Zbuloni dhe shfrytëzoni mundesitë që paraqiten cdo ditë.
Ata punonjës shitje, të cilët dinë, dhe ndërtojnë, ekzekutojnë një strategji për të realizuar shitje të të gjitha madhësive - nga ato të përditshme deri tek shitjet më të rëndësishme - vazhdimisht fitojnë më shumë. Kjo është sot aq e vërtetë sa ishte qindra vjet më parë.
Në seminarin “Zbulimi dhe Shfrytëzimi i Mundësive në shitje”, pjesëmarrësit mësojnë proçesin dhe një sistem se si të shfrytëzojnë mundësitë në shitje. Ata largohen nga programi me njohuri mbi një proçes gjithëpërfshirës, ​​sistematik, dhe të provuar, për të krijuar strategjinë fituese të shitjes.
Me zotërimin e programit të trajnimit “Zbulimi dhe Shfrytëzimi i Mundësive në shitje”, pjesëmarrësit do të mësojnë se si të:
- Udhëheqin proçesin për të ndërtuar strategji për të fituar mundësitë më të rëndësishme të shitjes në mënyrë të vazhdueshme
- Kuptojnë dhe të përshtaten me proçesin e blerjes në çdo organizatë
- Të kenë sukses me vendim marrës të ndryshëm dhe të plotësojnë kriteret e tyre
- Krijojnë sensin e urgjencës për të ecur përpara, dhe për të ecur përpara me ju
- Identifikojnë mundësitë më të mira, dhe të përdorin burimet e nevojshme për të fituar ato
- Krijojnë planet e veprimit për të kapur mundësitë e niveleve të ndryshme
- Diferencojnë organizimin dhe ofertat tuaja
- Fokusohen në fitore bazuar tek vlera, jo çmimi
- Maksimizojnë vlerën që ju mund të merrni nga blerësi
Në këtë proçes, ju apo ekipi juaj do të mësoni se si të zbuloni mundësitë në kanalet e shitjes në mënyrë sistematike, të përdorni ato dhe në fund të fundit të fitoni më shumë shitje.
ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.
Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj.