është problem.
Qëndrimi është thelbësor për të gjitha aspektet e performancës në punë. Sa, më fitimprurëse, do të ishte kompania juaj, nëse çdo punonjës (përfshirë edhe ju) do të kishte Qëndrimin PO!?
Këto ditë, qëndrimi, përkeqësohet lehtë. Shkurtimet, shkurtimet e buxhetit, mbi-ngarkimi i të punësuarve, drejtimi i dobët, fitimet më të ulëta dhe rritja e presionit për të "bërë më shumë me më pak". Megjithatë, qëndrimi është injoruar pothuajse gjithmonë nga Burimet Njerezore të çdo kompanie dhe departamentet e trajnimit. Pyetje - Pse? Përgjigja - Sepse është e vështirë për të matur kthimin e investimit. Sa keq!
Ju e keni dëgjuar shprehjen: Qëndrimi është gjithçka.
Më lejoni, këtu më poshtë, ta zbërthej atë për ju, në mënyrë që të mund të keni një kuptim më të plotë, se si qëndrimi është "gjithçka":
- Qëndrimi juaj përcakton gjendjen tuaj shpirtërore.
- Qëndrimi juaj përcakton vet-vlerësimin tuaj.
- Qëndrimi juaj përcakton komunikimin tuaj.
- Qëndrimi juaj përcakton ndërveprimet tuaja.
- Qëndrimi juaj përcakton procesin tuaj të të menduarit.
- Qëndrimi juaj përcakton se si i perceptoni gjërat.
- Qëndrimi juaj përcakton se si i perceptoni njerëzit.
- Qëndrimi juaj përcakton se si të tjerët ju perceptojnë juve.
- Qëndrimi juaj përcakton shërbimin tuaj.
- Qëndrimi juaj përcakton shitjet tuaja.
- Qëndrimi juaj përcakton karrierën tuaj.
- Qëndrimi juaj përcakton familjen tuaj.
- Qëndrimi juaj përcakton jetën tuaj.
Në biznesin tuaj, qëndrimi juaj përcakton shitjet tuaja, shërbimit tuaj, komunikimit tuaj, dhe moralin e brendshëm. Dhe në fund, qëndrimi pozitiv në biznesin tuaj është një mal me referenca dhe një reputacion shumë i mirë.
Shumë i rëndësishëm, apo jo?
E pra, në qoftë se qëndrimi juaj është kaq i rëndësishëm, pse nuk i shpenzoni 15 minuta në shtëpi, çdo mëngjes për t’a ndërtuar atë? Ose 15 minuta në mëngjes, para se të filloni punën? Çfarë po bëni, për t'u siguruar, që çdo punonjës merr një mesazh PO-zitiv, çdo ditë?
Këtu do të gjeni disa njohuri më shumë mbi qëndrimin:
- Qëndrimi fillon në shtëpi me familjen tuaj.
- Qëndrimi është personal. Nuk ka të bëjë me njerëzit e tjerë apo rrethana të tjera. Qëndrimi varet vetëm nga ju.
- Qëndrimi është egoist. Ju e bëni atë, së PARI, për veten tuaj. Atëherë, dhe vetëm atëherë, mund t'a jepni ose t'a kaloni atë, tek të tjerët.
- Qëndrimi është një zgjedhje. Ju jeni gjithmonë të lirë të zgjidhni: Si të jepni vlera. Si të bëni atë që doni. Duke pasur qëndrimin e duhur.
- Qëndrimi është një dhuratë dhe një bekim - duke ja dhënë apo imponuar vetes. Dhe kjo është shpresa ime më e madhe, që ju t'a zbuloni këtë të vërtetë dhe t'a bekoni veten përgjithmonë.
Ndoshta është koha për të investuar në trajnime mbi qëndrimin.