5 Mënyra për t'u shkëputur vërtet nga puna dhe të shijoni pushimet tuaja
Ndërsa jemi në sezonin e pushimeve, ku muaji Gusht shënon kulmin e tij, shumë nga miqtë tanë, dhe jo vetëm, e kanë të vështirë të vendosin një ekuilibër punë-jetë, dhe kjo mund t’ju duket si diçka e pamundur. Ndërkohë, teknologjia na bën të arritshëm kudo ku jemi, dhe ndikon që të jemi në punë, edhe kur fizikisht nuk jemi aty. Duke dashur t’ju japim një ndihmë mbi organizimin e pushimeve tuaja, më poshtë po ju sjellim mendimet e Chris Lyman, se si mund të rrisim rendimentin e pushimeve dhe të jemi më të freskët e të rigjeneruar për të përballuar kërkesat e punës dhe pjesën tjetër të jetës. Pushime të mbara!
* * * * *
Vera është në kulmin e saj, dhe për shumë prej nesh kjo do të thotë që duhet të marrim pushimet aq shumë të nevojshme e të shkëputemi nga rutina e përditshme. Tani që jemi duke jetuar në epokën e teknologjisë, mund të jetë një sfidë e vërtetë të shkëputemi nga puna jonë (dhe nga ekranet e vogla me ngjyra të ndezura). Por, duke qenë gjithmonë "në linjë", ka më shumë gjasa që t'i "djegim" pushimet, duke u ndikuar nga kënaqësia e punës.
Mënyra më e mirë, për t'u çlodhur vërtet, është që të heqësh nga priza plotësisht të gjitha pajisjet e ndryshme që ne i kemi bashkangjitur me veten, dhe të zhytemi në ambientin rreth nesh.
Këtu janë disa mënyra për t’u marrë në konsideratë:
1. Aktivizoni në email-in tuaj mesazhin JJZ (Jam Jashtë Zyre), dhe pastaj zbatojeni këtë me të vërtetë. Para se të dilni jashtë zyrës, ndoshta ju e keni zakon që të aktivizoni email-it tuaj automatik me mesazhin JJZ. Por, sa herë ju vazhdoni ta kontrolloni - përgjoni, ose të jepni përgjigje në email-in tuaj?
Në mesazhin tuaj, është mirë të specifikoni që ju nuk do të keni mundësi të përgjigjeni në email apo në telefon, dhe ta zbatoni këtë rregull me veten. Njerëzit, vërtet e respektojnë se të gjithë duhet të kenë kohën e tyre të lirë për të pushuar dhe për të rifreksuar energjitë.
2. Çliroje veten nga mediat sociale. Këto ditë, mediat sociale nuk janë vetëm një mënyrë për të shkëmbyer qejfet dhe kënaqësitë me miqtë - por shumë prej nesh e përdorin atë edhe si një mjet për punë. Gjëja më e mirë për të bërë është të dalësh nga ato dhe të mos hyni përsëri, deri ditën që do të merrni rrugën e kthimit në shtëpi. Megjithëse e kuptoj se kjo mund të jetë e vështirë, nëse do e zbatoni, do ta kuptoni se kjo është vërtet një mënyrë që do t'ju ndihmojë të kufizoni mbingarkesën e informacionit, e cila ju lejon të përqëndroheni në të tashmen.
3. Shkoni diku pa shërbim celulari apo interneti. Jo, e lexuat mirë! Nuk është shkruar gabim! Duke shkuar në vende ku mungon mbulimi celular dhe interneti, ju do t'i shmangeni tundimin të shpenzoni kohë me të.
Disa variante pushimesh përfshijnë udhëtime në det, ku ka pak ose aspak shërbim celular në det (dhe kompjuterat në bord nuk do t'ju tërheqin ose do t'ju çmendin me shpejtësinë e tyre të ulët). Gjithashtu, kampingjet ose marrja me qera e ndonjë "kasolleje" në një vend të largët malor do të jetë efektive - ndoshta edhe diku ku mungon energjia elektrike, nëse jeni të guximshëm. Ose provoni të eksploroni një qytet të vogël në një vend që nuk ka një lidhje të besueshme në internet.
4. Bleni libra me kapak të hollë. Tabletat, IPad dhe Kindle janë shpikje të jashtëzakonshme, por nëse jeni duke transportuar bagazhin tuaj përditë, mundësitë janë që ju duhet vetëm një libër ose dy. Bleni libra me kapak të hollë dhe ndonjë revistë dhe rizbuloni leximin në letër të shtypur, për disa ditë. Duke lexuar sipas "modës së vjetër", ju nuk do të josheni që të lexoni në internet.
5. Kufizojeni në minimum kohën e ekranit. Unë e kuptoj se do të jetë pothuajse e pamundur për të mos marrë me vete një telefon, por sfidojeni veten për t'i lënë pajisjet e tjera në shtëpi. Nëse ju absolutisht nuk mund t'i hiqni plotësisht nga priza, për një arsye apo një tjetër, përcaktojini rreptësisht vetes çdo ditë, një sasi të kufizuar kohe për të kontrolluar email-in. Nëse pranoni një sugjerim të paanshëm e të drejtë, kjo kohë nuk duhet të jetë më shumë se 15 minuta, një herë në mëngjes dhe një herë pasdite.