Zgjedhja e Personelit është pjesë e procesit të punësimit të personave të cilët nxirren nga grupi i kandidatëve që kërkojnë për punë dhe të cilët kanë kualifikimet, njohuritë, aftësitë dhe kompetencat për të plotësuar vendet e lira në organizatë. Procesi i përzgjedhjes së personelit është mjet menaxhimi që vlen për dallimin në mes aplikantëve të cilët janë të kualifikuar dhe ata më pak të kualifikuar, duke përdorur teknika të ndryshme. Qëllimi i procesit të përzgjedhjes është që të zgjedhim kandidatin më të përshtatshëm, kontributet e të cilëve do të jenë më të vlefshme për organizatën.

Pikat e domosdoshme për procedurën e përzgjedhjes së personelit.

Procedura e përzgjedhjes së personelit ka një numër fazash të cilat ndihmojnë organizatën për sigurimin e më shumë informacioni në lidhje me një aplikant. Në çdo fazë, disa aplikantë refuzohen për shkak se aftësitë dhe njohuritë e tyre nuk përputhen me nevojat e organizatës. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të përgatitet një procedurë e duhur e përzgjedhjes që do t’u përshtatet kërkesave të organizatës dhe do të ndihmojë në zgjedhjen e aplikuesit më të përshtatshëm. Për një procedurë të suksesshëme të përzgjedhjes, janë të nevojshme të plotësohen pikat e mëposhtme:

  • Numri i aplikantëve duhet të jetë i mjaftueshëm; përndryshe do të jetë e vështirë për të zgjedhur kandidatin më të mirë.
  • Duhet të jenë persona të cilët do të përzgjedhin kandidatët dhe ata persona duhet të zgjidhen në bazë të llojit të kandidatëve që janë për t'u zgjedhur.
  • Një specifikim i duhur i punës duhet të zhvillohet më përpara, përmes të cilit do të mund të krahasohen njohuritë, aftësitë dhe mundësitë e kandidatit.

Rëndësia e procedurës së përzgjedhjes së personelit

Për çdo organizatë, suksesi varet nga cilësia e personelit të cilët janë zgjedhur për këtë punë. Pra, procedura e përzgjedhjes është një funksion shumë i rëndësishëm i menaxhimit të organizatës. Rëndësia e përzgjedhjes mund të shihet nga faktorët e mëposhtëm:

  1. Kontraktimi i punonjësve të aftë - përzgjedhja e personelit ndihmon në punësimin vetëm të kandidatëve të dëshirueshëm.
  2. Zvogëlimi i kostos së trajnimit - përzgjedhja e duhur e personelit ul koston e trajnimit, sepse kandidatet e kualifikuar do të jenë të aftë në kapjen e teknikave të punës.
  3. Problemet e personelit mund të zgjidhen - përzgjedhja e personelit të duhur do të thotë punëtorët do të jenë të kënaqur me punën e tyre dhe kështu problemet e personelit në organizatë mund të reduktohet.

Përzgjedhja e punonjësve ështe e rëndësishme prandaj i jepni asaj rëndësinë e duhur.

ProspecTime mund të lehtësojë këtë proces në të gjitha hapat e tij.

ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës.

 Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e organizatës tuaj sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin në kompaninë tuaj.