11 Aftësi që çdo 24-vjeçar duhet t'i mësojë para se të jetë vonë
Shpesh në biseda familjare, apo mes miqsh, diskutohen këshillimet e prindërve për fëmijët, e sidomos e të rinjve që vazhdojnë studimet apo janë në përfundim të tyre, mbi drejtimin që duhet të marrin në jetë, dhe se si mund të jenë të pozicionuar sa më mirë. Kjo si në aspektin personal, në familje e shoqëri por edhe atë profesional, në punë. Pikërisht për këtë flet edhe artikulli më poshtë, i Eugene Kim, ku në mënyrë të përmbledhur paraqiten disa këshilla për të rinjtë. Nëse jeni në këtë fazë të jetës tuaj, apo keni përreth të rinj në këtë moshë, që dëshironi t’i këshilloni, besojmë se ja vlen koha që mund të shpenzoni me të. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Mosha 24-vjeçare është një periudhë kënaqësie e argëtimi në jetën tuaj.
Ka të ngjarë që të keni mbaruar shkollën, e disa prej jush ndoshta mbarojnë për nja dy vjet, jeni duke takuar njerëz të rinj dhe ndoshta keni filluar të ecni me këmbët tuaja në botën e vërtetë.
Por kjo është gjithashtu një nga periudhat më të rëndësishme, për shkak se rreth moshës 24 vjeç, ju keni hyrë në moshën e rritur dhe zgjidhjet tuaja tani, mund të ndikojnë në pjesën tjetër të jetës tuaj.
Një grup njerëzish që kanë diskutuar dhe kanë dhënë mendimet e tyre, janë dakort se ka disa aftësi që çdo 24 vjeçar i ka të nevojshme t'i mësojë përpara se të jetë tepër vonë. Ne i përmblodhëm të gjitha mendimet, në 11 aftësi, të cilat po i paraqesim më poshtë:
1. Bëhuni mjeshtër i shitjes së vetvetes.
Shitja është baza e gjithë suksesit të biznesit. Ju jeni gjithmonë duke shitur, edhe në qoftë se roli juaj nuk përfshin shitjet në përshkrimin e punës. Ju jeni duke shitur gjatë aktiviteteve të marketingut, mbledhjeve me ekipin, shërbimit ndaj klientit, menaxhimit të produktit, konferencave, zhvillimit të biznesit, duke projektuar e zbatuar, duke analizuar përvojën e përdoruesve dhe më shumë. Një bazë e fortë mbi atë se si të shisni mund t'ju japë një avantazh të gjerë mbi kolegët dhe konkurrentët! - Anonim
2. Dilni jashtë nga zona juaj e rehatisë.
Merrni eksperiencë të vërtetë nga bota. Filloni biznese, bisedoni me njerëz, kërkoni të shoqëroheni me ndonjë vajzë të bukur, shkoni hidhuni me parashutë, aftësohuni në biseda dhe mos e merrni veten shumë seriozisht! - Christian Pretorius
3. Bëhuni shumë të zotë në një gjë.
Puna juaj - photoshop, këndoni, kërceni, fishkëlleni, në mënyrë që nëse ndodh ndonjë e keqe, dhe ju pushoheni nga puna, dhe kur shtëpia dhe miqtë do të vareshin nga kjo, ju ende do të mund të fitoni jetesën duke punuar në mënyrë të pavarur ... (edhe fishkëllima do të funksiononte - ju mund të bridhni rrugëve duke i kërkuar çifteve t'i kushtojnë këngë njëri-tjetrin dhe ata do të paguanin - kjo e provuar dhe e testuar)! - Rohit Mishra
4. Ndërtoni "rrjetin e mbrojtësve" tuaj.
Të gjithë kemi nevojë për njerëz ku mund të mbështetemi dhe që potencialisht mund të hapin mundësi të reja, njerëz dhe ide që mund të çojnë më tej karrierën tonë. Përqëndrohuni në krijimin e vlerës për njerëzit e tjerë, jo vetëm në takimin e tyre. Rregulli i artë i krijimit të lidhjeve (networking):.. Mateni suksesin e rrjetit tuaj jo nga sa shumë njerëz të rëndësishëm keni takuar, por nga sa shumë njerëz të rëndësishëm keni ndihmuar! - Christian Bonilla, projektues programesh, autor.
5. Mësoni si të kodoni.
Të mësoni si të kodoni është një nga aftësitë më të rëndësishme që çdo 24-vjeçar duhet të fitojë. Kjo është e lidhur me njerëzit që nuk kanë të bëjnë shumë me teknologjinë. Në të vërtetë, brezi i ri është mjeshtër në përdorimin e teknologjisë më të mirë, krahasuar me ne të rriturit dhe mund ta mësojnë kodimin në pak ditë. Fëmijët në ditët e sotme kanë tableta, telefona smart dhe pajisjet të tjera. Të mësoni të kodoni është një mjet i rëndësishëm që mund të përdoret për zhvillimin e ardhshëm të një personi. Të gjithë dinë se si të lexojnë dhe shkruajnë dhe kështu që duhet të dijnë edhe si të kodojnë! - Maria Antsuk
6. Bini në dashuri.
Po, të bini në dashuri pasi dashuria është më e pastra e të gjitha emocioneve dhe, çfarë është më e bukur se dashuria? Nëse nuk keni rënë në dashuri, ju keni humbur padyshim një nga emocionet/ndjenjat jetike në botë! - Karan Jaiswani
7. Mësoni si të meditoni.
Në botën e sotme të çmendur, ky është i vetmi mjet për ta mbajtur veten të fokusuar. Është provuar nga hulumtimet, që njëzet minuta meditim është e barabartë me dy orë gjumë. Është si homeopati,.. merr kohë për ta kryer, por ja vlen në terma afatgjatë. Por ky është një proces i ndërlikuar dhe ju keni nevojë vërtet, për këmbngulje shumë të fortë për ta praktikuar atë! - Sanjay Kadel, Realist
8. Udhëtoni shumë.
Krijoni pasionin për të udhëtuar nëpër botë. Udhëtimi ju mëson në fusha të ndryshme të jetës. Eksploroni Afrikën nëse ju jeni në Perëndim. Exploroni Kanada gjatë dimrit, nëse jeni në një klimë të butë. Ju do të merrni ndjesinë e jetës në tokë dhe do të zhvilloni ndjenjën e dashurisë dhe do të takoheni me njerëz të rinj! - Anonim
9. Investoni në rritjen personale.
Mos shikoni televizor dhe ndaloni duke u sjellë kot vërdallë, lexoni sa më shumë libra që mundeni, merrni pjesë në trajnime e seminare. Gjithmonë rrisni vlerën tuaj, sepse ne paguhemi për vlerën tonë, atë që sjellim në treg. Pra, nëse ju bëheni më të vlefshëm, pikërisht atëherë... , ju do të paguheni më shumë! - Janis Butevics, 23 vjeçar, sipërmarrës
10. Mjaft me shqetësime gjatë gjithë kohën.
Shqetësimi është një shpërdorues i kotë i energjisë. Jeta dhe rrethanat e tua nuk do të ndryshojnë nga shqetësimi. Vetëm planifikimi dhe veprimet do t'ju çojnë atje ku doni të jeni në jetën tuaj. Përjetoni jetën dhe botën me një qëndrim të lumtur por të organizuar, dhe në të njëjtën kohë, duke u kujdesur për shëndetin dhe ushqimin e mendjes tuaj me dituri, që të mund të përfitoni në të ardhmen. Gëzojuni të tashmes dhe gjithmonë mbani sytë tuaj drejt progresit! - Deme Alexis
11. Filloni kursimin e parave.
Nëse jeni duke punuar për dikë tjetër, ose për veten tuaj, ju keni nevojë të kurseni paratë tuaja tani. Arsye komplekse mund t'ju bëjnë milioner në 20 vjet kohë, thjesht duke kursyer një sasi shumë të vogël parash në mënyrë të vazhdueshme çdo muaj. Me një diplomë mund të fitoni më shumë, vendosni ca para` mënjanë dhe do të bëheni milioner më shpejt! - Stefan Stoman.