4 Arsye për të marrë kontrollin e fatit tuaj
Ka një moment në filmin "Liza në botën e çudirave", ku ajo e pyet Lepurin e bardhë: - "Po tani, cilën rrugë të marr?", dhe përgjigja vjen shpejt: -"Varet ku do të mbrrish". Ka edhe një shprehje tjetër, lidhur me këtë: -"Nëse nuk e dini se ku po shkoni, atëherë të gjitha rrugët do t'ju çojnë atje". Po ju, a e dini se ku po shkoni me jetën tuaj? A e keni nën kontroll atë? Shumë njerëz ankohen se nuk kanë jetën që duan. Ndonjëri ankohet se gjërat po i shkojnë keq... dhe jo vetëm një herë. E kur "e keqja" vjen -"hapi derën". Arsyeja kryesore pse njerëzit nuk i përmbushin pritshmëritë e tyre, është se jeta po i kontrollon ata, dhe jo ata, jetën. E nëse kjo po ndodh edhe me ju, është momenti të merrni ne dorë kontrollin e vetes. Me kënaqësi, ju ftojmë të filloni me leximin e artikullit - nga Jim Rohn, këtu më poshtë.
* * * * *
Një nga gjërat e para, që kuptojnë njerëzit e suksesshëm, është fjala e urtë e vjetër, "Nëse do të jetë diçka, kjo varet nga unë".
Për ju, kjo do të thotë, që, suksesi apo drejtimi juaj, varet nga ju. Kjo nuk do të thotë që ju e bëni atë, të gjithën, vetëm. Kjo thjesht do të thotë që ju të merrni përgjegjësinë për jetën tuaj dhe karrierën tuaj.
Sot, shumë njerëz shohin për mundësi, dhe kuptojnë se është në dorën e dikujt tjetër për të mund ta marrin apo arrijnë atë. Ata presin e presin, me idenë se kjo është në dorën e dikujt tjetër. Dhe pastaj kur pritja mbaron, kuptojnë se është tepër vonë për të bërë diçka. Jeta e tyre mbaron dhe ata janë të mbushur me keqardhje.
Por kjo nuk është e vërtetë për ju. Ju e dini që duhet të merrni përgjegjësinë për jetën tuaj. Është në dorën tuaj.
Fakti është se askush tjetër nuk do ta bëjë atë për ju. Duhet ta bëni vetë.
Tani, disa njerëz mund të mendojnë - Kjo është një përgjegjësi e madhe. Por kjo është ajo që unë mendoj - Ky është lajmi më i mirë që mund të dëgjoni ndonjëherë. Ju duhet të zgjidhni jetën tuaj. Qindra miliona njerëz në mbarë botën do të jepnin gjithçka për të jetuar në fazën që po jetoni ju - për të pasur mundësinë që të marrin kontrollin e fatit të tyre. "Varet nga ty" është një bekim i madh!
Ja përse:
1. Ju vendosni të skiconi fatin tuaj.
Ndoshta doni të filloni një biznes të vogël dhe të qëndroni atje. Kjo është diçka fantastike sepse ju mund ta zgjidhni atë. Ndoshta ju doni të krijoni një rrjet të vogël dyqanesh. Ndoshta dëshironi të keni të ardhura prej 100 milion dollarësh. Edhe kjo është diçka normale. Çështja është që ju të vendosni e të zgjidhni. Ju mund të bëni çfarë të doni. Njerëz të ndryshëm kanë ëndrra të ndryshme dhe ata duhet t'i jetojnë ato, në përputhje me rrethanat.
2. Ju korrni atë që mbillni.
Flini, shkoni në punë vonë, dhe do të korrni kthimin. Ose, ngriheni herët, punoni fort me të tjerët dhe do të fitoni një kthim më të madh. Vendosni kapitalin tuaj në rrezik dhe fitoni një kthim. Vendosni kapitalin tuaj në rrezik më të madh, dhe ndoshta korrni një kthim më të madh. Ju vendosni se çfarë do të mbillni dhe kështu vendosni se çfarë do të korrni.
3. Askush tjetër nuk mund t'ju ndalojë të arrini ëndrrën tuaj.
Po, gjithmonë do të ketë pengesa që dalin, dhe njerëz, që ndoshta nuk do ta pëlqejnë atë që po bëni, por ju thjesht lëvizni dhe vendosni drejtimin tuaj. Kjo është liria më e madhe këtu.
4. Ju përjetoni gëzimin e vendim marrjes për vetveten.
Nuk ka krenari më të madhe sesa të dish ta ndash mendjen për diçka dhe ta realizosh atë. Ata që jetojnë me mentalitetin e viktimës kurrë nuk arrijnë të përjetojnë gëzimin e arritjes, sepse ata gjithmonë presin që dikush tjetër të vijë t'i shpëtojë. Ata që marrin përgjegjësi, përjetojnë edhe gëzimin që jep një punë e bërë mirë.
Më lejoni t'ju bëj një pyetje: Ku do të jeni pas pesë vjetësh? Po pas dhjetë vjetësh? Po pas njëzet e pesë vjetësh? A e dini? A keni ndonjë ide? A keni ëndërruar ndonjëherë për këtë, apo keni vendosur një objektiv rreth kësaj? A jeni të gatshëm të merrni përgjegjësi dhe të pranoni se kjo është në dorën tuaj?
Ju do të jeni kudo që të vendosni të jeni, në atë moment.
Ti vendos. Është në dorën tënde.
Dhe kjo është shumë emocionuese!