13 Këshilla për të formuar sjellje të dobishme në kompani
Një nga mënyrat më të mira për të pasur sukses në vendin e punës, është formimi dhe zhvillimi i sjelljeve apo zakoneve, që janë në përputhje me kulturën e organizatës dhe që pasqyrojnë dëshirën për të dhënë kontributin tuaj në përparimin e saj. Gjithashtu, menaxherët dhe bashkëpunëtorët, ashtu si edhe ju, do të pëlqenin të punonin me njerëz që shfaqin sjellje pozitive, që raportojnë mbi punën çdo ditë, që bashkëveprojnë në mënyra pozitive, që krenohen me punën e tyre dhe që i kryejnë detyrat e tyre në kohë. Këtu gjithmonë ka mundësi për përmirësim, e pikërisht për këtë po sjellim shkrimin më poshtë, me disa këshilla nga Charles Duhigg. Lexim të këndshëm e SUKSESE!
* * * * *
Shumica e zgjedhjeve që bëjmë çdo ditë nuk janë rezultat i reflektimeve të vetëdijshme, por të mënyrës së veprimit. Këto të fundit ndikojnë në punën tonë dhe gjendjen tonë ekonomike; të cilat janë studiuar me shekuj, por vetëm vitet e fundit shkenca ka filluar me të vërtetë të kuptojë se si funksionojnë, duke vlerësuar ndikimin që kanë në çdo aspekt të jetës sonë të përditshme. Transformimi i tyre nuk është i shpejtë dhe nuk është gjithmonë i lehtë, por është e mundur.
Charles Duhigg, gazetar i New York Times dhe fitues i çmimit Pulitzer, ka studiuar formimin e sjelljes në nivelin individual dhe atë kolektiv në kompani dhe institucione, dhe sipas studimit të tij këto ndjekin një cikël prej tre hapash:
- Sinjali i veprimit. Është diçka që aktivizon sjelljen tuaj, si për shembull ora që tregon 13:00 dhe që do të thotë se është koha për drekë.
- Rutina është rezultat i sjelljes, e në vazhdim të shembullit më sipër, të shkojmë të blejmë diçka për të ngrënë. Rutina mund të jetë fizike (ne kryejmë veprime të caktuara), mendore (kemi mendime specifike) ose emocionale (përjetojmë emocione të caktuara).
- Shpërblimi është kënaqësi, burimi i kënaqësisë që e bën sjelljen të lehtë për t'u përsëritur.
Për shembull, niveli i lartë i kënaqësisë, ndikon në gjëndjen psikologjike. Reagimi i trupit na tregoi se ajo rutinë duhet të mbahet mend sepse na bëri të ndjejmë kënaqësi (ose të shmangemi sepse kjo na bëri të ndiejmë dhimbje).
Proceset e vlerësimit dhe përzgjedhjes kërkojnë shumë përpjekje; por kur kjo kthehet në një sjellje të zakonshme (në zakon), truri nuk ka më nevojë të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes dhe kështu mund të përkushtohet në diçka tjetër. Kjo është arsyeja pse truri, pothuajse në mënyrë të pashmangshme, preferon këto zgjidhje. Sidoqoftë, ky mekanizëm është fleksibël dhe ne mund ta ndryshojmë atë.
13 gjëra që duhet të dini rreth sjelljes:
- Gjëja më efektive për të gjeneruar ndryshime të qëndrueshme është përqendrimi në sjellje. Pothuajse 40% e veprimeve tona të përditshme janë rezultat i sjelljeve, jo i vendimeve. Shkencëtarët kanë zbuluar se zëvendësimi i vetëm një modeli psikologjik, mund të rregullojë të gjithë sjelljen.
- Sjelljet zhvillohen pa pëlqimin tonë. Truri është gjithmonë në kërkim të mënyrave për të kursyer energji dhe sjelljet tona janë kursimi i energjisë. Për të formuar një cikël sjelljesh, truri së pari kërkon një sinjal, e pasi e merr këtë sinjal kalon në elementin tjetër, rutinën. Sigurisht, kjo rutinë nuk do të ndodhë pa shpërblim, i cili forcon mesazhin "ia vlen". Kur veprojmë në mënyrë të zakonshme, aktiviteti i trurit zvogëlohet: kjo është sikur mendja të hynte në një program automatik. Kjo është arsyeja pse kur kthehemi nga puna në shtëpi, nuk kemi pse të mendojmë cila është rruga e duhur. Nëse do të kontrollonim me vetëdije çdo veprim që kryejmë, do kishim një humbje të madhe të energjisë mendore.
- Dëshirat drejtojnë sjelljet dhe janë çelësi i fushatave më të suksesshme reklamuese. Kur formohet një cikël sjelljesh, ne fillojmë të dëshirojmë shpërblimin përfundimtar. Vetëm atëherë, parashikimi i shpërblimit është në gjendje të shkaktojë të njëjtën ndjenjë.
- Çdo ndryshim është i mundur në kontekstin e duhur. Kur e kuptoni rutinën që lind nga një sjellje, ju gjithashtu do të kuptoni se cila dëshirë është duke u përmbushur. Duhigg na tregon se vuri re diçka në një sjellje të tijën, e cila ishte kthyer në një zakon: - Çdo ditë, rreth orës tre pasdite, ai shkonte në një lokal afër punës dhe porosiste diçka. Pasi ndjeu se kishte filluar të shtonte në peshë, po pyeste veten se cila ishte sjellja që ja shkaktonte këtë. Duke dyshuar tek ora tre pasdite, pyeste veten, -A jam vërtet i uritur apo kjo vinte nga rënia e sheqerit? Në të vërtetë nuk ishte asnjëra prej tyre, por ai dëshironte të shoqërohej me kolegët, e që atëherë ai ndryshoi sjelljen, duke shkuar direkt tek ata. Pra, i njëjti sinjal i orës tre pasdite, e ai merr të njejtën kënaqësi.
- Ju mund të zëvendësoni sjelljet e vjetra me ato të reja duke ndryshuar rutinat, por vetëm besimi do të parandalojë rikthimet. Të gjithë kthehen tek sjelljet e vjetra në kohë stresi, por çelësi për të mos braktisur plotësisht sjelljet e reja është besimi se ju duhet t'i respektoni ato.
- Ndryshimet në sjelljet kryesore mund të kenë efekte të papritura dhe ndikim të gjerë. Mënyrat e veprimit janë ngjitëse dhe vetëm ju duhet t’i ndryshoni, disa nga ato me strategji, të tilla si zëvendësimi i biskotave me një mollë, për të ndryshuar tërë stilin e jetës.
- Me suksese të vogla, ju do të ndërtoni fitore të mëdha. Shkencëtarët nuk e dinë ende arsyen e saktë, por ndryshimet e vogla shpesh kanë një efekt zinxhir. Hulumtimet tregojnë për shembull, se njerëzit që fillojnë palestrën qoftë edhe një herë në javë, fillojnë të hanë më shëndetshëm.
- Ju mund të mësoni të keni forcë vullneti… Më pas duhet ta ushtroni atë, si një muskul. Gjatë ditës, forca e vullnetit tonë mbaron. Kjo është arsyeja pse është e lehtë të biesh në tundim gjatë darkës ose pse shumica e problematikave tona fillojnë pas punës. Ashtu si muskujt, forca e vullnetit duhet të stërvitet gradualisht për t'u forcuar.
- Sjellet organizative evoluojnë falë sjelljeve kolektive të të punësuarve, jo për vendimet racionale. Që puna të bëhet rutinat janë të domosdoshme, por kur palët nuk janë të gatshme të marrin pjesë, mund të shfaqen sjellje ose zakone toksike. Krizat janë momentet më të përshtatshme për të rivlerësuar sjelljet organizative, sepse në ato momente njerëzit ndiejnë nevojë urgjente për ndryshim.
- Drejtuesit e aftë e mirëpresin krizën si një moment ndryshimi. Në vend që të kërkojë menjëherë për ta zbutur krizën, një udhëheqës i mirë është në gjendje ta zgjasë momentin për të krijuar kushte për ndryshime të rëndësishme. Ai di të marrë në konsideratë mendimet e bashkëpunëtorëve, por gjithashtu, ai vendos në radhë të parë objektiva më të rëndësishëm për të gjithë. Krizat janë periudha ku të tjerët janë zakonisht më të hapur për ndryshimin.
- Kompanitë mund të përdorin sjelljet tona të vjetra për të krijuar shitje. Pavarësisht nëse na pëlqen ose jo, ne priremi të jemi të zakonshëm kur blejmë. Me kalimin e kohës, ne zhvillojmë modele të përsëritura të sjelljes që përshkruajnë atë që na pëlqen të blejmë, si dhe çdo ndryshim në të ardhmen. Një rrjet supermarketesh në SH.B.A., zbuloi një lidhje mes shitjeve të një produkti parfumerie me shtatzaninë e klienteve femra. Duke identifikuar këto lloj sjelljesh, shitësit me pakicë mund të shfaqin produktet që ata e dinë se duam t'i blejmë.
- Lidhjet e dobëta na japin informacione të rëndësishme sociale. Lidhjet e dobëta shoqërore shpesh janë më të rëndësishme se ato të fortat. Ndërsa me miqtë e afërt zakonisht jemi të ekspozuar ndaj të njëjtit informacion të ri që marrim (siç janë punët), njerëzit me të cilët kemi lidhje më të dobëta, zakonisht kanë qasje në informacione që të tjera, që ne nuk i kemi.
- Megjithëse i nënshtrohemi kushtëzimit edhe forca e vullnetit ka një bazë të fortë psikologjike. Shkencëtarët kanë zbuluar se disa njerëz kanë një tërheqje psikologjike ndaj varësive. Për shëmbull, personat që luajnë lojra fati, edhe pse e dinë që do të humbasin, përsëri nuk ndalen. Sidoqoftë, përkundër këtyre disavantazheve të origjinës psikologjike, pasi të zbulohet sjellja, vëmëndja duhet përqendruar tek ajo se si duhen bërë ndryshimet. Pasi edhe ato me rrënjët më të thella mund të ndryshohen.