Blog

10 Arsye pse njerëzit inteligjentë nuk arrijnë kurrë sukses

10 Arsye pse njerëzit inteligjentë nuk arrijnë kurrë sukses

Nëse dikush do ju pyeste - A e konsideroni veten të suksesshëm, cila do të ishte përgjigja juaj? Ndonjëherë jemi ne që i bëjmë vetes këtë pyetje, duke u gjendur në mëdyshje për përgjigjen e thjeshtë - Po ose Jo. Në fakt, përpara se të jepni një përgjigje, ndoshta është e nevojshme të përcaktoni përkufizimin personal për suksesin, pasi ky është një koncept subjektiv për njerëz të ndryshëm. Dhe nuk duhet harruar se suksesi nënkupton arritjen e objektivave dhe qëllimeve, që do të thotë se pa objektiva nuk ka kuptim suksesi. Shpesh suksesi lidhet me zgjuarsinë, por jo gjithmonë kjo është e vërtetë. Një analizë se pse ndodh kështu, e gjeni në shkrimin në vazhdim, me autor Uill Chou. Ai jep disa arsye që i frenojnë njerëzit inteligjentë drejt suksesit. Duke i njohur ato, gjithkush mund të punojë për t’i përmirësuar. Lexim të këndshëm!   

* * * * *

Disa dekada më parë, shumica e njerëzve besonin se ekzistonte një formulë e thjeshtë për sukses - sa më i lartë treguesi i inteligjencës, aq më i suksesshëm do të ishit. Kjo doli të ishte e gabuar. Studime të mëtejshme zbuluan faktorë të shumtë që parashikonin suksesin, duke përfshirë vullnetin dhe inteligjencën emocionale (IE). Këta faktorë të tjerë janë ende të nënvlerësuar edhe sot e kësaj dite.

Këtu janë 10 arsyet pse njerëzit inteligjentë nuk performojnë mirë:

1. Ata mbi-analizojnë

Inteligjenca në fakt funksionon si një pengesë për ndërveprimet sociale. Sa më i zgjuar të jeni, aq më i aftë jeni për t’u mbi-përgatitur dhe mbi-analizuar. Njerëzit jo-inteligjentë janë në fakt në avantazh, sepse nuk janë as të vetëdijshëm për pasojat.

Ata thjesht hyjnë dhe flasin me njerëzit. Kjo i lejon ata të ndihen komodë dhe të sigurt, gjë që përmirëson rezultatet e tyre. Pra, si e zgjidhni këtë? Merrni disa këshilla për aftësitë sociale kohë pas kohe. Dhe vetëm përqendrohuni në përmirësimin e zbatimit të tyre sepse kjo shmang tejmbushjen me informacion.

2. Ata mbështeten shumë te inteligjenca

Shumë njerëz të zgjuar përfundojnë duke e përdorur inteligjencën e tyre si mjet ndihmës. Ata arsyetojnë: "Unë thjesht do të bëhem më i zgjuar në vend që të punoj për dobësitë e mia." Nëse ndonjëherë është më mirë të dyfishoni pikat tuaja të forta, mungesa e vëmendjes ndaj dobësive mund t'ju pengojë të përmirësoheni.  

Për shembull, mund të përfundoni duke mos i përmirësuar kurrë aftësitë tuaja sociale. Kjo çon në mungesë të rëndësishme të inteligjencës sociale, gjë që shkatërron mundësitë e suksesit, sepse pavarësisht se çfarë pune keni, do të ndërveproni me njerëzit.

3. Ata kanë ego

A keni dëgjuar ndonjëherë dikë të thotë se një sport i caktuar është më i miri vetëm sepse ai e ushtron? Në mënyrë të ngjashme, ju mund të mbroni inteligjencën si çelësin e vetëm të suksesit, thjesht sepse është gjithçka që keni. Megjithatë, shumë njerëz janë të zgjuar dhe jo të pasur. Si ndodh kjo?

Egoja mbizotëron realitetin. Duhet të kuptoni se faktorë të tjerë, si vullneti, përshtatja dhe inteligjenca emocionale ia vlen të përmirësohen. Gjeni dikë që është njësoj si ju. Çfarë këshille do t'i jepnit? E bëra këtë me dikë që kishte nevojë të shkonte në palestër. Por më rezultoi se duhet të bëja të njëjtën gjë.

4. Ata e vendosin teorinë mbi praktikën

Inteligjenca e librit është e mrekullueshme, por jeta reale është disi ndryshe. Në librin Instinkti i vullnetit, autorja, një profesoreshë në Stanford, zbuloi se teoritë e saj shkencore nuk funksiononin gjithmonë në praktikë me studentët. Me kalimin e kohës, ajo zbuloi disa faktorë, që procesi shkencor nuk i kishte marrë parasysh, gjë që e lejoi atë të rishikonte më mirë mësimet e saj.

5. Ata kanë frikë nga ndryshimi

Drejtuesit kryesorë ekzekutivë më të mirë në botë kanë shprehur rëndësinë e përqafimit të ndryshimit.

Ndryshimi është i rëndësishëm sepse nëse nuk vazhdoni të rinovoni, konkurrentët tuaj do t'ju arrijnë. Gjithmonë duhet të qëndroni vigjilentë. Shumica prej nesh u rritën me kulturën për të kundërshtuar rrezikun. Në vend që të marrin rreziqe të llogaritura që ia vlejnë, ata shmangin të gjitha rreziqet.

6. Ata i shmangen gabimeve

Psikologja dhe folësja me famë botërore në TED, Carol Duek, shkroi një libër të rekomanduar nga Bill Gates të quajtur Mendësia: Psikologjia e Suksesit.

Në libër, ajo zbuloi se njerëzit e pasuksesshëm kishin diçka të quajtur mendësi fikse. Këta njerëz besonin se nuk mund të përmirësoheshin kurrë dhe nuk i shihnin gabimet si mësime. Bëni të kundërtën dhe do të filloni të fitoni.

7. Ata i japin vetes të drejtë

Nga ajo që kam vënë re në mesin e njerëzve me arritje të larta, një qëndrim për t’u vlerësuar është se ata kurrë nuk ankohen dhe kurrë nuk sillen sikur meritojnë diçka. Ata punojnë për të. Mes njerëzve mesatarë, e kundërta është e vërtetë. Ata ndihen sikur kanë të drejtë për të gjitha llojet e gjërave, nga ushqimi, strehimi dhe shkollimi.

Mundohuni të mos ankoheni për asgjë për 7 ditë. Pyesni veten "Si mund ta kem këtë?" në vend që të mendoni "Unë nuk mund ta kem këtë."

8. Ata tundohen nga shumë ide

Në botën moderne, ka shumë gjëra për t'u ndjekur. Por ju mund të keni frikë të humbisni diçka nëse duhet të përqendroheni në diçka tjetër. Dhe kjo është e gabuar.

Ja një histori për të ilustruar. Na ishte njëherë një gomar. Ai nuk po vendoste nëse do të hante barin apo të pinte pak ujë. Ai ngeli në mes tyre, i pavendosur se çfarë të bënte. Dhe përfundoi i ngordhur nga uria.

Nëse ai do të ishte fokusuar që të shkonte fillimisht te njëra, do të kishte zbuluar se më vonë kishte mjaft kohë për të shkuar te tjetra. Ju duhet të bëni të njëjtën gjë në jetë. Përqendrohuni në një gjë për disa vite. Keni dekada për të shpenzuar.

9. Atyre u mungon inteligjenca emocionale (IE)

Një nga zbulimet kryesore të shekullit të fundit ishte IE. Nuk ka të bëjë me numrat dhe matematikën. Ka të bëjë me atë se sa mirë mund t'i dalloni emocionet e të tjerëve (dhe të vetes) për tu përshtatur më mirë në situata të ndryshme.

Por e mrekullueshmja është që IE mund të mësohet, ndryshe nga inteligjenca e përgjithshme. Edhe sot e kësaj dite, IE është fshehur nën qilim. Shumica e njerëzve nuk shqetësohen për ta përmirësuar atë dhe nuk arrijnë të japin potencialin e tyre në fushat që ndikohen nga IE, si pasuria dhe marrëdhëniet.

10. Atyre u mungon inteligjenca sociale

Ngjashëm me IE, inteligjenca sociale ka të bëjë me ndërtimin efektiv të ndërveprimeve sociale dhe bisedave. Në botën moderne inteligjenca është ende e mbivlerësuar dhe inteligjenca sociale thjesht njihet si diçka që ekziston, por konsiderohet si diçka që nuk mund të përmirësohet.

E kundërta është e vërtetë. Inteligjenca sociale është kritike për shumicën e jetës sonë. Ne jemi duke bashkëpunuar me njerëz gjatë gjithë kohës. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të bëheni ekstrovert. Ka introvertë të aftë shoqërorë si dhe ekstrovertë të turpshëm.

Ju mund ta përmirësoni atë. Vendoseni veten në më shumë situata sociale në karrierën tuaj ose kohën e lirë. Ju mund të merrni mësime rreth saj ose të punoni në pozicione me më shumë ndërveprime sociale, si shitës ose kamerier. Reflektoni se si mund të kishit vepruar më mirë çdo ditë dhe do të përmirësoheni me kalimin e kohës.