Formula e përmbushjes së angazhimeve të Vitit të Ri
Jemi në ditët e fundit të vitit 2022! Është koha për të bërë bilancet e arritjeve për 2022-shin. Pra gjeni pak kohë, të shikoni në 360 ditët tuaja të fundit dhe mendoni se çfarë mund të bënit ndryshe ose më mirë aty. Sa prej vetë-premtimeve keni përmbushur? Urojmë shumicën e tyre! Në fakt, vetëm rreth 46% e njerëzve i përmbushin premtimet e vitit të ri. Ne duam që sa më shumë nga ju të jenë në këtë grup, kështu që mësoni formulën e Jeffrey Gitomer, për arritjen e premtimeve dhe objektivave. Natyrisht, nuk është diçka e lehtë, por ja vlen. Lodhja dhe përkushtimi juaj do të shpërblehet duke ju bërë ju versionin më të mirë të vetes tuaj, ditë pas dite. Lexim të këndshëm e GËZUAR VITIN E RI 2023!
* * * * *
Përmbushja e angazhimeve të Vitit të Ri shoqërohet me dhimbje. Do humb njëzet kilogram! Do ha më mirë! Do arrij formën e duhur! Do filloj palestrën! Do vrapoj pesë kilometra në ditë! Nuk do pi më duhan! Nuk do pi alkool! Nuk do … (plotësojeni fjalinë).
ASNJË nga këto gjëra nuk do të ndodhë. Ose, ato mund të ndodhin për një ose tre javë, dhe më pas do t’i ktheheni zakonit të vjetër. Apo thuhet - rutinës? I mbani mend angazhimet që morët vitin e kaluar? Si funksionuan ato? Po gjatë dhjetë viteve të fundit?
GËZUAR VITIN E RI!
Po, është koha për të bërë premtimet vjetore, për të bërë më shumë, më pak ose më mirë. Për të lënë, filluar, ndryshuar dhe bërë KËTË VIT, me siguri.
Nëse jeni aq i hapur, sa të pranoni një ose dy ide të reja, unë mund të kem zbuluar një zgjidhje, ndërsa po shqyrtoja angazhimet e mia të përmbushura dhe të dështuara. Përpara se të vendosni se çfarë të bëni më pas, ka disa gjëra që më mirë t'i merrni parasysh.
Të gjithë e keni dëgjuar thënien legjendare, "Filloni, duke menduar fundin". Ky është një mendim gjysmë i vërtetë dhe në fakt i rrezikshëm. SHEMBULL – Qëllimi: Unë dua një makinë të re deri në fund të vitit 2023. Në rregull, atëherë? Pasja e një ideje më të qartë se çfarë makine dhe me çfarë fuqie motori dua, m’i komplikon pak gjërat, por ajo që dua është të bëj më shumë udhëtime fundjavave, nëpër male. Për ta bërë këtë, do të më duhet një makinë e re. Unë po kërkoj të blej një makinë edhe për jashtë rruge, deri në shtator të 2023.
Filloni duke kuptuar se çfarë ju shtyn në këtë pikë dhe çfarë kërkoni të arrini PASI të përmbushet pjesa e parë e qëllimit. Më pas, bëni një plan me "ANGAZHIME të përcaktuara" – jo duke patur fundin në mendje.
Angazhimet dhe fillimi i vitit janë gjithashtu një kohë për reflektim. Ju vijnë ndërmend çështje që duhet të zgjidhni dhe zgjidhjet e dhëna gjatë viteve të fundit. Doni apo s’doni ju.
Përgjigjet më të vështira, dhe përgjigjet më të rëndësishme në jetën tuaj, janë ato që duhet t'ja jepni vetes. Si e bëtë atë, ose pse nuk e realizuat.
Jeffrey, ti nuk e kupton - e kam (dhe pastaj vazhdon të më tregosh situatën tënde: jam beqar, i martuar, pa fëmijë, i divorcuar me fëmijë, e fjalë boshe pa fund. TË NJËJTAT PËRGJIGJE – si ato që i jepni vetes - thjesht një grup ndryshe i përgjegjësive dhe rrethanave.
Pyeteni veten:
Pse po pini duhan?
Pse jeni mbipeshë?
Pse nuk jeni në formë?
Pse nuk po e arrini objektivin tuaj të shitjes?
Pse grindeni me bashkëshortin?
Këto përgjigje ofrojnë bazën e qëllimit, ose vendosjen e angazhimit DHE arritjes.
Ju nuk mund të bini në peshë derisa të kuptoni pse dhe si e keni marrë atë, çfarë ndryshimesh mund të duhet të bëni në stilin tuaj të jetës dhe çfarë vetëdisiplinash duhet të zbatoni për ta ulur atë. Përndryshe, pesha vetëm do të shtohet.
Më pas konfirmoni me shkrim angazhimin ose objektivin që i keni bërë/vënë vetes dhe vendoseni në një pasqyrë. Shikojeni çdo ditë derisa të filloni të veproni.
IDE: Pse nuk vendosni të bëni disa gjëra pozitive? Unë shkrova në Twitter: Gëzuar Vitin e Ri. Vendosni të bëni diçka që dëshironi ta bëni, jo diçka që DUHET ta bëni. Shumë më argëtuese. #Gitomer.
Kjo pati një ndikim te shumë njerëz dhe mori qindra shpërndarje dhe komente në LinkedIn.
Këtu janë disa angazhime POZITIVE që unë premtoj se do të ndodhin, nëse i vendosni ato me shkrim:
- Shkoni në më shumë lojëra me top me fëmijët, bashkëshortin dhe miqtë. Emërtoni lojërat.
- Blini më shumë. Jepini vetes një buxhet të përcaktuar dhe shpenzojeni atë për veten tuaj.
- I telefononi një personi në javë dhe tregojini se e doni dhe jeni mirënjohës për praninë e tyre në jetën tuaj. Rendisni njerëzit.
- Kryeni një veprim të rastësishëm mirësie çdo ditë para mesditës. Kjo do ta përmirësojë ditën JUAJ, jo vetëm të tyre.
- Rinovoni një miqësi të vjetër në muaj. Filloni duke kërkuar në Facebook. Filloni me fqinjët tuaj të vjetër ose shokët e klasës së shkollës së mesme.
Viti i Ri - Mënyrë e Re - Mundësi të Reja - jo një "ju i ri" - përkundrazi një ju më i mirë, më i lumtur. Gjithë vitin.