Blog

Udhëheqja e Shitjeve në Shekullin 21 - A do të jeni ju apo rivalët tuaj? (pj. 2)

Udhëheqja e Shitjeve në Shekullin 21 - A do të jeni ju apo rivalët tuaj? (pj. 2)

Në vazhdim të artikullit mbi përsosmërinë e shitjeve të Shekullit 21, këtu disa këshilla të tjera origjinale, të Jeffrey Gitomer, për të realizuar dhe drejtuar me sukses shitjet. Nuk ka rëndësi nëse jeni menaxher i shitjeve apo një punonjës shitje. Mbani parasysh se shumica e shitësve mendojnë se janë shumë më të mirë sesa janë në të vërtetë. Është prirje njerëzore që të mbivlerësojmë aftësitë tona dhe nënvlerësojmë dobësitë tona. Reflektimi ndaj këtyre këshillave mund t’ju ndihmojë të vlerësoni punën tuaj ose të ekipit, të zbuloni difektet dhe gabimet, dhe të siguroheni se ato nuk do të përsëriten. Suksese dhe Lexim të këndshëm!

* * * * *

Këtu është pjesa II e tendencave dhe filozofive të reja që do të udhëheqin shitjet, në shekullin 21. Hipni në “anijen tuaj hapsinore”, rregulloni pajisjet tuaja të komunikimit dhe karikoni “armët” tuaja për të shitur.

13. Zëvendësoni promovimin me reklamën… Publikoni, shtypni, dilni në TV, jepni intervista në radio, bëjini revistat të shkruajnë një artikull për ju, shkruani një artikull për revistat. Promovimi ndërton besueshmëri. Reklamimi ju vendos në krah me të gjithë të tjerët. Nuk po them që reklamimi nuk funksionon. Po them që promovimi funksionon më mirë dhe sjell një përzgjedhje më të mire të klientëve të mundshëm.

14. Shisni në ambientet tuaja sa më shpesh që të jetë e mundur… Ekipet sportive profesionale fitojnë 75% të lojërave të tyre në shtëpi. Merrni një mësim nga fituesit. Pse të shesësh në zyrën e djalit tjetër, kur të gjithë njerëzit dhe burimet e tua janë në vendin tënd? Ta luani lojën në shtëpi është çelësi për një përqindje më të lartë të fitoreve të shitjes.

15. Bëjeni krijimin e lidhjeve një pjesë integrale të karrierës suaj... Bëni një plan për krijimin e lidhjeve, aty ku janë klientët dhe klientët e mundshëm më të mirë. Zhvilloni aftësi të forta të krijimit të lidhjeve, duke përfshirë dhe përsosjen e Deklaratës tuaj Personale 30-sekondëshe (fitimi i interesit). Bashkohuni me organizatat strategjike dhe përfshihuni me to. Jepni kohën dhe energjinë tuaj. Shpërblimet tuaja do të jenë më shumë marrëdhënie, më shumë miq dhe më shumë biznes.

16. Bëhu një burim për komunitetin... Të luash një rol jetësor në komunitetin tend, ndërton karakterin tënd dhe u jep të tjerëve një mundësi për të parë anën tënde njerëzore. Për të arritur suksesin për të cilin po përpiqeni, duhet të jepni përpara se të merrni. Shpërbimi ndaj komunitetit shpërblen në shumë mënyrat.

17. Flisni në publik… Imazhi juaj, figura dhe mesazhi juaj përmirësohen sa herë që flisni në publik. Zgjidhni temat që kanë interes të gjerë dhe bisedoni me grupet e biznesit ose grupet qytetare. Ata janë gjithmonë në kërkim të një folësi të mirë. Nuk mund të flasësh shumë mirë? Qëndro afër me prezantuesit e eventeve.

18. Jini të gatshëm për të shitur në çdo kohë... Kur të shkoni në një takim, bëni të gjitha kërkimet tuaja. Kur takoheni rastësisht, përdorni disa informacione që i mbani gati për këtë qëllim. Qëndroni të gatshëm dhe kjo do t’ju ndihmojë të fokusoheni më të mirë.

19. Bëhuni proaktiv ndaj rezultateve pozitive e të matura... Bëni vetëvlerësime dhe bëni plane vetë-përmirësimi për veten dhe secilin anëtar të ekipit. Krijoni një "dozë të përditshme" qëndrimi dhe bëni disa hapa të vogla drejt përmirësimit, mësimit dhe arritjes së objektivit/qëllimit tuaj, çdo ditë.

20. Shërbeni klientëve me një qëndrim të kujdesshëm Po, është e saktë. Kujdesuni shumë për klientët tuaj përndryshe do t'i humbni ata tek një konkurrent, që e bën këtë.

21. Mësoni çdo element në shkencën e shërbimit... Shërbimi elementar është një program që e kemi hartuar, e që adreson 12 elementë sesi të ndërtoni shërbimin. Objektivi ynë është që të sigurojmë bizneset, që shërbimi i paharrueshëm të ketë një mundësi të ndodhë... Të 12 elementët zhvillojnë aftësi themelore në: Qëndrim Pozitiv, Arritjen e qëllimeve/objektivave, Të kuptuarit e vetes dhe të tjerëve, Zhvillimin e krenarisë, Pranimin e përgjegjësisë, Dëgjimi për të kuptuar, Komunikimi efektiv, Përqafimin e ndryshimit, Marrjen e vendimeve, Ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata, Ofrimin e shërbimit të paharrueshëm dhe Puna si ekip.

22. Inkorporoni Mirëqenien e Klientit në programin tuaj të shërbimit të klientit... Zhvilloni taktikat e shërbimit që parandalojnë problemet, duke bërë pyetje dhe duke dëgjuar klientët. Kjo jo vetëm që parandalon që shërbimi i keq të ndodhë, por përcakton standardet që i fuqizon punonjësit të shërbejnë në një mënyrë të paharrueshme. Mirëqenia e klientit përcakton klientin e shekullit 21 dhe atë që do të duhet, për t'i shërbyer atij për gjithë jetën.

22.5 Përdorni referimet e pakërkuara si mjet për matjen e arritjeve... Si mund të merrni referime, pa i kërkuar ato? Ju i fitoni ato. Kur telefoni juaj bie dhe është dikush që ju nuk e njihni, por ai dëshiron të bëjë biznes me ju, sepse një bashkëpunëtor e ka rekomanduar, ose ai ka parë disa nga promovimet tuaja dhe u nxit t'ju telefonojë, në këtë rast ju keni një matje të vlerës së punës që keni bërë. Ju keni fituar.

Dhe për shumë prej jush, që sapo e lexuat këtë këtë shkrim, e që tani po mendoni: - "Po unë i di të gjitha këto gjëra", unë ju pyes, - "Dakort, por a po i bëni ato?"

Nëse po kërkoni pjesën e parë të shkrimit, e gjeni në rubrikën e javës së kaluar (20 Janar 2020)...