Sa i rehatshëm është ambjenti ku punoni aktualisht? Sa të motivuar janë punonjësit tuaj? Si e kuptoni ju motivimin? Këto janë pyetje të cilat cdo manaxher dhe lider duhet ti ngre shpesh, lidhur me punën që bën ose me departamentin që drejton.

Motivimi është entuziazmi i brendshëm i një punonjësi, i cili e drejton për realizimin e veprimtarive që lidhen me punën. Motivimi, është udhëheqësi i brendshëm që ndikon një individ që të vendosë të ndërmarrë veprime. Motivimi i një individi, është i ndikuar nga faktorët biologjik, intelektuale, sociale dhe emocionale. Si i tillë, motivimi është një kompleks, nuk përcaktohet lehtë dhe është një forcë e brëndshme lëvizëse që gjithashtu mund të ndikohet edhe nga faktorë të jashtëm.

Çdo punonjës ka aktivitete, ngjarje, njerëz dhe objektiva në jetën e tij ose të saj, që ai ose ajo i gjen motivuese. Pra, motivimi për disa aspekte të jetës ekziston në vetëdijen dhe veprimet e çdo personi. Punëdhënësit i duhet që të kuptojë se si ta mbajë të frymëzuar motivimin e punonjësve në punë. Për të krijuar një mjedis pune në të cilin një punonjës është i motivuar për punë ProspecTime ofron trainim dhe ju pajis me mjete të nevojshme për ta mbajtur të karikuar skuadrën tuaj.

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e organizatës tuaj sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin në kompaninë tuaj.