Blog

Çelësi kryesor për të ardhmen tuaj më të mirë jeni ju

Çelësi kryesor për të ardhmen tuaj më të mirë jeni ju

Jim Rohn, autori i këtij shkrimi, ka preferuar ta mbyllë këtë artikull të shkurtër shumë motivues, me fjalën “magji”, duke dashur të zgjojë tek secili prej jush atë shkëndijë që gjendet brenda çdo individi, e cila “ndez” fitilin e motorit të zhvillimit personal dhe profesional, e që përcakton fatin e rrugëtimit të çdo njeriu në jetë. Mos harroni se çelesin për një ardhme të ndritur e keni ju në dorë, ju jeni “arma sekrete” e suksesit apo mossuksesit tuaj. Lexim të këndshëm!

* * * * *

Nga të gjitha gjërat që mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj, rritja personale është më e rëndësishmja. Me fjalë të tjera, çelësi kryesor për të ardhmen tuaj më të mirë jeni ju. Megjithatë, duhet të keni parasysh se në rritjen tuaj personale dhe profesionale mund ndikojnë edhe faktorë të tjerë. Ja disa prej tyre. 

P.sh. nëse i përkisni një kompanie të fortë, dinamike, progresive dhe me një udhëheqje të fortë, kjo përbën avantazh dhe ju ndihmon shumë. Nëse kompania ka produkte dhe shërbime të mira për të cilat jeni krenar, kjo gjithashtu ju ndihmon. Nëse ekziston një program i mirë trajnimi, edhe ai do t’ju bëjë shumë punë.

Nëse koha do të jetë gjithmonë e mirë, nëse makina s’do ju prishet, nëse fëmijët nuk ju sëmuren, nëse fqinjët do të jenë të kujdesshëm në rrugë, nëse të afërmit tuaj nuk do të gabojnë, nëse nuk do jetë shumë ftohtë, apo shumë nxehtë ... të gjitha këto gjëra, gjithashtu, do t’ju ndihmonin në të ardhmen tuaj.

Ne mund të vazhdojmë gjatë me listën, por mos harroni këtë: Gjërat që sapo rendita, dhe për më tepër - të gjitha së bashku - luajnë vetëm një rol të vogël në të ardhmen tuaj më të mirë.

Sepse çelësi kryesor për një të ardhme më të mirë jeni ju. Mbajeni vath në vesh këtë.

Kur e pyetën një mikun tim se “Si mund të rriten të ardhurat mbi mesataren?“, ai u përgjigj: “E thjeshtë. Bëhuni një person mbi mesataren. Punoni me veten”.

“Shtrëngoni duart e të tjerëve me entuziazëm dhe energji. Shumë njerëz duan të jenë të suksesshëm, por ata nuk e kuptojnë që çdo gjë nis nga shtrëngimi i duarve. Buzëqeshni me sinqeritet. Përfshihuni në diskutime me gjithë zemër. Interesohuni seriozisht për njerëzit e tjerë. Që të keni më shumë, kërkoni vazhdimisht nga vetja”.

Që ta bëni mirë punën tuaj, duhet të punoni më shumë me veten tuaj.

Është e çuditshme ta mendosh se si dy njerëz të ndryshëm në të njëjtën kompani, njëri prej tyre mund të fitojë 100 ose 1000 dollarë më shumë në muaj, ndërsa tjetri, jo. Cili mund të jetë ndryshimi? Nëse produktet do të ishin të njëjta, nëse do të kryenin të njëjtin trajnim, nëse do lexonin të njëjtën literaturë, me të njëjtat mjete, me të njëjtin mësues, me të njëjtin plan kompensimi, të dy do të merrnin pjesë në të njëjtat takime… pse një person do të fitonte më shumë? Mos harroni se ndryshimi është personal - brenda, jo jashtë.

Dikush dikur tha: “Magjia nuk është te produktet. Magjia nuk gjendet në literaturë. Magjia nuk është në film… Magjia që i bën gjërat më mirë është brenda jush dhe rritja personale e bën këtë magji të funksionojë për ju”.