Si të kapërceni dështimin dhe ta përdorni atë si motivim
Për shumë njerëz, dështimi është një nga gjërat që nuk do donin ta përjetonin gjatë jetës dhe pikërisht për këtë ata mundohen që ta shmangin me çdo kusht. Kjo ndodh për shkak se dështimi është një përvojë e pakëndshme (ndoshta dhe e hidhur) që përveç lodhjes e rraskapitjes mund të shoqërohet me humbje të kohës dhe madje edhe t burimeve financiare. Për disa të tjerë, ndjenja e mërzisë dhe e turpit është pjesa më e vështirë për t’u përballuar. Ndërkohë, sado që përpiqemi që dështimi të mos ndodhë, ai ndodh dhe ne nuk kemi shumë në dorë për këtë. Ajo që secili bën pas dështimit ka rëndësi. Dështimi nuk na përcakton karakterin dhe aftësitë, por çfarë bëjmë pasi dështojmë e përcakton këtë. Dhe disa mësime rreth kësaj i gjeni në shkrimin më poshtë, me autor D.J. Jeffries, një basketbollist profesionist amerikan. Mbani parasysh: - “Dështimi është shtylla e suksesit”. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Mbyllja në vetvete pas një projekti, pune ose eksperience të dështuar të çdo lloji, mund të jetë e frikshme. Kjo mund t’ju detyrojë që të qëndroni në shtrat gjithë ditën dhe të rishikoni për të dyqintën herë të njektin film. Por sado e bukur të duket dita, nuk është mënyra më e mirë për të trajtuar dështimin. Është e kotë të besosh se do ta kalosh jetën pa bërë gabime. Dështimi nuk e përcakton dikë; është mënyra se si ata e menaxhojnë dështimin dhe ringrihen nga balta, që vërtet pasqyron karakterin e dikujt.
Kuptoni pse shkoi keq
Para se të ndiheni gati për të ecur përpara dhe për të mësuar nga gabimet tuaja, duhet të kuptoni saktësisht se çfarë i ka shkaktuar ato gabime. Një element thelbësor i këtij procesi është kontrolli i egos tuaj dhe analizimi i plotë i situatës nga një këndvështrim i jashtëm. Jini të sinqertë me veten tuaj dhe mos lini vend për tundime për justifikime.
A keni bërë të gjitha përpjekjet tuaja të mundshme? A i shfrytëzuat të gjitha burimet në dispozicionin tuaj? A keni besim t'i thoni vetes se rezultatet pasqyrojnë etikën tuaj të punës? Këto janë pyetje, në të cilat duhet të fokusoheni. Nëse nuk mund t'i kuptoni gabimet e punës tuaj, nuk do të jeni kurrë në gjendje të përmirësoheni në të ardhmen.
Kërkoni një ndihmë të vogël nga miqtë tuaj
Pavarësisht nga sa thuhet (ose prej përvojës personale), miqtë nuk janë vetëm për të qeshur me vendimet tuaja të dobëta. Miqtë mund t'ju japin atë përzierjen e përsosur të ndihmës komike dhe këshillave nga bota reale. Më e rëndësishmja, ata do t'ju tregojnë atë që keni nevojë të dëgjoni sesa atë që dëshironi të dëgjoni.
Unë njoh shumë njerëz që dëshirojnë dhe përpiqen t’i përballojnë dështimet vetë. Për disa kjo mund të funksionojë, por nuk është kurrë një ide e keqe të merrni një këndvështrim të jashtëm nga ata njerëz tek të cilët ju besoni. Edhe kur jeni duke ngarë makinën ju vareni nga pasqyrat, për të kontrolluar zonat tuaja të padukshme. Lërini miqtë tuaj të jenë pasqyrat tuaja, për të kontrolluar zonat e padukshme të ambicieve tuaja. Filtri i duhur për kafenë tuaj.
Ashtu siç keni bërë edhe ju për ta, me mijra herë; miqtë tuaj do të jenë më se të lumtur t’ju ndihmojnë kur të ngecni në një situatë të keqe. Miqtë tuaj do t'ju ndihmojnë ... nëse i lejoni.
Vlerësoni pozitivisht reagimet konstruktive
Dëgjimi i kritikave të ashpra në lidhje me punën tuaj mund të rezultojë jo motivues dhe madje edhe zhgënjyes. Por çfarë përfitimi ka të keni një rrjet të fortë mbështetësish, nëse ju thjesht ofendoheni nga këshillat e tyre? Ringritja nga dështimi nuk ka të bëjë vetëm me miqtë që ju brohorasin, por në radhë të pare, ka të bëjë me marrjen e përgjegjësive dhe zotërimin e arsyeve pse ndodhi dështimi.
Edhe nëse projekti juaj nuk ka dështuar, ju duhet të jeni gjithmonë të hapur ndaj kritikave konstruktive. Ju duhet të përpiqeni vazhdimisht të përmirësoni veten dhe nganjëherë kjo do të thotë të “merrni grushta”. Nuk është e lehtë dhe kjo kërkon pak praktikë mendore, por më besoni miq, në fund ia vlen.
Asnjëherë mos kini frikë të kërkoni reagime të sinqerta. Është shumë e lehtë të mbulojmë kokën dhe të bëjmë përpjekje personale, që ne priremi t’i shikojmë përmes syzeve me ngjyrë trëndafili. Njerëzit do të jenë të gatshëm t'ju ndihmojnë, por ju duhet të jeni të gatshëm të ndihmoheni.
Vazhdoni të "dribloni" topin
Çfarë ndodh kur përplasni topin e basketbollit në tapet? E vërtetë, ai kthehet përsëri lart. Por sa herë që kërcen, lartësia bëhet më e ulët e më e ulët, derisa të pushojë në tokë. Por nëse vazhdoni të dribloni topin, ai do të vazhdojë të kthehet lart. Dhe në varësi të asaj se sa fort e shtyni poshtë, ai mund të kërcejë edhe më lart.
Ajo që po them është që ju duhet të vazhdoni të dribloni. Ju duhet të vazhdoni ta bëni atë top të vazhdojë të kërcejë lart përsëri, sepse nëse nuk e bëni, thjesht do të ndaleni dhe do të uleni atje duke mos bërë asgjë. Edhe nëse ende nuk dini se si do ta zgjidhni detyrën e dështuar, vazhdoni të lëvizni! Dilni për vrap, pastroni apartamentin tuaj, organizoni hapësirën tuaj të punës. Bëni diçka, gjithçka që do të jetë produktive në çdo mënyrë. E vetmja gjë më e keqe se dështimi është shkatërrimi i qëllimshëm i vullnetit tuaj.
Mbani ingranazhet në punë dhe vazhdoni përpara. E mbani mend atë filmin me peshkun? - "Vetëm vazhdo të notosh, vetëm vazhdo të notosh" - po kështu është.
Dështimi… po, do të ndodhë
Unë njoh shumë folës motivues dhe pothuajse të gjithëve nënat e tyre iu kanë thënë këtë: “nuk duhet të kesh frikë të dështosh”. Është diçka e ekzagjeruar, por ka merita. Nëse më pyesni mua, dështim nuk do të thotë që keni dështuar (vetëm një sekondë), por do të thotë se keni qenë mjaft i guximshëm për të provuar diçka të re dhe për të bërë një hap ndryshe.
Dështimi për fat të keq, është pjesë e procesit. Është mënyra se si ju bëheni më të mirë në të bërit e gjërave. Dëshironi të dini se çfarë është dështimi i vërtetë? Të keni frikë të bëni diçka, aq shumë sa të refuzoni të dilni nga zona juaj e rehatisë. Duhet ta pranoni që ajo që dëshironi do të ndodhë, dhe jo vetëm një herë. Jini këmbëngulës në mentalitetin tuaj dhe vazhdoni të ecni përpara, derisa të arrini rezultate.
A mendoni se Tony Hauk (skateboarder profesionist amerikan – shënim i ProspecTime) lindi duke bërë kërcime dhe rrotullime me skateboard? Sigurisht që jo. Por pas qindra gërvishtjeve në gjunjë dhe bllokimit të nyjeve, ai u bë mjeshtër. Unë do ta mbyll këtu me një citat që flet shumë: "Mjeshtri ka dështuar shumë, madje edhe më shumë se sa ka provuar vetë nxënësi". Qëndroni këmbëngulës, punoni shumë dhe besojini vetes.