Blog

Rrisni njerëzit tuaj, rrisni biznesin tuaj

Rrisni njerëzit tuaj, rrisni biznesin tuaj

Nëse doni të rrisni biznesin tuaj, duhet të rrisni njerëzit tuaj! – Kjo nuk është thjesht një thënie motivuese, por një strategji e provuar, nga organizatat më të suksesshme në botë. Zemra e çdo biznesi gjendet tek njerëzit e angazhuar në të. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për suksesin e biznesit, se sa rritja dhe zhvillimi i punonjësve. Gjithashtu, zhvillimi i karrierës mbetet një nga arsyet kryesore, që punonjësit pranojnë të angazhohen në një organizatë, dhe për fat të keq, edhe një arsye pse ata largohen. Mbi rëndësinë e zhvillimit ose jo të punonjësve, po ju sjellim disa ide, nga konsulentët e biznesit Mark Thompson dhe Ed Eppley, nëpërmjet artikullit këtu. Nëse tani ritmi është i ulët, për shkak të pandemisë, është përgjegjësia juaj të mendoni një rifillim të fuqishëm pas kësaj. Lexim të këndshëm & Qëndroni në shtëpi!

* * * * *

"Si ka mundësi që nuk doni të investoni tek njerëzit?" - pyet Mark Thompson, një këshilltar biznesi. "Po ata janë i vetmi ndryshim i biznesit tuaj nga të tjerët" - vazhdon ai.

Kolegu i tij Ed Eppley, është dakort me atë që, kompanitë me performancë të lartë janë ato që investojnë tek njerëzit e tyre. Ai thotë se – “Është në interesin më të mirë të pronarit të një biznesi, që me vetëdije të marrë disa vendime të rëndësishme, kur bëhet fjalë për zhvillimin e talenteve”.

"Së pari, a besoj unë se do të jetë më pak e kushtueshme të gjejmë, të punësojmë dhe të mbajmë të gjithë talentet që do të duhen në kompaninë tonë? Apo, unë besoj se do të jetë një investim më i mirë të provojmë të zhvillojmë talentet që do të na duhet?” - pyet Ed.

"Së dyti, nëse zgjedhim të zhvillojmë talentet që do të na duhet, si ta minimizojmë mundësinë që ky talent që ne zhvillojmë të shkojë diku tjetër?" Në fund të fundit, çdo pronar biznesi duhet të bëjë një zgjedhje midis asaj nëse do të jetë "importues neto", ose “eksportues” i talentit. "Shumica e kompanive fillimisht janë importues neto të talenteve, dhe si të tilla, kanë më pak kontroll mbi fatin e tyre". 

Zhvillimi i konkurrencës tuaj? 

Investimi tek punonjësit ka një shlyerje afatshkurtër dhe afatgjatë. Por shumë biznese shqetësohen se nëse investojnë shumë tek punonjësit, do t'i humbasin ata - dhe ndoshta më keq akoma, do t'i humbasin tek një konkurrent i tyre. Marku thotë se, “në përvojën e tij, kjo nuk është ajo që ndodh kur investoni tek punonjësit”.

Duket paksa kundër intuitës, por kur punonjësit janë larguar, ata kanë shkuar për të punuar tek klientët e kompanisë, gjë që ishte e dobishme për kompaninë. "Punonjësit që u larguan për të punuar tek klientët u bënë adhurues të zjarrtë, sepse kur ata ishin në anën e klientit, ata panë ndryshimin në atë që ne ishim ... në krahasim me atë që të tjerët nuk ishin, këshu që ne kishim përparësi në sytë e tyre" - thotë Marku. 

Investimi më i mirë që mund të bëni

Përpjekjet më të rëndësishme për zhvillimin e punonjësve janë parë të bëhen nga kompanitë që gjithashtu kanë marzh bruto të lartë, në krahasim me konkurrencën e tyre. "Si rezultat, ata mund të përballojnë të investojnë në njerëz" - thotë Ed.

Ed thotë se, edhe nëse marzhet e një organizate nuk janë më të larta, nuk mund të rezistojnë që të mos bëjnë këtë lloj investimi. "Kompanitë në këtë pozicion, zakonisht kanë një kombinim të trainimit brenda shtëpisë, e kombinuar kjo me burime të jashtme, që ata ua venë në dispozicion njerëzve të tyre, në një nivel të kufizuar, por të përqendruar". Trajnimi lidhet me qëllimet afatgjata të individit, dhe në shumicën e rasteve, e përgatit individin për disa role të ardhshme në kompani, - shpjegon Ed.

Ekziston një dinamikë tjetër dhe kjo është edhe më e rëndësishme, - argumenton Marku, duke sugjeruar që ata punonjës me performancë të lartë, që duan të zhvillojnë veten dëshirojnë mundësi për zhvillim dhe ecje përpara.

"Nëse e siguroni zhvillimin dhe e mbështesni atë, ata do të afrohen më shumë”, - një gjë kjo, të cilën ai e pa në organizatën e tij, kur investonte tek njerëzit. "Kjo është pjesa që ne nuk e pamë në fillim, dhe ajo doli në pah më vonë tek ne", - thotë ai.

Ndihmoni punonjësit të rriten 3 deri në 5 përqind, çdo vit

Çdo individ, në çdo pozicion, duhet të bëhet 3 deri në 5 përqind më produktiv në punën e tij, çdo vit. Ky numër - shpjegon Ed, bazohet në pohimin e Peter Drucker, se kostot e të bërit biznes zakonisht rriten në këtë nivel, nga viti në vit.  

"Pra, në një farë mënyre, çdo individ duhet të gjejë mënyra që ai/ajo të bëhet më i/e aftë në punën e tij/saj, dhe si rezultat, kjo t’i lejon atij personi të prodhojë rezultate më të mira, me të njëjtën përpjekje. Punonjësit kanë nevojë për një mentalitet themelor që ata duhet të bëhen më të mirë në punën e tyre, çdo vit". 

Nëse një pronar biznesi i thotë një punonjësi, - "Unë dua që ju të bëheni më të mirë në punën tuaj dhe të bëheni më produktivë", kjo ndoshta pa dashur, mund ta shtyjë një punonjës që të mendojë: - "Unë nuk jam aq i mirë sa duhet"

Në vend të kësaj, drejtuesit mund t'u shpjegojnë punonjësve se si funksionon kompania, dhe çfarë kërkohet që organizata të jetë e suksesshme dhe e qëndrueshme, në planin afatgjatë. “Është detyra e drejtuesve që t'u thonë punonjësve se nuk po dështojnë, por që kështu janë gjërat në vitin e ardhshëm, dhe ata duhet të bëhen 3 deri në 5 përqind më të mirë, në punën e tyre. Në shumicën e rasteve, ju nuk kërkoni që ata të punojnë më shumë" - thotë Ed. 

Punonjësit duhet të kenë një mentalitet kërkues dhe të pyesin: Çfarë mund të bëj ndryshe? Çfarë mund të bëj më shumë? Çfarë mund të bëj më pak? "Për të përdorur analogjinë e sportit, çfarë duhet të bëjnë punonjësit për të rritur mesataren e tyre?" 

Programe zhvillimi, që funksionojnë

Meqenëse ky zhvillim drejtohet nga drejtuesit, kjo do të thotë gjithashtu, se ata duhet të jenë të trajnuar se si t’i zhvillojnë njerëzit e tyre. "Jam i sigurt se ka drejtues që janë të suksesshëm, por kur bëhet fjalë për menaxhimin dhe udhëheqjen, kurrë nuk kam parë një punë zyrtare si program mentorimi", - thotë Ed. Përkundrazi, ai i sheh si mentorë idealë, ata që shpesh vijnë nga jashtë kompanisë. 

Organizatat mund të përdorin trajnime financiare për t’i pajisur punonjësit me ekspertizën e biznesit, e për t'i ndihmuar ata të mendojnë si pronarë, për trajnime për role të tjera dhe raste studimore.

“Projektet speciale janë një ndihmë e madhe për t’i dhënë dikujt, një përvojë më të madhe dhe shpejt, në një periudhë kohe të ngjeshur. E gjithë kjo duhet të jetë qëllimi "kryesor" i një programi themelor trainimi të menaxhimit dhe drejtimit, që duhet të jetë i detyrueshëm dhe të zhvillohet brenda një kohe të caktuar".

Investimi në zhvillimin e punonjësve

Kur pronarët e bizneseve marrin parasysh pasojën e dhënies së pagës dikujt, edhe kur ai/ajo nuk është më produktiv sesa ishte një vit më parë, ata do të mund të fillojnë të kuptojnë nevojën që njerëzit të bëhen më produktivë. "Pra, kur flasim për zhvillimin e njerëzve, sidomos në nivelet e tyre bazike, pronarët duhet të mendojnë për të patur një proces, që i ndihmon të gjithë të bëhen më produktivë, çdo vit" - shpjegon Ed. 

"Nëse së pari, një kompani përqendrohet tek kjo, dhe pastaj fillon të shtojë "zhvillimin", për t'i përgatitur njerëzit të lëvizin në pozicione më të larta përgjegjësie, ka më shumë të ngjarë që ata të shohin një kthim më të shpejtë të investimit të tyre".