Blog

Çfarë ndodhi këtë vit? Dhe cili është objektivi për Vitin e Ri?

Çfarë ndodhi këtë vit? Dhe cili është objektivi për Vitin e Ri?

Pavarësisht se cilat janë planet tuaja për Vitin e Ri 2020 - pavarësisht se çfarë jeni duke bërë tani - ekziston një traditë që nuk mund t'i shmangeni: të vendosni një qëllim për Vitin e Ri. Tani është momenti i duhur. Por, përpara se ta bëni këtë ne ju propozojmë të lexoni artikullin më poshtë, me autor Jeffrey Gitomer, si gjithmonë me idetë e tij origjinale. Më pas vendosni, duke reflektuar mbi çfarë lexuat. Duke ju uruar festa të gëzuara dhe u realizofshin objektivat tuaja të vitit 2020, po ju lemë në shoqërinë e shkrimit. Lexim të këndshëm! 

* * * * *

Është interesante për mua, që në fund të vitit, njerëzit janë gjithmonë të interesuar për suksesin tuaj më të madh, ose dështimin tuaj më të madh, në vitin që po mbaron.

Ata gjithashtu duan të dinë se çfarë gjërash të reja dhe më të mira, keni vendosur të bëni vitin e ardhshëm.

Të gjithë dëshirojnë që ju t’i shkruani qëllimet tuaja, planet tuaja, ëndrrat tuaja, ose, thënë shkurt, objektivat për Vitit të Ri.

E gjithë kjo është qesharake, PËRVEÇSE nëse ju keni një kuptim më të mirë të gjithë situatës, ose, më mirë të them, të krejt situatës tuaj.

Çdo gjë që bëtë vitin e kaluar, ka sjellë në fund, një nga pesë gjërat:

  1. Rezultat i shkëlqyer - shkoi shumë më mirë sesa ishte planifikuar, dhe ju fituat.
  2. Rezultat i mirë - shkoi siç ishte planifikuar.
  3. Pa rezultat - ende në pritje.
  4. Rezultat i keq - shkoi keq, ose e humbe atë.
  5. Rezultat vërtet i keq - shkoi keq, dhe vdiq.

Dhe të gjitha këto pesë rezultate bartnin me vete mësime. Mësime pse dhe si - mësime që i keni mësuar përpara, gjatë dhe pasi keni marrë ndonjë detyrë, keni realizuar ndonjë objektiv ose keni ndërmarrë ndonjë veprim.

Dhe janë këto mësime, në qendër të këtij shkrimi.

Është gjithashtu interesante të theksohet se pothuajse çdo gjë që ju keni lexuar, apo mësuar, fokusohet në këto mësime. Kur në fakt, ato ishin dhe janë pjesa më e vlefshme e procesit të arritjeve.

Mësimet e ndryshme, që keni marrë deri në këtë pikë të jetës tuaj, paraqesin atë që njihet lirshëm si "përvoja juaj". Unë i referohem asaj si organi juaj personal i njohurive dhe vlera personale e njohurive.

Disa nga ato njohuri janë shumë të dobishme. Shitjet e bëra, shitjet e humbura, objektivat e arritura, objektivat e paplotësuara, marrëdhëniet që patën sukses, marrëdhëniet që dështuan, të gjitha takimet tuaja emocionale dhe të gjitha transaksionet tuaja ekonomike. Secilit prej atyre elementeve, të mëdhenj apo të vegjël, kanë një mësim, të cilin e ruani për herën tjetër. Dhe këto mësime do t’ju japin një përgjigje në mendjen tuaj, herën tjetër që do të hasni të njëjtën situatë, ose një situatë të ngjashme. Ato do të nxisin një përgjigje, si: bëjeni këtë, ose, mos e bëni këtë, ose, njerëzit e tjerë të më ndihmojnë të bëj këtë. Dhe ekziston edhe faktori i dëshirës: Unë dua ta bëj këtë, ose, nuk dua ta bëj këtë.

Dhe janë veprimet mos-arritëse që keni bërë dhe mësimet që keni mësuar (ose nuk i keni mësuar) si: shikimi i televizionit, ndjekja e politikës, shikimi i lajmeve të mbrëmjes dhe shpërdorime të tjera të kohës, prej të cilave do të ishte e vështirë të citonit një mësim, nga qindra orë që harxhove.

Mos-arritja është mësimi i vetëm, në vetvete.

Arritja dhe mos-arritja janë vetëm një pjesë e vogël e procesit mësimor. Nuk është aq e rëndësishme të dini se e keni arritur objektivin, ose e keni bërë shitjen – përkundrazi, SI e keni arritur atë, dhe njohuritë që keni fituar, që do t'ju sjellin arritjen tjetër.

Nuk është thjesht mësimi që keni mësuar. Përkundrazi, është mësimi i mësuar, i kombinuar me reagimin tuaj, ndaj këtij mësimi…

  • Çfarë rezultati po prisnit?
  • Çfarë rezultati keni marrë?
  • Çfarë mësuat si rezultat i kësaj?
  • Çfarë bëtë për këtë?
  • Çfarë do të bëni për të, herën tjetër?

E rëndë, ëë?

Nëse keni arritur diçka, kjo quhet një ngjarje. Kur mësoni një mësim nga ajo arritje, kjo quhet njohuri. Dhe është ajo njohuri që do t'ju çojë përpara në jetë.

Është shumë mirë të festoni arritjet dhe të gëzoheni për fitoret, por kjo është vetëm një reagim ndaj asaj se ku jeni në këtë moment. Njohuria që fituat dhe mësimet që mësuat janë ato që do t'ju çojnë tek e nesërmja.

Përqendrohuni tek ajo, ndërsa “kërceni” në vitin e ri.