Blog

Rëndësia e trajnimit të punonjësve: 6 arsye pse ju kurseni pará

Rëndësia e trajnimit të punonjësve: 6 arsye pse ju kurseni pará

Është e vërtetë që flitet dhe shkruhet shumë mbi trajnimin e punonjësve, dhe artikulli më poshtë, me autor Brian Benton, nuk është i pari në shkrimet që ne kemi sjellë. E vërtetë është gjithashtu, se tek bizneset, jo vetëm ato të vogla dhe drejtuesve të tyre, ekziston mendimi se kostoja e trajnimit të punonjësve nuk ia vlen. Kjo ndoshta është arsyeja që shumë pak biznese planifikojnë një program trajnimi për ekipet e tyre, apo që shpesh, një nga shpenzimet e para që duhet të shkurtohet, apo të “kursehet”, janë fondet e planifikuara për trajnimin e punonjësve. Këtu në artikull, mund të gjeni disa arsye, që shpenzimet për trajnim jo vetëm që nuk janë një investim i panevojshëm, por si çdo investim do t'ju mundësojë të realizoni fitim më të lartë. Shihemi në trajnim. Lexim të këndshëm!

* * * * *

Nëse do t'ju duhej të zgjidhnit midis dy pilotëve - njëri që ishte i trajnuar, e tjetri jo - cilin do të zgjidhni? Po sikur të mos kishte kosto “të mëparshme” për pilotin e patrajnuar? Ju përsëri nuk do ta zgjidhnit atë, apo jo? Megjithatë, shumë pronarë biznesesh nuk e njohin rëndësinë e trajnimit të punonjësve.

Shumica e menaxherëve të biznesit nuk do të donin të punësonin punonjës të pakualifikuar. Por, shumë prej tyre punësojnë punonjës nën kualifikimin e duhur. Ndonjëherë punonjësit bëhen të pakualifikuar për shkak të ndryshimit të teknologjisë, ose, zhvillimit të metodave të reja. Mos më lejoni të gaboj; trajnimi vjen me një kosto, apo jo? Dy burimet më të mëdha, të përdorura për trajnimin në punë janë: koha dhe paratë. Disa nga arsyetimet, për të mos i trajnuar punonjësit, janë:

  • "Tani jemi shumë të zënë për të bërë trajnime e për të mësuar diçka të re".
  • "Ne nuk kemi pará për të paguar për trajnime".

Trajnimi i punonjësve kushton kohë, pará dhe materiale. Shpesh, palë të treta janë të nevojshme për të zhvilluar trajnime në punë. Jo vetëm që do të ketë kohë të "humbur", por do të ketë edhe kosto shtesë. Një arsye tjetër, që bizneset shpesh e lenë pas dore trajnimin e punonjësve, është për shkak të përvojave nga trajnimet e kaluara. Ndonjëherë trajnimi ishte i dobët, ose thjesht temat nuk ndihmuan. Kjo mund të ndodhë për disa arsye. Trajnimi i dështuar vjen me një kosto të lartë, dhe bizneset shpesh nuk duan ta marrin këtë rrezik.

Sidoqoftë, mos trajnimi i punonjësve tuaj gjithashtu vjen me një kosto.

Këtu janë 6 të vërteta që theksojnë rëndësinë e trajnimit

1. Punonjësit e patrajnuar = Punonjës të pakënaqur

Punonjësit që ndjehen të papërshtatshëm, me arritje të ulëta ose të pa mbështetur, janë të pakënaqur. Ata nuk janë të kënaqur në punën e tyre, gjë që do t'i bëjë ata të mos funksionojnë, të bëjnë gabime dhe të mos kujdesen për produktin e punës së tyre. Kjo i kushton biznesit - kohë dhe pará të humbura.

2. Punonjësit e patrajnuar kanë një nivel të ulët prodhimi

Cilësia e punës së tyre është më e ulët dhe me më pak vlerë. Cilësia e performancës është më e ulët se sa mund (ose duhet) të jetë.

3. Punëtorët e patrajnuar janë joefikas

Më shumë kohë (dhe për këtë arsye më shumë pará) dhe përpjekje shpenzohen, kur punonjësit nuk janë plotësisht, ose siç duhet, të trajnuar për të kryer detyrat e tyre, ose për të përmbushur përgjegjësitë e tyre. Atyre ju duhet më shumë kohë për ta bërë punën.

4. Kohë / pará të humbura, për shkak të gabimeve

Kur një punonjës i pa trajnuar bën një gabim, koha dhe materialet e përdorura humbasin. Më pas puna duhet të bëhet përsëri. Ose më keq, ndoshta një produkti i papërshtatshëm iu dorëzua klientit.

5. Rritje e shpenzimeve të ndryshme

Këto janë më të vështira për t'u gjetur ose atribuar punonjësve të pa trajnuar, por ato janë aty. Zbërthimi gabim i një projekti nënkupton prodhimin e gabuar të elementëve. Kjo do të thotë se duhet më shumë kohë për të rregulluar gabimin, më shumë kosto të materialeve, dhe më shumë kohë për të rishikuar punën. Nëse do të bëhej saktë herën e parë, këto shpenzime nuk do të ishin aty.

6. Trajnimi i pamjaftueshëm i stafit sjell humbje të klientëve

Punonjësit e patrajnuar mund të shkaktojnë shumë nga gabimet e listuara më lart, dhe, gabimet dhe mungesa e efikasitetit, mund të bëjnë që biznesi juaj të humbasë klientë. Ky është skenari më i keq i mundshëm, por mund të ndodhë.

Programet e trajnimit dhe kostot janë lehtësisht të matshme, si në aspektin e kohës dhe parave. Këta tregues është shumë e vështirë të trajtohen me një buxhet të shtrënguar. Sidoqoftë, kostot e shtuara, prej stafit të pa trajnuar apo të trajnuar dobët, tregojnë rëndësinë e trajnimit të punonjësve. Këto kosto nuk vijnë në një formë të përcaktuar qartë, kështu që, ato shpesh injorohen, ose nuk shihen.

Të kesh një fuqi punëtore të trajnuar, do të thotë që punonjësit tuaj po mësojnë aftësi të reja, që mund të përmirësojnë prodhimin, të shkurtojnë kohën e shpenzuar në krijimin e produktit (ose shërbimit) tuaj, të ulni kostot e prodhimit, të zvogëloni gabimet, të krijoni besim në forcën tuaj të punës dhe të krijoni një mjedis më të mirë pune. Një investim në grupet e aftësive të punonjësve tuaj është një investim në kompaninë tuaj. Kur të gjithë bëhen më të mirë, të gjithë bëhen më mirë.