Blog

6 Këshilla për lehtësimin e kthimit në punë, pas pushimeve

6 Këshilla për lehtësimin e kthimit në punë, pas pushimeve

Nuk kam për të dyshuar asnjëherë se ju nuk e doni punën tuaj, por kthimi nga pushimet është diçka si një ndryshim në jetën tuaj, aq më shumë nëse i keni provuar këshillat tona për t'u shkëputur vërtet nga puna. Pushimet ju kanë mbushur me energji dhe ide të reja, e ndërkohë objektiva apo projekte ju presin. Si çdo ndryshim, që duhet trajtuar me kujdes, edhe kthimi nga pushimet nuk bën përjashtim. Po ju sjellim me poshtë një artikull nga Emily Co, i cili ju ndihmon për një rihyrje në ritmin e punës me sa më pak shqetësime. Lexim të këndshëm!

* * * * *

Gjithmonë është dërrmues fakti i kthimit në punë nga pushimet. Punë të lëna pezull, email-a dhe mesazhe që duken se do ta shpërthejnë kompjuterin dhe takime pafund që duket se do ta mbajnë alarmin në kalendarin tuaj për shumë gjatë. Si mund të lini pas lumturinë e pushimeve dhe të fitoni mprehtësinë tuaj të përditshme? Këtu janë disa këshilla, për të pasur një ditë të parë pa stres në punë, kur sapo jeni kthyer nga pushimet:

Shkoni në punë më herët

Nëse nuk jeni shumë i lodhur, atëherë shkoni në punë një orë më parë për të arritur një përshtatje dhe për të gjetur hapin në atë që keni humbur gjatë ditëvë të pushimit. Ndoshta është një ide e mirë që të keni pak kohë dhe të qëndroni në qetësi, përpara se kolegët e tjerë të vijnë dhe të fillojnë t'ju "ngacmojnë" në lidhje me pushimet ose t'ju kërkojnë që të bëni gjëra të caktuara. Kështu të përpiqesh për të arritur pak më herët do t'ju ndihmojë që të mos ndjeheni të zhytur plotësisht.

Shkruani listën e detyrave

Një nga gjërat e para që duhet të bëni kur të ktheheni nga pushimet (apo edhe nga ndonjë udhëtim) është që të hartoni një listë të detyrave për t'u bërë ditët e para pas kthimit. Ndoshta do të keni një milion detyra për të bërë, kështu që listojini ato dhe do të kuptoni se cilave duhet t'u jepet prioritet. Do të ndiheni më mirë sapo të filloni zbatimin dhe duke e kaluar secilën si të kryer.

Kontrolloni email-in tuaj

Është koha për të kontrolluar postën elektronike, kështu që merruni edhe me email-at që janë grumbulluar gjatë mungesës tuaj! Mos u mundoni që t'i përgjigjeni të gjithëve në të njëjtën kohë, pasi lista mund të jetë shumë e gjatë. Fshiji ato që nuk keni nevojë, shënoni ato që ju duhet të përgjigjeni më vonë gjatë ditës dhe përgjigjuni vetën atyre urgjente, pra, që kanë nevojë për një përgjigje të menjëhershme.

Rishikoni detyrat, projektet

Ndërsa ju mungonit, puna ka vazhduar të gumëzhijë edhe pa ty. Kontrolloni nëse detyrat apo projektet, për të cilat keni qënë duke punuar, kanë pësuar ndonjë ndryshim dhe nëse ka zhvillime të reja. Nëse dikush është kujdesur për detyrat tuaja gjatë mungesës tuaj, duhet të shqyrtohet ajo që ata kanë bërë. Nëse është e nevojshme, mbani shënime për t'i dhënë atyre reagimin tuaj.

Takohuni me shefin dhe kolegët tuaj

Takohuni me shefin dhe kolegët tuaj, jo vetëm si një element mirësjellje, por ata duhet ta dinë që ju jeni kthyer. Pyetini ata nëse ka ndonjë zhvillim të ri, që ju duhet të jeni në dijeni.

Merreni ngadalë ngarkesën

Dita e parë duhet të shpenzohen duke bërë rregullisht detyrat ditore të punës, si dhe kapjen e ritmit në atë që keni humbur. Mundohuni të përmbaheni nga marrja përsipër e detyrave dhe projekteve të reja, në ditën e parë të punës, në mënyrë që të mos vendosni shumë gjëra në "pjatën" tuaj.