Si të vendosësh, zgjerosh dhe ruash bashkëpunimin në Klientët e rëndësishëm
Te fitoni, menaxhoni dhe zgjeroni bashkëpunimin me klientët e rëndësishëm është kritike për rritjen e ndjeshme të shitjeve për shumë kompani. Por studimi i organizimit të kompanisë, gjetja dhe koordinimi me vendimarrësit kryesore për blerjen, dhe mbajtjen e konkurrencës larg, janë sfida të vazhdueshme.
Me trajnimin mbi Menaxhimin e Klientëve të rëndësishëm, ju dhe ekipi juaj do të fitoni aftësi dhe njohuri të nevojshme për të arritur suksesin më të madh të mundshëm në menaxhimin e tyre. Ndër të tjera, do të mësoni një proces të provuar për planifikimin e klientëve të rëndësishëm që do t’ju ndihmojë të shqyrtoni në mënyrë sistematike dhe të rrisni shitjet e tyre.
Pas përfundimit të këtij trajnimi, ju dhe ekipi juaj do të jeni në gjendje të:
- Ndërtoni strategji për planifikimin dhe menaxhimin e klientëve, duke përfshirë vendosjen e bashkëpunimit, zgjerimin dhe mbrojtjen e tyre
- Ndërtoni njohuri personale apo një ekip për klientët e rëndësishëm, i gatshëm për të maksimizuar suksesin
- Identifikoni nevojat nga perspektiva e konsumatorit, duke forcuar dhe thelluar aftësinë tuaj për të krijuar vlera për klientët tuaj
- Vendosni objektiva të detajuara për projektet tuaja, në krye të listës së prioriteteve të klientit
- Merrni rezultatet më të mira të mundshme nga përpjekjet tuaja në shitje
- Menaxhoni dhe të zgjeroni bashkëpunimin sapo ato të bëhen klientët tuaj
Ju ose punonjësit tuaj, do të keni mundësi të përfitoni nga ky seminar njohuritë, aftësitë, dhe planin e veprimit që ju duhet për të trokitur tek klienti, në mënyrë që të rritet rezultati në klientët e rëndësishëm. Ne do të ndihmojmë, që nëpërmjet procesit të planifikimit për klientët e rëndësishëm, të bëjmë të mundur që përpjekjet tuaja në shitje të jenë të fokusuar dhe produktive për të arritur suksesin.
ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.
Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj.