Blog

Besimi - në jetë e biznes

Besimi - në jetë e biznes

Prej rreth dy javësh i jemi përkushtuar, me postimet tona në rrjetet sociale, temës #besim #trust në jetën personale, shoqërore dhe të biznesit. E duke kërkuar informacion edhe në internet, kemi parë se ka shumë rezultate kërkimi me shembuj rreth besimit në kuptimin e besimit në diçka apo dikë. Por, përveç rezultateve që flasin mbi ndërtimin e besimit, në biznes, në financa etj. ka dhe shume rezultate në lidhje me mosbesimin, nga subjekte ku është abuzuar me besimin, me pabesi dhe mashtrim. Kjo më nxiti të sjell këtë shkrim që ka të bëjë me thelbin e besimit, pasi në cdo aktivitet, roli dhe rëndësia e tij nuk mund të nënvlerësohet.

                                                              * * * * *

Besimi është një akt emocional dhe logjik. Emocionalisht, është ajo kur ju e vini në dukje dobësinë tuaj për njerëzit, por duke besuar se ata nuk do të përfitojnë nga kjo gjë. Logjikisht, është ajo ku ju e vlerësoni probabilitetin e fitimit dhe humbjes, duke llogaritur shërbimet e pritshme, bazuar në të dhënat e performancës, dhe arrini në përfundimin, se personi në fjalë do të sillet në një mënyrë të parashikueshme. Në praktikë, besimi është pak nga të dyja. Unë besoj, sepse kam përjetuar besueshmërinë tuaj dhe kam besim në natyrën njerëzore.

Ne e ndjejmë besimin. Emocionet e lidhura me besimin përfshijnë shoqërinë, miqësinë, dashurinë, mirëkuptimin, relaksimin dhe rehatinë.

Ka një numër mënyrash të ndryshme që mund të përcaktojnë besimin. Këtu janë dimensionet e besimit dhe përkufizimet logjike.

Parashikueshmëria

Është një gjë normale për njerëzit, që vazhdimisht të parashikojnë të ardhmen. Ne ndërtojmë së brendëshmi, modele të botës në bazë të përvojës tonë dhe të asaj që të tjerët na tregojnë, dhe pastaj i përdorim këto informacione për të marrë me mend, se çfarë do të ndodhë më pas. Kjo na lejon të kuptojmë dhe të përgatitemi për kërcënimet dhe gjithashtu të bëjmë plane për të arritur qëllimet tona afatgjata.

Paparashikueshmëria më e madhe, është në masën 50%: një armik i besueshëm mund të jetë më i preferuar se një mik i paparashikueshëm, pasi për të parin, ne e dimë të paktën, se ku jemi në raport me ta.

Përkufizimi 1: Besim do të thotë të qenit në gjendje të parashikoni se çfarë do të bëjnë njerëzit e tjerë dhe çfarë situate do të ndodhë. Në qoftë se ne mund ta rrethojmë veten me njerëz, të cilëve ju besojmë, atëherë mund të krijojmë një të sotme të sigurt dhe një të ardhme edhe më të mirë.

Këmbimi i vlerave

Shumica e asaj që bëjmë me njerëzit e tjerë është bazuar rreth shkëmbimit, që është baza për të gjitha bizneset, si dhe për marrëdhëniet e thjeshta. Në variantin më të thjeshtë, është shkëmbimi i mallrave. Unë do bie dakort të jap dy dele për një lopë. Është e lehtë për të llogaritur vlerën, në biseda të tilla, me këto lloj produktesh. Gjërat bëhen më komplekse kur gjëra më pak të prekshme, hyjnë në lojë. Prindërit shkëmbejnë kujdesin me dashurinë. Një kompani shkëmben jo vetëm atë që paguan (pagat dhe përfitimet e tjera), por edhe kushtet e mira të punës për përpjekjet intelektuale dhe fizike të fuqisë punëtore të saj.

Këmbimi i vlerave funksionon, sepse çdonjëri nga ne, i vlerëson gjërat ndryshe. Nëse unë kam një tufë delesh por s’kam qumësht, atëherë unë mund të bëjë biznes me një person që ka një tufë lopësh, por nuk ka veshje (të cilat mund t’i prodhojë nga leshi i deles). Ky parim i reciprocitetit është ajo që lidh shoqëritë së bashku.

Besimi, në këmbim të vlerës, ndodh kur ne nuk e dimë plotësisht se ajo që po marrim është ajo që presim. Kur blejmë një makinë, nuk duam të na shitet edhe një zile biçiklete, për të cilën edhe shitësi e di që është e gabuar. Kur marr këshilla për biznesin, dua që ato të jenë të bazuara në fakte, e jo vetëm në opinione.

Përkufizimi 2: Besimi do të thotë të bësh një shkëmbim me dikë, kur nuk e njihni plotësisht atë, qëllimin e tij dhe gjërave që ai është duke të ofruar.

Vonesa reciproke

Këmbimi shpesh nuk është një shkëmbim i menjëhershëm i lopëve dhe deleve apo përqafimeve dhe puthjeve. Çfarë i bën vërtet të funksionojnë kompanitë dhe shoqëritë, është se diçka është dhënë tani, por në kthim, pagesa bëhet në një moment në të ardhmen. Avantazhi i kësaj është se ne mund të krijojmë një mjedis më fleksibël, ku ju mund të merrni atë që ju duhet kur keni nevojë, në vend që të kurseni derisa ta merrni kur të keni mundësinë e pagesës.

Në këtë rast, besimi bëhet jashtzakonisht i rëndësishëm, sepse përndryshe jemi duke e dhënë diçka për asgjë. Vonesa që ne kemi vendosur në marrëveshjen reciproke, shton shumë nivelin e pasigurisë, të cilën ne kemi nevojë për ta zbutur me anë të besimit.

Ajo që quhet shpesh "rregulli i artë", është një formulë e thjeshtë për krijimin e besimit. "Bëji të tjerëve atë që do të donit që ata ta bëjnë për ju". Kjo krijon dinamikën për t'ju dhënë diçka tani, me shpresën se do të marr në këmbim diçka të papërcaktuar në një të ardhme të papërcaktuar.

Përkufizimi 3: Besimi nënkupton të japësh diçka tani, me shpresën se ajo do të të paguhet, ndoshta në një mënyrë të papërcaktuar, në një kohë të papërcaktuar, në të ardhmen.

Ekspozimi i dobësive

Kur i besojmë njerëzve të tjerë, ne, mundet që, jo vetëm i japim atyre diçka, me shpresën e marrjes së diçkaje tjetër në të ardhmen, por gjithashtu, ne mund të ekspozojmë veten, në një mënyrë, që ata të mund të përfitojnë nga dobësitë tona. Nëse blej një makinë nga ju, dhe unë nuk e di mirë çmimin, ju mund të më gënjeni në mënyrë që të merrni një ujdi më të mirë. Nëse unë ju tregoj në besim, lidhur me problemet që kam në punë, ju mund ta përdorni këtë për të përparuar në karrierën tuaj, në “kurrizin” tim.

Edhe pse kërcënimi i ndëshkimit apo ndjenja e fajit mund të luftojnë tundimin tuaj, për të abuzuar me dobësitë e mia të ekspozuara, edhe pse mund të dorëzohesh, përsëri unë do të ndjehem i lënduar dhe mund të përfundoj keq. Që marrëveshja jonë të përfundojë me sukses, unë duhet të jem në gjendje të besoj, se vuajtje të tilla nuk do të ndodhin.

Përkufizimi 4: Besim do të thotë t’i bësh të mundur njerëzve të tjerë, që të përfitojnë nga dobësitë e tua - por duke shpresuar që ata nuk do ta bëjnë një gjë tillë.

Po më pas?

Kështu pra, mësoni në lidhje me besimin, se si funksionon dhe se si ta ndërtoni atë. Nëse e bëni atë mirë, njerëzit e tjerë do t’ju japin botën. Nëse i tradhëtoni, ata do të kërkojnë t'ju gjejnë deri në fund të botës.