Blog

50 Të vërtetat e identifikimit të klientit - të vërtetat 11-20: Plani juaj i kërkimit

50 Të vërtetat e identifikimit të klientit - të vërtetat 11-20: Plani juaj i kërkimit

Kur kryeni kërkimin dhe identifikimin e klientëve të rinj të mundshëm ju jeni të kujdesshëm të përdorni kohën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ta shpenzoni atë në ato drejtime që do të mund të sjellin rezultate sa më të larta. Nëse do të jeni të fokusuar kështu, atëherë duhet të keni strategji dhe një plan kërkimi, ku detajoni të gjitha taktikat tuaja për t’ju përshtatur sa më mirë tregut dhe klientëve tuaj të mundshëm. Natyrisht, nëse do të keni një plan shumë të mirë dhe do ta zbatoni atë me përkushtim ju do të zbuloni klientët tuaj të mundshëm dhe gjasat për të arritur mbylljen e shitjes do të jenë të larta. Këtu më poshtë është grupi i dytë me të vërtetat 11-20, që mund t’ju ndihmojnë me planin tuaj të kërkimit. 10 të vërtetat 1-10 i gjeni në shkrimin e javës së shkuar. Lexim të këndshëm!

* * * * *

Mjaft menduat se kërkimi dhe identifikimi i klientëve të mundshëm është puna e dikujt tjetër. Është puna juaj, dhe kjo do të thotë se duhet të keni një plan. Nuk keni arsye t’i ndërlikoni gjërat. Më besoni, është e lehtë të ngatërroheni dhe të keqmenaxhoni shumë shpejt punën tuaj nëse do të keni ndonjë nga planet e shitjes që kam parë, e që disa njerëz përpiqen të ekzekutojnë.

Shitjet kanë të bëjnë me lidhjen me njerëzit, por jo vetëm me njerëz të rastësishëm. Kjo do të kërkojë disa planifikime nga ana juaj për t'u lidhur me njerëzit e duhur. Për t'ju ndihmuar ta bëni këtë, do të doja t'ju jepja grupin e dytë të 10 të vërtetave të mia mbi shitjet, si pjesë e "50 të vërtetave të identifikimit të klientit të mundshëm". E kam titulluar këtë listë: "Plani yt i identifikimit të klientit të mundshëm."

Nëse nuk keni pasur mundësi të lexoni postimin e javës së kaluar, me të vërtetat e shitjes 1-10, kontrolloni dhe qëndroni të sinkronizuar për të vërtetat e shitjes 21-30 javën e ardhshme! Do të flasim për mediat sociale, e-mailin dhe kërkimin e klientit të mundshëm me të vërtetat 31-40 pas dy javësh. Dhe javën e fundit do të përfundoj serinë me të vërtetat 41-50, duke folur për atë se si të jeni të suksesshëm në kërkimin dhe identifikimin e klientit të mundshëm.

Pjesa 1 e planit tënd të identifikimit të klientit të mundshëm:

11. Ndajeni grupin e klientëve të mundshëm në tre pjesë (ndoshta sipas rëndësisë, informacionit, kontakteve etj – shënim i ProspecTime): sipër, në mes dhe poshtë. Vendosni më shumë vlerë në fund se sa në krye.

12. Vendosni një proces përgjegjshmërie.

13. Mos harroni se e nesërmja fillon sot. Kurrë mos e mbyllni ditën, pa e ditur saktësisht se për cilin do të mendoni nesër dhe cilat janë synimet tuaja për çdo kërkim, takim apo telefonatë.

14. Ndajeni ditën tuaj në pesë seanca 90-minutëshe. Kushtoji të paktën një seancë një klienti të mundshëm. Mbani parasysh se shitësit e rinj ka të ngjarë t'u kushtojnë çdo ditë tri prej këtyre seancave një klienti të mundshëm.

15. Në fillim të çdo seance për një klient të mundshëm, përcaktoni qartë se cili është synimi/objektivi juaj i përgjithshëm dhe si do ta masni atë. Personi më i mirë që mund t'ju kërkojë llogari për aktivitetin tuaj jeni ju.

16. Kaloni 5 minuta pas çdo seance të identifikimit të klientit të mundshëm për t’i uruar vetes arritjet dhe për të vlerësuar performancën tuaj.

17. Kur kërkoni për klientë të mundshëm, mbani parasysh dhe në vëmendje, ritmin tuaj për mesazhet e ndjekjes, procesin, etj.

18. Përdorni mjetet dhe sistemet tuaja, duke përfshirë dhe elementët bazë, kur është fjala për mbajtjen e shënimeve, bërjen e pyetjeve, etj. që ju mund t’i përdorni çdo ditë.

19. Kryeni kërkimin dhe identifikimin e klientëve të rinj të mundshëm sipas industrisë ose segmentit të klientëve, për të siguruar përdorimin më efektiv të kohës suaj si dhe për t’ju ndihmuar në krijimin e besimit.

20. Fokusimi dhe disiplina në ekzekutimin e planit tuaj të kërkimit është çelësi për një proces të suksesshëm kërkimi dhe identifikimi të klientëve të rinj të mundshëm.

Ashtu si javën e kaluar, ia keni borxh vetes që të filloni të mendoni se si mund t'i zbatoni këto të vërteta, për ta bërë procesin tuaj sa më të efektshëm. A e kanë përgjigjen këto të vërteta? Jo. Ato janë projektuar thjesht për t'ju treguar drejtimin e duhur.