Është koha që një mënyrë krejtësisht e re arsimimi t’i afrohet kompanisë tuaj: një qasje e cila ndryshon mënyrën e konceptimit të trajnimin, mënyrën e dizenjimit, dhe e cila do të jetë afatgjatë. Një qasje e cila drejton ndryshimin real të sjelljes dhe rezultatet. ProspecTime do të punojë me ju për të zhvilluar trajnim të klasit botëror.
Puna në ekipe është e pashmangshme. Për vite të tëra udhëheqësit organizativë, e kanë pranuar vlerën e shtuar që vjen nga të paturit e punonjësve, të cilët punojnë në ekipe formale apo joformale, por gjatë dy dekadave të fundit, theksi akoma më i madh vendoset mbi punën në ekip. Disa studime tregojnë se më shumë se 80 % e organizatave punësojnë lloje të shumta të ekipeve në vendet e punës.
Në organizatën tuaj (në çfarëdo sektori,) ka përfitime të dukshme kur kreativiteti dhe potenciali brenda stafit tuaj është i panjohur . ProspecTime ofron një shumëllojshmëri ushtrimesh të ndërtimit të ekipit për të sistemuar nevojat e organizatës ose ekipit të udhëheqjes. Përshkrime të hollësishme të ushtrimeve të ndërtimit të ekipit, janë të përfshira më poshtë. ProspecTime mund të punojë me ju për të hartuar zgjidhje të përshtatshme për ndërtimin e ekipeve të cilat përshtaten me nevojat e organizatës suaj.
Përmirësoni performancës e stafit tuaj dhe trajtoni sa më shpejt simptomat e një motivimi të varfër. Përdorni një proces të thjeshtë, me teknika të thjeshta për të transformuar performancën dhe motivimin, në çfarëdo vendi pune.
Ky trajnim siguron:
- Identifikimin e nevojave
- Përfshirjen e njerëzve të duhur.
- Veprime praktike dhe të përshtatshme.
- Perdorimi i burimeve te duhura.
- Ndjekje e rezultateve dhe plan veprime për ekipet tuaja.
Ndërtimi i ekipeve dhe puna ekipore janë aftësi thelbësore në vendin e punës dhe aftësi shumë të kërkuara që t’i zotëroni kur kërkoni një punë të re apo promovim. Ekipet, që punojnë në potencialin e tyre të plotë, gjenerojë më shumë produktivitet dhe zgjidhje më të mira.
ProspecTime është i gatshëm t’ju ndihmojë, juve personalisht ose organizatën tuaj, në përsosjen e performancës.
Ndërmerrni hapin e parë për përmirësimin e organizatës tuaj sot. Telefononi në +355 682038417, ose dërgoni email në info@prospectime.com , të zbulojmë së bashku se si mund të përmirësojmë rezultatin në kompaninë tuaj.