18 mënyra të thjeshta për të mbajtur një qëndrim pozitiv në punë (9-18)
Jemi përsëri me autorin Rob Wormley, në pjesën e dytë të artikullit, me disa mënyra për të fituar dhe mbajtur një Qëndrim pozitiv. Përdoreni me kujdes dhe qëllim këtë listë mënyrash. Shtojini asaj sekretet që i keni kuptuar vetë. Dhe pastaj, veproni. Vazhdimisht. Mbajeni të gjallë qëndrimin pozitiv në punë. Do të ketë një ndikim të madh në tërë jetën tuaj, dhe në jetën e atyre përreth jush. Gjithmonë ja vlen të keni një Qëndrim Pozitiv. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Këtu janë dhjetë mënyrat e tjera (në vazhdim të pjesës së parë) për të mbajtur një qëndrim pozitiv, në vendin e punës dhe në përgjithësi, pavarësisht nëse ju vjen natyrshëm ose jo:
9. Vendosni si do të reagoni ju, ndaj problemeve të pritshme
Pavarësisht nëse kanë lidhje me klientë, bashkëpunëtorë ose projekte të rregullta, në punë ka disa gjëra me të cilat gjithmonë do të keni frikë të merreni.
Ju e dini që ato ju shqetësojnë. Vendosni paraprakisht që nuk do t’ju shqetësojnë.
Nëse një klient bën gjithmonë ndryshime, priteni këtë gjë. Zgjidhni të jeni i qetë për këtë, për të mos lejuar që kjo t'ju shqetësojë. Mundohuni ta shikoni klientin ose bashkëpunëtorin që ju bezdis, në një mënyrë tjetër. Ndoshta ai është duke kaluar një situate të keqe në shtëpi, ose ai vetë është i stresuar.
10. Merrni frymë thellë
Frymëmarrja e thellë ndihmon trupin tuaj të qetësohet. Njerëzit e qetë kanë qëndrime pozitive.
Nëse e shikoni veten që jeni duke shfaqur një qëndrim negativ për diçka, gjeni një vend ku mund të jeni vetëm dhe bëni disa ushtrime të frymëmarrjes. Kjo, jo vetëm që ul stresin, por ju ndihmon të pastroni mendjen dhe ta shihni situatën në një mënyrë tjetër.
11. Misioni personal
A keni një drejtim ose qëllim tuajin?
Kompania ku punoni, me siguri ka një qëllim dhe drejtim, por ju duhet ta keni një të tillë, për veten tuaj.
Misioni personal, do t'ju ndihmojë të përcaktoni qëllimin tuaj në punë, se çfarë është jeta juaj dhe çfarë e motivon sjelljen tuaj. Është një gjë e mirë të rimerrni veten kur puna “del jashtë kontrollit” dhe ti je i hutuar për atë që po bën.
Kur ndiheni sikur keni një objektiv apo qëllim, mund të jeni pozitiv. Kur ndiheni sikur nuk e keni një qëllim apo objektiv, ju nuk dini se për çfarë jeni duke punuar.
12. Vendosni objektiva/qëllime personale
Qëllimet dhe objektivat janë pak më ndryshe nga deklaratat e misionit personal, pasi ato janë gjëra specifike, që dëshironi të arrini. Ata janë një lloj si shpërblimet, pasi ato ju japin diçka që mund ta shihni.
Sidoqoftë, qëllimet/objektivat nuk janë thjesht "argëtuese në të ardhmen", por janë udhëzuesit e vërtetë që përdorni për të arritur.
Është e vështirë të jesh pozitiv, nëse mendon se nuk do të shkosh diku. Qëllimet janë prova që keni një plan dhe po punoni drejt diçkaje. Ato janë dëshmi e lëvizjes pozitive dhe e ecjes përpara.
13. Mos harroni se askush nuk ju ka borxh asgjë
Një nga dëmtuesit më të mëdhenj për të krijuar një qëndrim pozitiv është mendimi dhe kërkesa ndaj njerëzve të tjerë, se ata ju detyrohen juve.
Askush nuk ju ka borxh asgjë. Jeta nuk është e drejtë. Të besosh diçka tjetër, të bën të jesh në një gjendje të vazhdueshme fajësie, viktimizimi, zemërimi, agresiviteti pasiv dhe mungese gëzimi. Negativiteti është gjendja standarde e ekzistencës, nëse mendoni se bota ju ka borxh.
Si të shpëtoni nga idea se ju keni të drejtë gjithmonë? Duke qartësuar se:
- Më takon mua t’i bëj, që gjërat të ndodhin
- Puna e vështirë është ajo që sjell gjëra të mira
- Unë duhet të jem i gatshëm të pranoj ndryshimin shpejt
- Kur gjërat bëhen të vështira, unë vazhdoj të eci përpara
Nëse këto katër koncepte janë në mendjen tuaj, nuk do të mendoni negativisht duke pritur që bota të bëjë diçka për ju.
14. Ndaloni së ankuari
Ne përmendëm se si ju duhet të kontrolloni gjuhën tuaj. Kjo padyshim që përfshin ankesat, por ankesat janë një çështje kaq e madhe saqë ato garantojnë pjesën e tyre në qëndrim.
Ndaloni së ankuari.
Të ankohesh nuk fiton asgjë. Nëse jeni rreth njerëzve që ankohen shumë, largohuni prej tyre. Mundohuni ta shihni situatën pozitive ose me një sy ndryshe.
Ankesat janë një mënyrë për të parë gjithçka me një sy negativ, pa marrë parasysh ndonjë shpjegim tjetër. Eshtë si një rrugë me një drejtim që pakënaqësitë ndërtojnë, e në të cilën ju duhet të ecni përpara.
15. Përqafoni të qeshurën
E qeshura bën mirë dhe për fizikun, e që në mënyrë natyrale ju ndihmon të ndjeheni shumë më mirë. Kush nuk e do një të qeshur të mirë?
Humori është i mirë, veçanërisht kur gjërat shkojnë jashtëzakonisht keq. Kush nuk e do atë djalin, që në mes të ndonjë projekti të tmerrshëm, bën diçka të çuditshme, që papritmas, e bën të gjithë rrëmujën të duket qesharake? Bëhu si ai djalë. Mundohuni të gjeni humor kudo që të keni mundësi.
Të qeshësh me njerëzit është ndryshe sesa të qeshësh për njerëzit. Asnjëherë mos bëni shaka me të tjerët, për të qeshur në kurriz të tyre.
16. Bëhuni kurioz dhe përvetësoni ato që do të mësoni
Një mendje e mbyllur për të mësuar gjëra të reja rritet me mendime negative. Ndryshimi, idetë e reja ose ndonjë detyrë shtesë bëhet e rëndë për dikë si ai.
Bëhuni një person që është i gatshëm të mësojë dhe që është kurioz për shumë gjëra. Qëndrimi juaj do të jetë pozitiv, sepse jeni largpamës dhe dëshironi të kuptoni, në vend që të mbylleni. Të jesh kurioz për një situatë të re ose për çfarë po ndodh, ka tendencën të të bëjë të vetëdijshëm dhe sidomos të ndërgjegjshëm për momentin e tanishëm, dhe ka tendencë të largojë qëndrimet negative.
17. Mendoni për një periudhë afatgjatë, në vend të asaj afatshkurtër
Kur situata është e vështirë në periudhën afatshkurtër, rregulloni vizionin tuaj në planin afatgjatë.
Situatat afatshkurtra kanë tendencë të jenë të rënda dhe emocionale. Marrja e vendimeve ose ndërmarrja e veprimeve bazuar në atë situatë, nuk është vetëm një ide e keqe, por ka tendencë për të ushqyer qëndrimin negativ. Të shikuarit e gjërave në planin afatgjatë, nga ana tjetër, i bën sfidat të duken shumë më pak të tmerrshme, sepse një pamje më e plotë zbulon një rezultat emocionues.
Ndërkohë që nuk është mirë të jetosh me iluzione, të menduarit në mënyrë realiste për një kohë të gjatë siguron një ndryshim pozitiv për ditën tuaj dhe ju ndihmon të realizoni ato objektiva dhe qëllime që përmendëm më herët.
18. Mendoni se e keni realizuar diçka, derisa ta realizoni
Jo, kjo nuk është një thirrje për të qenë hipokrit.
Sidoqoftë, realiteti është se nganjëherë ne jo gjithmonë "e ndiejmë" emocionin që duam. Të rrish ulur, duke pritur që ajo që duam do të vijë tek ne, është mënyra më e sigurt që ajo që duam kurrë nuk do të vijë. Shpesh duhet ta përfytyroni, derisa të arrijë marrëveshja e vërtetë.
Nuk ndjehesh i lumtur? Nuk ndjehesh i ngazëllyer për të bërë një prezantim? Përfytyrojeni sikur e keni arritur atë. Sidoqoftë, emocioni i vërtetë do të shfaqet. Ju nuk do të ndiheni super të kënaqur dhe pozitivë çdo ditë, por sidoqoftë mos lejoni që t'ju frenojë qëndrimi që vjen së bashku me të.
Drejtoni emocionet tuaja; mos lejoni që emocionet tuaja t'ju drejtojnë ju.