7 Arsye, pse punonjësit më të mirë largohen nga puna, edhe kur e pëlqejnë atë
Punonjësit largohen nga puna e tyre për shumë arsye. Ato mund të jenë personale, familjare por edhe të lidhura me kompaninë. Ndërkohë që largimi i punonjësve është i pashmangshëm, largimi i specialistëve, punonjësve të mirë dhe produktivë, ka efekt në ecurinë e përgjithshme të kompanisë, dhe veçanërisht në rastet kur ata largohen drejt kompanive të tjera. Imazhi i kompanisë vihet në diskutim. Po çfarë e bën një kompani që të konsiderohet e mirë, dhe ku punonjësit kanë dëshirë të punojnë. Për të fituar statusin e të qenit kompania më e mirë, në fillim duhet të fitoni punonjësit tuaj më të mirë. E për këtë, duhen analizuar shkaqet, se pse punonjësit më të mirë largohen nga puna. Pikërisht këtë. trajton edhe artikulli i Lolly Daskal, që ju ftojmë të lexoni, më poshtë.
* * * * *
Humbja e një punonjësi të mirë është një gjë e rëndv për kompaninë. Janë shpenzimet e gjetjes, pranimit dhe trajnimit të një zëvendësuesi. Është edhe pasiguria, se si do të punojë punonjësi i ri. Ka vështirësi tek pjesa tjetër e stafit, deri sa pozicioni të plotësohet.
Ndonjëherë largimi ka një arsye të fortë - personi nuk ishte përshtatur mirë me ekipin, apo largohet për arsye personale, apo i ofrohet një mundësi shumë më e mirë, për t'u rritur. Në ato raste, edhe nëse ky është një tranzicion i vështirë, ndihet plotësisht i drejtë.
Po për rastet e tjera?
Mbajtja e punonjësve më të mirë, fillon me të kuptuarit pse njerëzit largohen. Më poshtë janë shtatë prej arsyeve kryesore:
1. Gjendja e stanjacionit
Njerëzit nuk duan të mendojnë se ata janë të lidhur në një drejtim, dhe se do të vijnë në të njëjtin vend, dhe do vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë çdo ditë, për 20 apo 40 vitet e ardhshme. Njerëzit duan të ndiejnë se janë duke ecur përpara dhe duke u rritur në jetën e tyre profesionale. Ata duan të kenë diçka për të cilën të aspirojnë. Nëse nuk ka shkallë të karrierës apo struktura për përparim, ata e dinë se do t'ju duhet t’i kërkojnë ato diku tjetër. Ndërkohë, ata kanë shumë më shumë gjasa të jenë të mërzitur, të pakënaqur, dhe të inatosur - gjëra që ndikojnë performancën dhe moralin e të gjithë ekipit.
2. Mbingarkesa në punë.
Në shumicën e vendeve të punës ka gjithmonë periudha stresi dhe mbingarkese, por askush nuk digjet më shpejt nga puna e mbingarkuar se sa punonjësit e mirë. Dhe shpesh janë punonjësit më të mirë - më të aftë, më të përkushtuar dhe më të besueshëm - që mbingarkohen më shumë. Nëse ata e shikojnë veten vazhdimisht duke u ngarkuar gjithnjë e më shumë, e sidomos me mungesë të njohjeve të tilla, si promovimet dhe ngritjet e pagës, ata fillojnë të ndjehen se po përfitohet prej tyre. Dhe kush mund t'i fajësojë ata? Edhe ju do të ndjenit të njëjtën gjë.
3. Vizionet e paqarta
Nuk ka asgjë më shumë frustruese, se një vend pune i mbushur me vizione dhe ëndrra të mëdha, por pa një përkthim të këtyre aspiratave në qëllime strategjike, që i bëjnë ato të arritshme. Pa këtë lidhje, e gjitha është vetëm fjalë. Cili person i talentuar dëshiron të shpenzojë kohën dhe energjitë e tij, për të mbështetur diçka të papërcaktuar? Njerëzit dëshirojnë të dinë se ata janë duke punuar për të krijuar diçka, jo vetëm në vend numëro.
4. Fitimet para njerëzve
Kur një organizatë vlerëson paratë më tepër se njerëzit e saj, njerëzit më të mirë shkojnë diku tjetër, duke lënë pas ata që janë më mediokër ose apatikë, për të gjetur një pozicion më të mirë. Rezultati është një kulturë dhe performancë e dobët, moral i ulët, dhe madje edhe çështje disiplinore. Sigurisht, gjëra të tilla si fitimi, prodhimi, partnerë të kënaqur dhe produktiviteti janë të rëndësishme - por në fund të fundit suksesi varet nga njerëzit që bëjnë punën.
5. Mungesa e njohjes
Edhe njerëzit më altruistë duan të njihen dhe të shpërblehen për një punë të bërë mirë. Kjo është pjesë e asaj që ne jemi, si qënie njerëzore. Kur ju dështoni për t’ju njohur meritën punonjësve, ju nuk jeni vetëm duke dështuar për motivimin e tyre, por edhe po humbni, në mënyrën më “efektive”, shansin për të fuqizuar performancën e shkëlqyer. Edhe nëse nuk keni buxhet për ngritje page apo bonuse, ka shumë mënyra, me kosto të ulët, për të ofruar njohje - dhe një fjalë vlerësimi është falas. Njerëzit nuk duan t'ja dinë, nëse ata nuk e ndjejnë se ua njihni meritat.
6. Mungesa e besimit
Punonjësit tuaj kanë një avantazh të favorshëm, që mund të shohin sjelljen tuaj dhe për t'a peshuar atë kundrejt angazhimeve tuaja. Nëse ata shohin që silleni me shitësit në mënyrë joetike, gënjeni apo mashtroni klientët, ose dështoni për të mbajtur fjalën e dhënë, me të mirët dhe ata me më shume parime, do të largohen. Pjesa tjetër, edhe më keq, do të qëndrojë prapa dhe do të ndjekë shembullin tuaj.
7. Hierarkia e tepruar
Çdo vend pune ka nevojë për strukturë dhe udhëheqje, por një organizatë e rreptë, me orientim lart-poshtë, i bën punonjësit të pakënaqur. Nëse performuesit më të mirë e dinë se nga ata pritet të prodhojnë, pa kontribuar me idetë e tyre, nëse ata nuk fuqizohen për të marrë vendime, nëse ata përpiqen vazhdimisht të lëshojnë pe ndaj të tjerëve, në bazë të titullit të tyre - në vend të ekspertizës, ata nuk kanë shumë arsye për të qenë të lumtur.
Në fund të fundit, shumë njerëz që lënë punën e tyre e bëjnë këtë për shkak të shefit, jo për vetë punën, ose për organizatën.
Herë pas here pyesni veten, se çfarë mund të jeni duke bërë, për t'i përzënë njerëzit tuaj më të mirë dhe filloni të bëni ndryshimet e nevojshme për t'i mbajtur ata.