Janë disa pyetje të rëndësishme që drejtuesit e kompanive apo ekipeve mundohen t’ju përgjigjen, lidhur me personelin e tyre të shitjes.
- A mundet ndonjë punonjës shitje të kryejë detyrën shumë më mirë se tani?
- A është ekipi i shitjes në gjëndje të plotësojë në kohë nevojat e kanaleve të shitjes aq sa duhet?
- A i shfrytezojnë të gjitha mundësitë në cdo klient e aq më shumë në klientët e rëndësishëm?
- Cili nga punonjësit e shitjes ka atë që duhet për t'u bërë një specialist shitje?
- Cilat dobësi ndikojnë që ekipi juaj të frenohet që të arrijë potencialin e tij të plotë?
- A keni njerëzit e duhur në rolet e duhura në shitje?
- Cila është gjendja e tanishme e aftësive të ekipit tuaj, dhe çfarë do të duhet për të sjellë aftësitë dhe kapacitetet e tyre në një nivel më të lartë?
Vlerësimi ynë mat tiparet dhe aftësitë në shitje, duke u fokusuar vetëm në faktorët që me të vërtetë bëjnë ndryshimin në sukses.
Duke përdorur sistemin tonë të vlerësimit, ne do ju ndihmojmë të gjeni përgjigjet për keto pyetje kyçe dhe te zbuloni pikat e forta, pikat e dobëta dhe potencialin për rritje të ekipit tuaj.
Vlerësimi, i ofron menaxherëve të shitjes analiza individuale për cdo punonjës por edhe për ekipin në tërësi. Ky proçes vlerësimi dhe analize, detajon potencialin e çdo individi për t'u bërë një punonjës i suksesshëm. Ne ofrojmë një plan që identifikon aftësitë që çdo individ duhet të mësojë, tiparet që ata duhet të zhvillojnë dhe dobësitë që ata duhet të tejkalojnë për të arritur sukses të lartë në shitje.
Ekipi juaj i menaxhimit do të marrë një përmbledhje, ku do të mund të zbuloni elementët thelbësore të suksesit që ekzistojnë tek ekipi juaj, dobësitë kryesore të fshehura, potencialin për rritje të shitjeve, dhe efektivitetin e menaxhimit të shitjeve.
Bazuar në rezultatet e vlerësimit të shitjes, ne do t’ju dorëzojmë rekomandime specifike dhe një plan veprimi që shpjegon se çfarë ju duhet të bëni për të përmirësuar ndjeshëm rezultatet.
ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës në shitje.
Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e shitjeve sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin e shitjes në kompaninë tuaj