Edukimi dhe eksperienca nuk garantojnë Suksesin - Qëndrimi dhe Praktikat, PO!
Realiteti tregon se për të siguruar suksesin për fëmijët e tyre, një pjesë e mirë e familjeve shqiptare, investojnë shumë në edukimin e tyre, brenda dhe jashtë vendit. Por a siguron sukses një edukim i mirë? Dilemat mbi çfarë duhet të bëjmë që të arrijmë suksesin, shoqërojnë jo vetëm të rinjtë, dhe jo vetëm anëtarët e shoqërisë tonë. Ky artikull nga Larry Alton, ndihmon të evidentojmë se përmbi edukimin dhe eksperiencën, duhet të zhvillojmë 5 cilësitë bazë, që bëjnë ndryshimin dhe përshpejtojnë suksesin.
* * * * *
Suksesi profesional është rezultat i shumë faktorëve. Edukimi arsimor ndoshta nuk ka aq shumë rëndësi - sa mendoni, por një diplomë në një fushë të caktuar, mund të ndikojë vërtet, të hidhni hapat e parë drejt progresit. Përvoja sigurisht që ka rëndësi, por që vjen tek ju, vetëm pas disa vitesh përkushtimi. Talentigjithashtu ka rëndësi, por përveç aftësive (të cilat zhvillohen nga përvoja), shumica e talentit është e lindur, që do të thotë se ju keni një tendencë të natyrshme për të bërë, në fusha të caktuara, më shumë se të tjerët. Rrjeti juaj i kontakteve ka rëndësi, por jo gjithmonë mund të kontrolloni ndërveprimin në të. Dhe në fund është edhe fati, që sado pak përcakton pjesë të suksesit në karrierën tuaj.
Duke i parë kështu këto faktorë, duket sikur ka pak mundësi që të mund të keni kontroll mbi suksesin profesional. Por asnjë nga këto faktorë nuk ka rëndësi, nëse do të lini pas dore gjërat më të rëndësishme që ju duhet të krijoni për veten tuaj:
1. Qëndrimi Pozitiv
E gjitha mbi "qëndrimin pozitiv" dikujt mund t’i duket si një mashtrim - në fund të fundit, a mund të mendoni për ndonjë të suksesshëm, i cili ka arritur aty ku është, vetëm se kishin mendime pozitive? Sigurisht që jo. Por, ju mund shikoni historikun e pothuajse çdo sipërmarrësi të suksesshëm, dhe do të gjeni në rrugën e tyre, të paktën një pengesë të madhe, që gati ndërpret çdo gjë. Dhe në përballimin e këtyre pengesave, ata mbetën pozitivë, gjë e cila motivoi pozitivisht veprimet e tyre, në vend të nënshtrimit, dhe përfundimisht, u ngjitën në maja.
Të menduarit pozitiv. është më shumë se sa për t’ju ndihmuar në momente të vështira. Studimet tregojnë se të menduarit pozitivisht, më shumë se negativisht, ndikon në uljen, në mënyrë aktive, të nivelit të stresit tuaj, duke ju dhënë shëndet më të mirë fizik dhe mendor, dhe një kapacitet më të madh për të vepruar në potencialin tuaj maksimal. Pjesa më e mirë është se nuk ka ndonjë ndarje të natyrshme në njerëz pozitivë apo negativë. Mendimet dhe qëndrimi juaj mund të kontrollohen duke u praktikuar, që do të thotë, se një qëndrim pozitiv është diçka që ju mund dhe duhet, ta krijoni për veten tuaj.
2. Praktikat e vazhdueshme
Praktikat, zakonet tona na bëjnë ne, ata që jemi. Me kalimin e kohës, veprimet tona të përsëritura bëhen automatike, ose si natyrë e dytë, dhe një herë që zhytemi këtu, është gati e pamundur për të dalë prej saj. Me zakone të këqija, si gjumi pas alarmit tuaj të parë, ose të punuarit gjatë pushimeve etj., janë një mënyrë që mund t’ju shkatërrojnë. Por, me zakonet e mira, si leximi rregullisht ose kontrolli i fakteve mbi të gjithë punën tuaj, janë një mënyrë që mund t'ju çojë në sukses.
Edhe pse shumë praktika (zakone) formohen në mënyrë të pandërgjegjshme, me anë të veprimeve tona të natyrshme, është e mundur që të krijoni praktika të vazhdueshme për veten tuaj. Çelësi për të krijuar këto praktika është logjik. Në qoftë se ju doni të filloni të bëni diçka çdo ditë, ju duhet ta detyroni veten që të filloni ta bëni atë në baza ditore, dhe të mos i lejoni vetes që të toleroni në javët e para. Pas përpjekjesh të vazhdueshme, do të bëhet më e lehtë. Thyerja e zakoneve të këqija mund të jetë e vështirë, por kjo është tërësisht brenda mundësive tuaj.
3. Objektivat
Ndërsa puna juaj në një kompani, mund të ketë objektiva që diktojnë veprimet tuaja, objektivat tuaj profesionalë janë tërësisht nën kontrollit tuaj. Vendosni objektiva shumë të larta dhe nuk do të jeni në gjendje për të bërë përparim të dukshëm. Vendosni objektiva shumë të lehtë, dhe kurrë nuk do arrini të nxirrni potencialin tuaj të vërtetë.
Mënyra më e besueshme për krijimin e objektivave të përshtatshme, janë kriteretSMART, një akronim që përshkruan pesë cilësitë kryesore, që duhet t’i kenë të gjithë objektivat: Specifike, të Matshme, të Arritshme, Realiste dhe të përcaktuara në Kohë. Përveç përmbushjes së këtyre kritereve, ju duhet të krijoni objektiva në nivele të ndryshme. Për shembull, ju duhet të keni, objektiva fleksibël afatgjata, por duhet të detajoni planet tuaja për suksesin afatgjatë, në objektiva, qëllime afatshkurtra, më të vogla dhe/ose të menjëhershme, si dhe objektiva afatmesme që të çojnë drejt vizioneve afatgjatë dhe që shërbejnë si gurë kilometrikë.
4. Planet taktike
Objektivat janë të mira për t’ju ndihmuar që të përmirësoni dëshirat tuaja dhe të vendosni tonin në karrierën tuaj, por pa një plan të plotë ekzekutimi, këto dëshira janë vetëm ëndrra. Si një zgjatim i objektivave tuaj, duhet të krijoni plane taktike që detajojnë se si do të veproni dhe ku do të bazoheni për të arritur këto objektiva. Kjo mund të përfshijë një listë të detyrave që duhen përmbushur para se të arrini objektivin, një seri strategjish që ju do të përdorni në ndjekje të këtij synimi, ose një listë të kushteve që ju do të duhet të plotësoni përpara se të lëvizni nga një fazë në fazën tjetër të planit tuaj. Nëse ju do të keni probleme me planin fillestar, ju mund të keni nevojë të bëni kërkime shtesë përpara se të ecni më tej.
5. Një mjedis i shëndetshëm
Si njerëz, ne shpesh jemi produkt i mjedisit tonë, dhe në botën profesionale është e njëjta gjë. Nëse tavolina juaj është e çrregullt, mendja juaj mund të jetë e rrëmujshme. Nëse ju punoni në një zonë të zhurmshme e plot rrëmujë, nuk do të jeni në gjendje të përqëndroheni. Por, ndoshta më e rëndësishmja, në qoftë se ju jeni të rrethuar me njerëz negative, apatikë apo dembelë, kurrë nuk do të jeni në gjendje të motivoni veten për të arritur qëllimet tuaja. Nëse jeni duke punuar në një vend, ku nuk do të pranonin sfidat, nuk do të jeni në gjendje të përparoni.
Krijoni mjedisin tuaj për të maksimizuar shanset për sukses, pavarësisht nëse kjo do të thotë që të punoni brenda kufijve të organizatës suaj të tanishme, apo të lëvizni në një mundësi më të mirë. Rrethojeni veten me ata njerëz që do t'ju çojnë drejt suksesit, dhe strukturoni mjedisin tuaj të punës, që të mund të jeni më produktivë.
Njëherë që filloni duke krijuar këto gjëra për veten tuaj, në vazhdimësi dhe me përkushtim, ju do të gjeni veten, natyrshëm, të tërhiqet drejt rrugës së suksesit. Me një vizion të fortë në mendje, qëndrim dhe mjedis të përshtatshëm për të kapërcyer pengesat që do t’ju dalin përpara, nuk do të ketë asgjë që t’ju ndalojë në arritjen e qëllimeve tuaja.