Përmirësoni Performancën me Konsultime mbi Burimet Njerëzore të organizatës tuaj
Ju e dini se ka mundësi për të rritur performancën tuaj apo të punonjësve, e menaxherëve dhe profesionistëve tuaj, por nga do t’ja fillonit? Si mund t’a dini se cila iniciativë do të ketë ndikimin më të madh?
Shumë faktorë ndikojnë në ecurinë organizatës - punonjësit, organizimi, struktura dhe procesi i punës. Para se të vendosni të bëni ndryshimin dhe se ku duhet të shpenzoni kohë dhe energji, ju duhet të pyesni veten:
- A kam unë, ose punonjësit e mi, menaxherët, dhe profesionistët, aftësitë për të qenë të sukseshëm?
- A jam unë ose ata të motivuar (në aspektin financiar ose forma të tjera) për të bërë ndryshimin?
- A kam unë ose ata, mjetet dhe burimet e duhura për të mbështetur performancën e lartë?
- A i kam unë ose punonjësit e mi të qarta detyrat në vendin e punës?
- A jam unë personi i duhur apo a është ekipi im vendi ku une dua të punojë?
- A kam unë ose ata, sisteme organizative dhe proçese, që duhet të përmirësohen, në mënyrë që të mund të kalojë në "nivelin tjeter"?
- A e ndjej unë, apo keni reagime nga ekipi juaj - që është e nevojshme për të bërë ndryshime?
- A jam unë në rolin e duhur, ose a kam në organizatë njerëzit e duhur në rolet e duhura?
- A është niveli i trajnimit dhe zhvillimit, tim ose i ekipit, - i gatshëm për efektivitet maksimal?
Nëse ju synoni të udhëhiqni ekipin tuaj në nje stad tjetër performance, atëhere ju keni nevojë për të kryer një analizë të hollësishme mbi organizatën, gjë që i jep përgjigje këtyre pyetjeve dhe më shumë se kaq.
ProspecTime - gjithmonë i gatshëm dhe i aftë për të përmiresuar performancën e organizatës tuaj.
Në procesin e konsultimit mbi Manaxhimin e Burimeve Njerëzore, ne analizojmë njëkohësisht në dy drejtime: aftësitë individuale të punonjësve dhe faktorët organizativë që ndikojnë në performancën e tyre. Kjo përfshin analizën e detajuar, vlerësimin e performancës, me fokus në ambientin aktual të organizatës tuaj. Kjo na ndihmon të zbulojmë mundësitë, që do të çojnë në përmirësimin e konsiderueshëm të performancës tuaj dhe të ekipin tuaj.
Më pas, ne përgatisim një plan zhvillimi për ndryshimet e nevojshme, duke u fokusuar në gjërat që do të bëjnë diferencën më të madhe, në rezultatet tuaja. Procesi ynë i konsultimit mbi Manaxhimin e Burimeve Njerëzore, ju lë me besimin që ju jeni duke zbatuar përmirësimet që do të kenë ndikimin më të madh në rritjen e të ardhurave tuaja.
ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës.
Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e organizatës tuaj sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin në kompaninë tuaj.