Blog

Punoni në Shitje? Ja fjalët dhe frazat për t'u shmangur me çdo kusht!

Punoni në Shitje? Ja fjalët dhe frazat për t'u shmangur me çdo kusht!

(11 Janar 2016) Prezantimi i informacionit në mënyrë të qartë dhe efektive është një nga elementët më të rëndësishëm për të përcjellë mesazhin dhe për të  realizuar shitjen, por shpesh punonjësve të shitjes, përdorimi i fjalëve apo frazave të papërshtashme i kushton shumë. Për këtë arsye, më poshtë po ju sjellim një shkrim nga Jeffrey Gitomer. Ju ndoshta keni edhe sugjerime te tjera, kështu që jeni mëse të mirpritur t'i ndani ato me ne. - ProspecTime Consulting

Krijo një mënyrë të re komunikimi për të realizuar shitjen.

Miku im Mitchell Kearney është fotografi më i mirë në këtë rajon. Kur duhet të shkrepë foton për një klient, ai nuk thotë kurrë "qesh pak". E nëse klienti nuk qesh, atëherë kjo është një pengesë e madhe për të realizuar fotografi të pëlqyeshme. Por ai thotë se: - kjo e ka bërë atë më krijues t’i kërkojë klientit të tij një buzëqeshje pa e thënë ndonjëherë këtë fjalë. Unë kam parë qindra foto të tij ... në pjesën më të madhe të tyre njerëzit janë të qeshur, kështu që duket se filozofia e tij funksionon. Ai e shmang këtë  fjalë të pasinqertë e të rëndomtë, dhe është kjo që ndan profesionistët nga amatorët.

Si i pyesni klientët tuaj sot, që të buzëqeshin dhe të blejnë? A jeni duke përdorur fjalë që padashje mund të ofendojnë klientin? A jeni duke përdorur fjalë që krijojnë besim apo që e dëmtojnë atë? A përcillni mesazhin "Unë jam këtu vetëm për të realizuar porosinë?"

Nëse ju doni të realizoni shitje, ju duhet të përdorni me kujdes fjalët në mënyrë që të shmangni të dukeni si një punonjës shitje i pasinqertë. Dhe në qoftë se ju i përdorni fjalët pa kujdes, ju ndoshta jeni i pasinqertë.

Fjalët dhe frazat që duhen shmangur:

Sinqerisht ... Kjo fjalë shpesh tingëllon sikur qëllimisht doni të fshihni pasinqeritetin. Të gjitha kurset e shitjes rekomandojnë që ta zhdukni këtë fjalë nga fjalorin tuaj.

Krejt sinqerisht ... një dozë e dyfishtë të i trembeni sinqeritetit. Kjo e bën shumë të dyshimtë personit që e thotë atë.

Ndershmërisht ... një fjalë që ndiqet pothuajse gjithmonë me një gënjeshtër.

Dhe dua të them se ... Jo, jo, në fakt ju nuk doni të thoni atë ... Kjo ndoshta është fraza më e pasinqertë që përdoret.

A jeni të përgatitur për të porositur sot? ... Prit pak. Kjo është fraza më ofensive dhe budallaqe, që e kthen situatën. Ka njëqind mënyra më të mira për t’i kërkuar një klienti mendimin i tij, ose kur ai dëshiron të porosisë.

Si jeni sot? ... Kur dëgjoni këtë, ndoshta menjëherë mendoni "Çfarë do te me shese ky sot"?

 A mund t’ju ndihmoj me diçka? ... Shprehja universale e të gjithë shitësve “nëpunës” me pakicë. Edhe ju mund të mendoni se -si ka mundësi që edhe pas 100 vjetësh, në shitjet me pakicë, ata nuk kanë mundur të gjejnë diçka më kreative për të thënë e për të orientuar shërbimin e konsumatorëve.