Ju e dini se ka mundësi për të rritur performancën tuaj apo të punonjësve tuaj të shitjes, e menaxherëve dhe profesionistëve tuaj, por nga do t’ja fillonit? Si mund t’a dini se cila iniciativë do të ketë ndikimin më të madh?

Shumë faktorë ndikojnë në ecurinë e shitjeve - punonjësit, organizimi, struktura e shitjes dhe procesi i shitjes. Para se të vendosni të bëni ndryshimin dhe se ku duhet të shpenzoni kohë dhe energji, ju duhet të pyesni veten:

  • A kam unë, ose punonjësit e mi të shitjes, menaxherët, dhe profesionistët, aftësitë për të qenë të sukseshëm?
  • A jam unë ose ata të motivuar (në aspektin financiar ose forma të tjera) për të bërë ndryshimin?
  • A kam unë ose ata, mjetet dhe burimet e duhura për të mbështetur performancën e lartë?
  • A kam unë ose ata, sisteme organizative dhe proçese, që duhet të përmirësohen, në mënyrë që shitjet të mund të kalojnë në "nivelin tjeter"?
  • A e ndjej unë, apo keni reagime nga ekipi juaj - që është e nevojshme për të bërë ndryshime?
  • A jam unë në rolin e duhur, ose a kam në organizatë njerëzit e duhur në rolet e duhura?
  • A është niveli i trajnimit dhe zhvillimit, imi ose i ekipit, - i gatshëm për efektivitet maksimal në shitje?

Nëse ju personalisht, apo doni të udhëhiqni ekipin tuaj të shitjeve në nje stad tjetër performance, ju keni nevojë për të kryer një analizë të hollësishme mbi shitjet, gjë që i jep përgjigje këtyre pyetjeve dhe më shumë se kaq.

ProspecTime - gjithmonë i gatshëm dhe i aftë për të përmiresuar performancën mbi shitjen.

Në procesin e konsultimit mbi shitjet, ne analizojmë njëkohësisht në dy drejtime: aftësitë individuale të punonjësve të shitjes dhe faktorët organizativë që ndikojnë në performancën e shitjes me fokus në ambientin aktual të shitjes në organizatën tuaj. Kjo na ndihmon të zbulojmë mundësitë, që do të çojnë në përmirësimin e konsiderueshëm të shitjeve për ju dhe ekipin tuaj.

Më pas, ne përgatisim një plan veprimi për ndryshimet e nevojshme, duke u fokusuar në gjërat më të rëndësishme dhe procesi ynë i konsultimit mbi shitjen do ju japë besimin që ju jeni duke zbatuar përmirësimet që do të kenë ndikimin më të madh dhe suksesin tuaj në shitje.

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj.