Zhvilloni një ekip shitje me performancë të lartë, nëpërmjet Trajnimit në terren



Shumica e punonjësve të shitjes, mund dhe duhet të shesin më shumë, por diçka i frenon ata. Kjo mund të jetë: aftësitë e dobëta në shitje, planifikim i dobët dhe ç’fokusimi, mungesa e motivimit ose dicka tjetër.

Qëllimi i “Trajnimit ne terren” është që të ndihmojë të çlironi potencialin e shitjes të ekipit tuaj dhe për të shërbyer si katalizator për rritjen e shitjeve tuaja dhe arritjen e rezultateve të larta.

2 Mënyrat e Trajnimit në terren për të përgatitur Specialist shitje

Ne punojmë me kompanitë në dy mënyra:

1. Asistenca dhe Trajnimi në marrëveshje të rëndësishme: ProspecTime, sipas rastit, ofron trajnim dhe asistencë të strukturuar për individët dhe ekipet, për të fituar marrëveshje të rëndësishme. Kur pengesat janë të larta, individët dhe kompanitë mund të kërkojnë ndihmën dhe ekspertizën e ProspecTime për të kapërcyer këto pengesa.

 2. Trajnime të përshtatura me kushtet e klientit: Ne e dimë se individët dhe ekipet e ndryshme shpesh kanë nevojë për ndërhyrje të veçanta që ndihmojnë për të rritur shitjet. Ne, pas analizës së situatës apo kërkesave të klientit, e fokusojmë trajnimin në aftësitë e shitjes, veprimet dhe motivimin, ose këshilla të vazhdueshme për të fituar shitjet gjatë gjithë procesit.

Trajnimi në terren nga ProspecTime, është në përputhje me nevojat e individëve apo ekipeve dhe do t’ju ndihmojë për të çliruar potencialin tuaj. Në mënyrë të veçantë ajo do ju ndihmojë ju dhe ekipet tuaja në:

  • Rritjen e Besimit dhe aftësive në shitjes
  • Mësoni mënyra dhe metoda të provuara të procesit të shitjes
  • Të rrisni në maksimum veprimet e shitjes dhe rezultatet
  • Mbushni plotësisht dhe vazhdimisht kanalet e shitjes dhe të rrisni fitimin tuaj
  • Krijoni një kulture pasioni, energjie dhe entusiazmi në shitje
  • Zhvilloni mënyra që çojnë në suksesin afatgjatë në shitje

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj