10 Aftësitë më të kërkuara nga punëdhënësit, deri në vitin 2020 e më pas
Zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë në mënyrë të pashmangshme ndikon në zhvillimin e shoqërisë njerëzore dhe po kështu edhe në zhvillimin e vendeve të punës. Ndërkohë që robotizimi dhe automatizimi bëhet gjithnjë e më i pranishëm, aftësitë njerëzore në kryerjen e punëve po përshtaten dhe do të vazhdojnë të përshtaten me shpejtësi. Cilat do të jenë aftësitë më të kërkuara, dhe renditja e tyre, na paraqitet në artikullin e Cadie Thomson. Këtu kuptohet qartë se si mund të orjentojmë zhvillimin personal dhe profesional për t’ju përshtatur ndryshimeve që vijnë. Viti 2020 është pak më shumë se 3 vjet larg.
* * * * *
Në më pak se katër vjet, punëdhënësit do të kërkojnë punonjës me grup aftësish, shumë të ndryshme nga ato që ata kërkojnë sot.
Në fakt, sipas një raporti të fundit të Forumit Ekonomik Botëror, mesatarisht më shumë se një e treta e grupit të aftësive të dëshiruara në shumicën e profesioneve do të përbëhen nga aftësi që ende nuk konsiderohen të rëndësishme në punë sot.
Raporti, i titulluar "E ardhmja e Punëve" vjen si rezultat i anketimit të drejtuesve të më shumë se 350 punëdhënësve, në nëntë industri, në 15 ekonomitë më të mëdha botërore, me qëllim për të zbuluar dhe parashikuar se si avancimet teknologjike do të detyrojnë tregjet e punës të zhvillohen.
Këtu është një vështrim mbi 10 aftësitë kryesore, që përcaktohen prej të anketuarve, që do të jenë më të kërkuarat prej vitit 2020.
10. Fleksibiliteti i njohjes (i të menduarit, të kuptuarit, të mësuarit dhe të arsyetuarit) do të vazhdojë të jetë një aftësi e rëndësishme.
Fleksibiliteti njohës është aftësia për të qenë në gjendje të mendoni për shumë koncepte në të njëjtën kohë.
Kjo nuk ka qënë në listën e aftësive të kërkuara deri tani, por do të bëhet më e rëndësishme gjatë viteve të ardhshme.
Sipas raportit, të intervistuarit thonë se një gamë e gjerë e vendeve të punës do të kërkojë një nivel më të lartë të aftësive njohëse - të cilat përfshijnë kreativitetin, arsyetimin logjik dhe ndjeshmërinë e problemeve, si pjesë kryesore e aftësive të caktuara.
9. Aftësitë negociuese do të jenë ende në kërkesë.
Në përgjithësi, aftësitë sociale do të bëhet gjithnjë e më të rëndësishëm në fuqinë punëtore. Kjo ka kuptim për shkak se aftësitë sociale janë ende diçka që, të paktën për momentin, janë unike të njeriut.
Prej vitit 2020, aftësitë negociuese në veçanti, do të jenë në kërkesë të lartë në punët kompjuterike dhe matematikore, të tilla si analistë të të dhënave dhe zhvilluesit e programeve - thotë raporti.
Gjithashtu, ato do të jenë aftësi kyçe në kategoritë e punës së artit dhe të projektimit, ku përfshihen edhe projektuesit komercialë dhe industrialë.
8. Aftësitë e orientuara drejt shërbimit do të jenë të rëndësishme.
Orientimi drejt shërbimit është përcaktuar në raport si një aftësi aktive, në kërkim të mënyrave për të ndihmuar të tjerët. Kjo aftësi mund të konsiderohet edhe nën ombrellën e aftësive sociale.
Sipas kërkimeve të fundit nga ana e Zyrës Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike, aftësi të forta sociale do të vazhdojnë të bëhen më të rëndësishme përderisa robotët dhe automatizimi do të marrin më shumë vende pune.
"Arsyeja është se kompjuterët janë ende shumë të varfër në simulimin e ndërveprimit njerëzor. Leximi i mendjes së të tjerëve dhe reagimi është një proces i panjohur dhe aftësia e ndërveprimit në mjedise sociale ka evoluar tek njerëzit për mijëra vjet. Ndërveprimi i njeriut në vendin e punës përfshin punën në ekip, me punonjës që plotësojnë njëri-tjetrin me pikat e forta dhe që përshtaten në mënyrë të shpejtë, sipas ndryshimit të rrethanave. Ky ndërveprim i tillë - i pazakonshëm është në zemrën e njeriut dhe një avantazh mbi makinat", - citon raporti.
7. Gjykimi dhe vendimmarrja do të bëhet një aftësi shumë e dëshiruar.
Gjykimi dhe vendimmarrja është renditur si aftësia e 8, më e kërkuar në vitin 2015, por ajo do të shkojë në vendin 7, deri në vitin 2020.
Ky grup i veçantë aftësish, është konsideruar si një "aftësi sistemi", e cila është aftësia për të analizuar të dhënat dhe për të qenë në gjendje për të marrë vendime.
Çdo organizatë që do të mbledhë gjithnjë e më shumë të dhëna, do të ketë më shumë nevojë për të punësuarit të cilët kanë aftësinë për të analizuar të dhënat dhe t'i përdorin ato për të marrë vendime.
6. Inteligjenca emocionale është një tjetër aftësi sociale që do të jetë në kërkesë.
Robotët mund të jenë në gjendje të bëjnë më shumë poste pune, por ata ende nuk mund të lexojnë njerëzit në mënyrën si e bëjnë njerëzit, të paktën ende jo, deri sot.
Kjo është arsyeja pse kjo aftësi do të bëhet më e rëndësishme dhe punonjësit duhet të kenë një nivel më të lartë të inteligjencës emocionale. Aftësia për të qenë në gjendje dhe i vetëdijshëm për reagimet e të tjerëve, dhe për të kuptuar se pse ata reagojnë në mënyra të caktuara, do të jetë një aftësi e domosdoshme për punonjësit edhe pas vitit 2020.
5. Koordinimi me të tjerët është një tjetër gjë ku robotët nuk janë përsosur ende.
Përsëri, edhe kjo bie nën ombrellën e aftësive sociale dhe përfshin aftësinë e të qenit në gjendje, për të rregulluar veprimet në lidhje me të tjerët dhe për të bashkëpunuar.
4. Menaxhimi i njerëzve është një aftësi që përsëri do të kërkohen.
Menaxhimi i njerëzve përfshin të qenit në gjendje për të motivuar njerëzit, për të zhvilluar të punësuarit dhe për të identifikuar njerëzit më të mirë për punë.
Raporti vë në dukje se ky grup aftësish do të jetë veçanërisht i kërkuar për menaxherët në industrinë e energjisë dhe të mediave.
3. Kreativiteti do të bëhet aftësia më kryesore që punëdhënësit do të kërkojnë.
Kreativiteti do të lëvizë nga vendi 10, në vitin 2015, tek tre aftësitë më të kërkuara nga punëdhënësit, në vitin 2020.
Me sulmin e furishëm të teknologjive të reja, njerëzit me aftësi krijuese do të jenë shumë të kërkuar, pasi kërkohen mënyra dhe rrugë të tjera për të aplikuar teknologjitë e reja dhe krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja.
2. Mendimi kritik është një nga aftësitë bazë që do të mbetet në kërkesë të lartë.
Të jesh në gjendje për të përdorur logjikën dhe arsyetimin për të identifikuar pikat e forta dhe dobësitë e zgjidhjeve dhe qasjeve të ndryshme, është një aftësi që do të vazhdojë të jetë e nevojshme edhe pse automatizimi po bëhet gjithnjë e më i përhapur.
1. Zgjidhja e problemeve komplekse vazhdon të jetë një nga aftësitë kryesore që punëdhënësit do ta kërkojnë.
Edhe pse rritja e të dhënave dhe informacionit do të ndihmojë në marrjen e vendimeve, njerëzit ende do të kenë nevojë për aftësinë themelore të të qenit në gjendje për të zgjidhur problemet komplekse.
Të anketuarit në sondazh e rendisin këtë aftësi si më të kërkuarën në vitin 2015 dhe ajo do të mbetet numri 1 i aftësive më të dëshiruara në 2020.
Në fakt, 36% e të gjitha vendeve të punës nëpër të gjitha industritë, pritet të kërkojnë aftësitë e zgjidhjes së problemeve të ndërlikuara, si një aftësi bazë deri në vitin 2020, - thotë raporti.