7 Mënyra për të zotëruar fuqinë tuaj personale
Temat mbi zhvillimin personal gjithmonë janë interesante dhe nxitin debate konstruktive. Gjatë trajnimeve tona mbi këtë temë shumë shpesh vendosim theksin tek arsyet përse t’i kthehemi herë pas here atyre, është diçka e nevojshme. Seria e Trajnimeve mbi Zhvillimin Personal që ProspecTime ofron, ndihmon drejt arritjes të një ekuilbri të shëndetshëm mendor dhe fizik, për ta kthyer atë në një armë të fuqishme në jetën tuaj, e që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në ecurinë dhe progresin e sipërmarrjes tuaj në biznes. Shkrimi këtu, me autore Tami Bonnell, ju njeh pikërisht me mënyrat që duhet të keni parasysh për të qenë sa më të ndërgjegjshëm në këtë fushë. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Janë disa situata të pazakonta në biznes që të bësh të reflektosh më shumë me veten. Autori dhe folësi motivues Jim Rohn ka një këshillë të famshme: "Në radhë të parë puno më shumë për veten pastaj bëj punën". Zotërimi i fuqisë suaj personale është një mënyrë për të ndikuar në ndryshime pozitive në jetën tuaj, por edhe për të zgjeruar rrethin tuaj të ndikimit.
1. Qëndroni vetvetja.
Njerëzit vlerësojnë transparencën dhe të qenit vetvetja si një derë lidhëse tuajën me realitetin që ju rrethon, por ju nuk mund të jeni vetvetja nëse nuk e dini më parë se kush jeni. Unë e besoj këtë kaq fort, sa kam një tatuazh që thotë: "Ji i vërtetë me veten dhe do të jesh në gjendje të drejtosh të tjerët". Njerëzit duan të lidhen dhe të mësojnë nga individë me mendime të njëjta, kështu që mënyra juaj më e mirë për të ndikuar tek ata është duke qenë vetvetja juaj, e vërtetë dhe autentike.
Të gjithë kemi lindur me dhunti të veçanta dhe duke i shfrytëzuar sa më shumë këto dhunti, ne mund të ndikojmë pozitivisht në jetën tonë, si dhe në jetën e atyre që kemi pranë. Fjalët, zakonet dhe qëndrimet nga edukimi ynë, mund të vazhdojnë të ndikojnë në mënyrën se si mendojmë për veten tonë dhe në atë çfarë fokusohemi.
Një nga ushtrimet më të mira për t'ju ndihmuar të dilni nga zona juaj e rehatisë është të shkruani një listë me të mirat dhe të dobësitë tuaja. Cilat janë gjërat që ju pëlqejnë vërtet tek vetja dhe jeta juaj? Pak njerëz e kanë të lehtë të thonë se e duan veten ose të gjejnë atribute pozitive për t'i renditur. Por sa më e madhe të jetë aftësia juaj për të dashur veten dhe atë që përfaqësoni, aq më e lehtë do të jetë mundësia të doni të tjerët. Çfarë pune, aktivitetesh apo hobi bëni? Në anën e kundërt, shkruani gjërat rreth vetes që, nëse do kishit një shkop magjik, do të donit t’i ndryshonit.
2. Bëni pyetje efektive.
Me listën tuaj në dorë, filloni t'i bëni vetes pyetje të hapura dhe efektive:
- Pse është kjo e rëndësishme për mua?
- Çfarë çmimi jam i gatshëm të paguaj për ta ndryshuar këtë?
- Kush mund të jetë mentori im?
- Çfarë aftësish mund të mësoja?
- Cilat libra mund të lexoja? A mund të dëgjoj podkaste?
- Kë mund të shtoja në rrethin tim?
- Çfarë sjelljeje mund të ndryshoj për të vazhduar të rritem?
Shkruani pyetjet dhe më pas lëreni ndërgjegjen tuaj të përgjigjet. Koha është burimi ynë më i vlefshëm, megjithatë ne shpenzojmë 20% të saj në aktivitetet që prodhojnë 80% të rezultateve tona. Askush nuk është i mirë në gjithçka, por ne të gjithë kemi diçka - ose gjëra - që përbëjnë grupin tonë të aftësive natyrore. Përqendrohuni të bëni më shumë nga kjo. Nëse vërtet dëshironi të zotëroni fuqinë tuaj personale dhe të rriteni si individ, përforconi 20% të gjërave dhe delegoni gjithçka tjetër.
3. Vendosni rutina specifike të mëngjesit dhe të pasdites.
Mënyra se si e filloni dhe e përfundoni ditën tuaj ka rëndësi. Disa nga njerëzit më të suksesshëm dhe më me ndikim në botë ngrihen herët dhe kalojnë kohë në aktivitete specifike për të mbushur ditën e tyre. Një shumllojshmëri aktivitetesh - në fakt. Ajo që unë praktikoj - përshkruhet në librin "Mëngjesi i mrekullisë" të Hal Elrodit si heshtje, pohim, vizualizim, ushtrim, lexim dhe shkrim. Të shpenzosh 10 minuta për secilin prej këtyre aktiviteteve, është gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes. Duke bërë këtë, keni vënë në kontroll të gjitha aktivitetet dhe keni rregulluar ciklin tuaj ditor.
Pavarësisht nëse e filloj ditën time në shtëpi ose në një dhomë hoteli, mbyll sytë dhe vizualizoj për 120 sekonda se si dua të shpaloset dita ime, si dua të ndihen njerëzit dhe cili dua të jetë rezultati përfundimtar. Në shumicën e rasteve dita ime evoluon ashtu siç e kam përfytyruar, sepse e kam jetuar tashmë në mendjen time.
Në fund të ditës, mbyll sytë dhe pyes veten se çfarë funksionoi. Unë e dokumentoj atë që ndodh. Mbaj një bllok pranë shtratit tim dhe para se të fle, shkruaj atë që më shqetëson dhe disa pyetje efektive. Normalisht kur fle s’mund të bëj asgjë për t’i zgjidhur, por vetë fakti që i kam shkruar para gjumit, më bën të bëj gjumë të qetë. Pyetjet efektive mund të përfshijnë - Çfarë mësova sot? Kë ndihmova? Si e çova kompaninë time më tej? Për çfarë jam mirënjohës? Kjo praktikë krijon skenën për të nesërmen time produktive.
4. Të ardhura = vlerë.
Pavarësisht nga puna juaj, të ardhurat tuaja lidhen drejtpërdrejt me vlerën që ofroni. Pra, çfarë bëni për t'i shtuar vlerën personit që keni përballë? Kërkoni në Google, flisni me miqtë në Facebook, lidhuni me ta në LinkedIn. Zbuloni se çfarë po ndodh në botën e tyre, në mënyrë që të krijoni një lidhje autentike dhe të sinqertë. Mos u shqetësoni vetëm për mënyrën e prezantimit ose për të bërë shitjen. Sa më shumë të ndërtoni një marrëdhënie që shton vlerë, aq më shumë ata do t'ju besojnë. Pa diskutim, kjo është ekonomia e përvojës, kështu që personalizimi i shërbimit tuaj është thelbësor.
5. Investoni tek njerëzit.
Sa herë që keni një mundësi për të investuar tek dikush duke i mësuar, duke i ofruar këshilla ose kur është duke bërë diçka të mirë, do të shihni përfitimin që ju kthehet shumëfish direkt ose indirekt.
Unë besoj se shumë shpesh ne përfundojmë një punë për dikë tjetër, sepse mendojmë se jemi të dobishëm, ose është më e lehtë ta bëjmë vetë sesa t'ia mësojmë personit tjetër. Por kjo nuk do t'i ndihmojë ata të rriten. Liderët e vërtetë ndërtojnë liderë të tjerë. Pra, këshilla ime më e mirë për të fuqizuar veten dhe të tjerët është të mësoni. Nëse mësoni, do të përvetësoni. Do të mësoni praktikat më të mira përmes përvojës. Duke mësuar ju çimentoni njohuritë në trurin tuaj dhe duke ia përcjellë këto njohuri dikujt tjetër, ju e fuqizoni atë.
6. Masni ndikimin tuaj.
Si do ta kuptoni se përpjekjet tuaja po japin rezultat? Pse duhet t’i shikoni ato vetëm bardhë e zi? Masni ndikimin tuaj tek ata që keni pranë. Pyesni. A është rritur fuqia juaj e shitjeve? Keni arritur audiencë më e madhe? Si ndikon tek të tjerët suksesi yt i matshëm? Kërkoni komente konstruktive në mënyrë që të përmirësoheni. Kërkoni ndihmë për gjërat që nuk i dini.
7. Asnjëherë mos ndaloni të rriteni
Nëse duam që njerëzit të na ndjekin, ne duhet të vazhdojmë të rritemi si qenie njerëzore. Nëse vërtet duam të kemi më shumë sukses dhe përvoja më të mira, atëherë duhet të jemi dikush që tërheq njerëzit e duhur. Kjo nuk do të ndodhë nëse ne nuk jemi duke u rritur vazhdimisht si individë.
Magjia ndodh kur e dini se keni programuar ditën tuaj, moment pas momenti. Ju jeni në vendin dhe kohën e duhur dhe takuat njerëzit e duhur, të cilët bënë gjërat e duhura. Ju e keni në zotërim situatën. E nisni dhe e përfundoni çdo gjë. Por gjithashtu duhet të dini ta zotëroni dhe ditën tuaj kur bëni një gabim. Ato ditë paraqesin disa nga mundësitë më të mira për rritjen personale. Njerëzit respektojnë dhe ndjejnë empati me të tjerët që janë të sinqertë dhe të çiltër kur diçka shkon keq. Përshtatuni, korrigjoni gabimin dhe vazhdoni përpara.
Zotërimi i fuqisë suaj personale është thelbi i gjithçkaje që dëshironi të arrini në jetë: ëndrra të përmbushura, qëllime të arritura, marrëdhënie të suksesshme dhe ndikim tek të tjerët. Kushtojini sa më shumë kohë dhe vëmendje vetes në karrierën tuaj dhe investimi juaj do të shpërblehet në mënyrë eksponenciale.