Suksesi në shitje është esencial në cdo aktivitet biznesi dhe konkretizon përpjekjet e të gjitha departamenteve për të siguruar të ardhura të mjaftueshme. Pikerisht për trajnime mbi shitjen, në tregun botëror kompanitë shpenzojnë miliarda dollarë cdo vit. Dhe shumica e programeve dështojnë për të dhënë efekte afatgjata.

ProspecTime nuk e shikon trajnimin mbi shitjet si një ngjarje, por si një proçes i vazhdueshëm për të përmirësuar aftësitë e shitjes, njohuritë, dhe rezultatet. Ne synojmë të realizojmë trajnime që çojnë drejt ndryshimeve reale dhe rezultateve më të larta. Në këtë proçes, ne konsiderojmë të rëndësishme të gjithë elementët në vazhdim, si: vlerësimin tuaj dhe/ose ekipit të shitjes, përshtatja e trajnimit sipas nevojave të ekipit, përforcimin e njohurive, dhe e kombinuar kjo me trajnimin në terren, bën të mundur që njohuritë të përdoren gjatë procesit të punës.

Në mënyrë të përmbledhur, mund të përmendim një gamë të plotë trajnimesh për zhvillimin e aftësive, duke mbuluar tema të tilla si bisedën e shitjes, negocimin, prezantimin, procesi i shitjes dhe zhvillimi klientëve. Për më shumë, ne e shikojmë trajnimin mbi shitjen në këto drejtime:

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatet e shitjes në kompaninë tuaj.