Blog

Napoleon Hill: 17 Parimet, mbi arritjet personale

Napoleon Hill: 17 Parimet, mbi arritjet personale

Ai konsiderohet si personi, që ka ndikuar për rrugën drejt suksesit, në më shumë njerëz se çdo person tjetër, në historinë amerikane të njerëzve të suksesshëm. Napoleon Hill ka qenë ndoshta njeriu më me ndikim në fushën e zhvillimit të teknikës së suksesit personal, me anë të librave të tij (më i spikaturi "Mendoni dhe bëhuni i pasur"), dhe ka qenë përcaktues në jetën e shumë njerëzve të suksesshëm. Një përmbledhje e parimeve të tij është ripublikuar se fundmi dhe ne po e sjellim atë në shqip, këtu më poshtë. Urojmë që të ndikoheni edhe ju në rrugën drejt suksesit.

* * * * *

Parimi 1: Përcaktimi i qëllimit

 Përcaktimi i qëllimit është pika e fillimit e të gjitha arritjeve. Njerëzit, që nuk kanë një qëllim dhe një plan, vijnë vërdallë kot gjatë gjithë jetës.

Parimi 2: Aleanca e gjenialitetit

Parimi i gjenialitetit përbëhet nga aleanca e dy ose më shumë mendjeve të cilat punojnë në harmoni të plotë për arritjen e një objektivi të përbashkët të përcaktuar. Suksesi nuk vjen pa bashkëpunimin e të tjerëve.

Parimi 3: Aplikimi i Besimit

Besimi është një gjendje e mendjes përmes të cilës synimet, dëshirat, planet dhe qëllimet tuaja mund të përkthehen në ekuivalentin e tyre fizik dhe financiar.

Parimi 4: Një hap përtej pritshmërisë

Një hap përtej pritshmërisë, është të kryesh shërbimet, më shumë dhe më mirë se sa ajo për të cilën ju paguheni aktualisht. Kur ju shkoni përtej pritshmërisë, hyn në lojë Ligji i Kompensimit.

Parimi 5: Personaliteti tërheqës

Personaliteti është shuma totale e tipareve mendore, shpirtërore dhe fizike, si dhe zakonet e dikujt, që e dallojnë atë nga gjithë të tjerët. Ai është faktori që përcakton nëse dikush është i pëlqyer ose jo nga të tjerët.

Parimi 6: Iniciativa personale

Iniciativa personale është fuqia që frymëzon përfundimin, e asaj që dikush ka nisur. Ajo është fuqia që nxit të gjitha veprimet. Asnjë person nuk është i lirë derisa ai mëson që të mendojë vetë dhe të fitojë guximin për të vepruar vetë.

Parimi 7: Qëndrimi mendor pozitiv

Qëndrimi mendor pozitiv është qëndrimi i duhur mendor në të gjitha rrethanat. Suksesi tërheq më shumë sukses, ndërsa dështimi tërheq më shumë dështim.

Parimi 8: Entuziazmi

Entuziazmi është besimi në veprim. Është një emocion i fortë, i njohur edhe si dëshirë e zjarrtë. Ajo vjen nga brenda, dhe rrezaton jashtë nëpërmjet shprehjes së zërit dhe fytyrës së dikujt.

Parimi 9: Vetë-disiplina

Vetë-disiplina fillon me zotërimin e mendimit. Nëse ju nuk i kontrolloni mendimet tuaja, ju nuk mund të kontrolloni nevojat tuaja. Vetë-disiplina bën thirrje për një balancim ndërmjet emocioneve të zemrës dhe arsyetimit të mendjes.

Parimi 10: Mendimi i kujdesshëm

Fuqia e mendimit është fuqia më e rrezikshme, ose, më e dobishme, në dispozicion të njeriut, në varësi se si ajo përdoret.

Parimi 11: Vëmendje e kontrolluar

Vëmendja e kontrolluar çon në zotërim në çdo lloj veprimtarie njerëzore, për shkak se ajo i mundëson dikujt të përqëndrohet te kompetencat e mendjes së tij për arritjen e një objektivi të caktuar dhe për ta mbajtur atë të drejtuar sipas dëshirës.

Parimi 12: Puna ekipore

Puna ekipore është bashkëpunimi harmonik i cili është me dëshirë, vullnetar dhe pa pagesë. Sa herë që shpirti i punës ekipore, është faktor dominues në biznes ose industri, suksesi është i pashmangshëm. Bashkëpunimi harmonik është një aset i paçmuar, që ju mund ta fitoni në raport me çfarë ofroni.

Parimi 13: Vështirësitë dhe dështimet

Suksesi individual zakonisht është në raport të drejtë me qëllimet dhe humbjet që individi ka përjetuar dhe zotëruar. Shumë të ashtuquajtura dështime, përfaqësojnë vetëm disa humbje të përkohshme, aq sa të mund të provojnë se janë bekime të fshehura.

Parimi 14: Vizioni kreativ

Vizioni kreativ zhvillohet nga përdorimi i lirë dhe pa frikë i imagjinatës. Kjo është një cilësi e mrekullueshme e cila nuk është e lidhur me atë, se dikush e ka apo jo dhunti që nga lindja.

Parimi 15: Shëndeti

Shëndeti i mirë fillon me një ndërgjegjësim të mirë shëndetësor, ashtu si suksesi financiar fillon me një vetëdije për begatinë.

Parimi 16: Buxhetimi i kohës dhe parave

Koha dhe paratë janë burime të çmuara, dhe asnjë njeri, që lufton për sukses, nuk beson se e ka me tepri, ndonjërën prej tyre.

Parimi 17: Zakonet

Zhvillimi dhe krijimi i shprehive pozitive çon në paqe të mendjes, shëndet dhe siguri financiare. Ju jeni aty ku jeni për shkak të zakoneve që ju vetë keni krijuar, mendimeve dhe veprimeve tuaja.