Projektimi i organizatës dhe hartimi i punës: Kjo është detyra e përcaktimit të strukturës organizative, autoritetit, marrëdhënieve dhe përgjegjësive. Ka të bëjë gjithashtu, me përkufizimin e përmbajtjes së punës për secilin pozicion në organizatë. Kjo bëhet nga "Përshkrimi i detyrave në pozicionin e punës". Një tjetër hap i rëndësishëm është edhe "Specifikimi i punës". Specifikim i punës identifikon atributet e personave të cilët do të jenë më të përshtatshëm për çdo punë e cila është e përcaktuar me përshkrimin e punës.
ProspecTime ofron më poshtë pikat kryesore të qasjes për zhvillimin / konfirmimin e modelit të preferuar të shërbimeve dhe strukturën organizative për një organizatë.
Hapat kryesore janë:
- Zhvillimi i kritereve të projektimit
- Vlerësimi dhe zgjedhja e një modeli të preferuar të ofrimit të shërbimeve
- Zhvillimi i një strukture të re organizative rreth modelit të preferuar të ofrimit të shërbimeve
- Zhvillimi i një plani implementimi
- Mbështetja e nevojshme për implementimin në mënyrë që ta bëjë atë të ndodhë
ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës.
Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e organizatës tuaj sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin në kompaninë tuaj.