Një nga hapat më të rëndësishëm në krijimin e ekipeve të suksesshme të shitjes është edhe procesi i rekrutimit dhe punësimit. Suksesi në këtë hap është shpesh përcaktues për suksesin e organizatës në zhvillimin e biznesit. Eksperienca tregon se edhe organizatat më të kujdesshme bëjnë gabime gjatë rekrutimit dhe punësimit dhe këto gabime kushtojnë. Kosto e gabimeve përfshin në mënyrë direkte tarifat e punësimit, koston e trajnimit të punonjësve të rinj, paga gjatë kohës së trajnimit dhe kohën e menaxhimit, ndërkohë që janë edhe disa kosto të tjera indirekte që kanë të bëjnë me lëkundjen e marrëdhënieve me klientë, humbje të shitjeve gjatë fazes fillestare të punësimit etj.
Vlerësimi i procesit të rekrutimit dhe punësimit nga ProspecTime ndihmon në analizimin e procesit të punesimi si dhe përcakton aftësitë e vecanta që duhet të plotesojë kandidati për të qënë i suksesshëm.
Nëse jeni duke kërkuar që të punësoni një punonjes shitje, zhvillues biznesi ose menaxher shitje, ne kemi vlerësimin që do t'ju ndihmojë të punësoni personin e duhur për këtë rol.
ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.
Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj