Blog

Qëndrimet negative në vendin e punës dhe si t'i trajtojmë

Qëndrimet negative në vendin e punës dhe si t'i trajtojmë

Ndërkohë që tema është shumë e gjerë, ne po tentojmë të hapim një diskutim, mbi atë se si shfaqet apo ndjehet ky fenomen në mjediset tuaja të punës. Artikulli më poshtë, me autore Chitra Reddy, dhe me disa shkurtime dhe përshtatje nga ProspecTime, mundohet të japë një përkufizim mbi Qëndrimin Negativ dhe disa nga mënyrat më të zakonshme që hasen në marrëdhëniet e punës, qoftë ndërmjet kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, apo edhe me drejtuesit e organizatës. Ashtu si është e rëndësishme të evidentohen në kohë qëndrimet negative, po ashtu, është thelbësor vlerësimi dhe trajtimi në kohë, për të ruajtur dhe forcuar kulturën e organizatës. Në pjesën më të madhe të rasteve, është detyra e drejtuesve të drejtpërdrejtë që të ndërhyjnë dhe të neutralizojnë efektet negative që shoqërojnë këto qëndrime, duke drejtuar vëmendjen dhe energjitë e ekipit në objektivin kryesor, arritjen e kuotave dhe afateve, për mirëqenien e njerëzve dhe organizatës. Lexim të këndshëm! 

* * * * *

Njerëzit që zotërojnë sjellje të keqe dhe tërhiqen lehtësisht nga e keqja në gjithçka, cilësohen se kanë një Qëndrim negativ. Zakonisht ata nxjerrin në pah të keqen në çdo gjë, e këto mund të lidhen me njerëz, situata apo sjellje.

Çdo mjedis pune ka punonjës të ndryshëm e me lloje të ndryshme qëndrimesh. Llojet më të zakonshme të qëndrimeve janë:

  1. Të qenit pozitiv
  2. Të qenit diplomatik
  3. Me mendësi negative

Dy qëndrimet e para nuk do ta shqetësojnë shumë mjedisin e punës. Por punonjësit me qëndrim negativ janë shumë të vështirë për t'u trajtuar, pasi ata shkaktojnë shqetësim në mjedis, dhe gjithashtu, ndotin etikën e vendit të punës.

Një gjë e rëndësishme e për t’u theksuar është se, është shumë e vështirë të vesh re, ose të identifikosh qëndrimin negativ të njerëzve në vendin e punës, pasi ato janë si një “granatë e fjetur”. Do të dallohen vetëm kur shpërthejnë.

Prandaj, është shumë e rëndësishme të identifikohen këta njerëz me qëndrim negativ dhe të parandalohet që ata të ndikojnë në performancën e punës, ose, të krijojnë ndonjë shqetësim negativ në mjedisin e punës.

Sjelljet e këqia, veçanërisht në vendin e punës, janë diçka që nuk mund të tolerohen. Ato mund të prishin mjedisin e mirë të punës, e kështu mund të pengojnë produktivitetin e të punësuarve.

Edhe nëse bashkëpunëtorët tuaj nuk flasin për këtë, sjelljet e këqija me siguri i irritojnë ata. Kjo mund të rezultojë në krijimin e shqetësimeve, në marrëdhëniet midis kolegëve tuaj.

Disa sjellje të papranueshme në vendin e punës:

  • Diskriminimi në punë
  • Trajtimi si inferiorë i ofruesve të shërbimeve
  • Kërkesa të çrregullta/agresive, që rrezikojnë të tjerët
  • Tallje ndaj rracës, gjinisë, moshës, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual ose fetar
  • Marrja e meritave për punën e tjetrit
  • Hedhja e mbeturinave jashtë vendit të caktuar
  • Keqpërdorimi i privilegjeve për njerëzit me aftësi të kufizuar
  • Sjellja në mënyrë agresive ose ngacmimi i të tjerëve
  • Pirja e duhanit në vendet ku nuk lejohet
  • Përdorimi i celularit ose mesazheve me tekst në mes të bisedës, ose në një takim.

Efektet e Qëndrimit negativ në vendin e punës:

Para se të kalojmë në efektet negative të një qëndrimi të keq në vendin e punës, le të shohim disa tipare të ekipeve efektive.

Sipas J Richard Hackman, në librin e tij “Ekipet drejtuese”: "Ekipe efektive janë ato, që japin rezultate e që shkojnë përtej pritshmërisë së klientit".

- Procesi i punës bën që ekipi të bëhet një grup koheziv, për një periudhë të gjatë kohe.

- Është një ekip individësh që punojnë së bashku dhe gjenden mirë së bashku.

Tani duke mbajtur parasysh pikat e mësipërme, le të diskutojmë efektet e qëndrimit negativ, disa prej të cilave janë:

  • Do t’i pamundësojë ekipit të plotësojë në kohë projektet e tij
  • Do të dëmtojë kohezionin e ekipit
  • Do të ndikojë negativisht tek anëtarët e ekipit dhe brenda ekipit
  • Do të ulin performancës
  • Do t’i bëjnë klientët/konsumatorët të pakënaqur
  • Do të kërkojë kohë për identifikimin e problemeve dhe situatave
  • Do të kërkojë shpenzime energjish dhe burimesh për zgjidhjen e tyre

Por lista e qëndrimeve të këqija ose negative, në vendin e punës nuk mbaron këtu. Më poshtë janë disa tipare negative më të zakonshme, ose lloje të ndryshme të problemeve që shfaqen në vendin e punës:

1. Ekzagjerimi i gabimeve të bashkëpuntorëve në ekip:

Një nga qëndrimet më të zakonshme negative, që shfaqet në vendin e punës, është ekzagjerimi i gabimeve të të tjerëve, e cila padyshim nuk është një qëndrim shumë i mirë. Është shumë e natyrshme që një punonjës të bëjë ndonjë gabim në punën e tij.

Gjithmonë mund të gjendet ndonjë njeri, me qëndrim negativ, që përpiqet të prishë karrierën e të tjerëve, duke theksuar gabimet e bëra prej tyre. Por, është shumë thelbësore që ju, si menaxher apo koleg, t'i bëni ata të kuptojnë gabimin e tyre, dhe, t'i ndihmoni të “shërohen” prej tij. 

2. Të folurit keq për punonjësit e tjerë, ose përhapja e thashethemeve:

Ka raste kur ndonjë punonjës dështon në jetën e tij personale ose profesionale. Dhe kjo gjithashtu mund të ndikojë në vendin e punës. Në këto raste, shfaqet ndonjë punonjës me qëndrim negativ, që përhap thashetheme, ose komenton, për jetën e tyre personale në vendin e punës.

Kjo do të shkatërrojë plotësisht personin e prekur, si dhe do të krijojë një imazh negativ ndaj tyre. Përhapja e thashethemeve është një nga llojet më të zakonshme të qëndrimit negativ, e cila ka shumë ndikim në vendin e punës.

3. Të folurit pas krahëve për menaxherët ose bashkëpuntorët:

Është një paraqitje shumë e keqe, të flasësh për një person kur ai nuk është i pranishëm në bisedë. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të flisni kurrë, për askënd, në vendin e punës, por është shumë negative të flisni keq për të tjerët, ose të komentoni për të tjerët, kur ata nuk janë të pranishëm aty.

Sidomos, të komentosh mendimin e menaxherit, ose të flasësh për të tjerët mbi mënyrën e tyre të të menduarit, është një qëndrim shumë negativ.

4. Dominimi i ekipit ose mos rënia dakord me drejtuesit:

Të mos qënit dakord me arsyetimin e organizatës është gjithashtu një qëndrim negativ, që shfaqet nga punonjësit. Për shembull, ka ndonjë punonjës që gjithmonë përpiqen të dominojnë skuadrën, ose nuk bie kurrë dakord me mendimin e ekipit.

Është gjë e mirë të keni individualitetin tuaj në ekip, por mos krijoni shkatërrim, ose mos u përpiqni gjithmonë të kundërshtoni verdiktin e drejtuesve më të lartë, për çdo çështje që diskutohet në vendin e punës.

5. Mospranimi asnjëherë i kritikave:

Çdo punonjësi mund t’i vijnë kritika nga dy drejtime: nga kolegët ose drejtuesit. Është shumë e natyrshme të ndjeheni keq, kur merrni komente negative. Por kjo nuk do të thotë, që asnjë reagim negativ nuk duhet të pranohet.

Një nga qëndrimet negative më të zakonshme është që, të kundërshtoni ose luftoni, kur ata nuk ju bëjnë komente të mira. Shfaqja e qëndrimit negativ, ose e hakmarrjes ndaj komenteve negative, nuk është një mënyrë e mirë për të treguar kundërshtimin tuaj.

6. Mospërgëzimi për punën e mirë të të tjerëve, përkundrazi përpjekje për t'i ulur poshtë, duke folur negativisht:

Ka raste kur bashkëpuntorët mund të japin më të mirën e tyre ose të kenë një pritshmëri të mirë për projektet e tyre. Në këto momente, del ndonjë punonjës që nuk i vlerëson të tjerët për punën e mirë, ose, në përgjithësi nuk përgëzon asnjë nga punonjësit e tjerë.

Ky është një nga qëndrimet më të këqija negative, që dëmton plotësisht karakterin e një personi, pasi vlerësimi në punë ose inkurajimi i bashkëpunëtorëve është shumë i rëndësishëm në vendin e punës.

Rasti më i keq i një qëndrimi negativ, është kur njerëzit flasin keq për një punonjës, megjithëse ai e kryen mirë punën e tij.

7. Pritshmëri e lartë për praninë e tyre në ekip:

Në një mjedis pune, jo çdo ditë drejtuesit e lartë mund të inkurajojnë ose përgëzojnë anëtarët e ekipit të tyre. Është shumë e natyrshme të harroni ose t’ju dalë nga mendja ndonjë punonjës, edhe kur tregojnë një performancë më të mirë.

Një nga qëndrimet më të zakonshme negative të ndonjë punonjësi është se ata presin shumë vlerësime, ose duan që gjithmonë të jenë në qendër të vëmendjes, në organizatën e tyre. Ky është një qëndrim shumë mbytës, pasi kjo mund të shqetësojë tërë ekipin, ndërkohë që të gjithë mund të bëhen shumë të vetëdijshëm për njëri-tjetrin.

8. Shprehja e pikëpamjeve në një mënyrë shumë të vrazhdë:

Jo gjithmonë, është e nevojshme që një ekip të pranojë mendimin e secilit punonjës. Disa pikpamja ose mendime të pak punonjësve edhe mund të refuzohen, kur bëhet fjalë për marrjen e një vendimi të rëndësishëm. Një nga mënyrat më të këqija, për të treguar një qëndrim negativ, është shprehja e pakënaqësisë në një mënyrë shumë të vrazhdë.

Ndonjëherë, disa punonjës me qëndrime negative, mund të shfaqin sjelljen më të keqe në vendin e punës, si për shembull, duke shtyrë tavolinën ose objekte të tjera, ose të ngrejnë zërin, në një ton më të lartë se ekipi, për të treguar pakënaqësinë e tyre. Ky është një qëndrim shumë shqetësues, pasi sigurisht që dëmton etikën e punës, si dhe të gjithë atmosferën e vendit të punës.

9. Mosrespektimi i emocioneve të të tjerëve:

Çdo punonjës i organizatës mund të ketë një mënyrë jetese ndryshe, ose mendime të ndryshme personale, për shumë çështje. Një nga qëndrimet më shqetësuese negative është që, të shfaqet mungesë respekti ndaj mendimit të të tjerëve.

Ata, ose përpiqen t’i nënvlerësojnë, ose, bëjnë humor me emocionet e anëtarit të ekipit tyre, në një mënyrë shumë të ashpër. Ky lloj qëndrimi negativ është shumë i zakonshëm nga punëdhënësit.

10. Mosruajtja e konfidencialitetit ndaj çështjeve të ekipit:

Çdo organizatë mund të ketë çështje shumë konfidenciale, të cilat nuk mund të diskutohen jashtë ekipit. Dhe është një domosdoshmëri që çështjet konfidenciale të ndahen brenda ekipit, dhe jo jashtë tij.

Në raste të tilla, del ndonjë punonjës që gjithmonë i përhap çështjet shumë konfidenciale jashtë ekipit, ose e thënë ndryshe, ata nuk mbajnë asnjë lloj sekreti brenda tyre. Ky lloj qëndrimi negativ mund të dëmtojë ekipin, si dhe të krijojë një imazh të keq për personin.

11. Mosmarrja e pronësisë, kur ka bërë gabim:

Është shumë e zakonshme që dikush të bëjë ndonjë gabim gjatë punës. Janë disa njerëz që, ose frikësohen të marrin pronësinë e bërjes së një gabimi, ose që me çdo mënyrë, përpiqen të shpëtojnë nga pranimi i gabimit të kryer. Ky lloj qëndrimi nuk është i shëndetshëm dhe shkakton një zhurmë negative në të gjithë ekipin.

Marrja e pronësisë është domosdoshmëri, qoftë kjo në rrethana pozitive ose negative. Dhe është një qëndrim shumë negativ, që dikush të shmangë marrjen e pronësisë së gabimit, në një vend pune.

12. Natyra introverte nuk është e pranueshme në çdo kohë:

Nuk është e nevojshme dhe e domosdoshme, që çdo punonjës të shoqërohet me të gjithë anëtarët e ekipit dhe të jetë një person që shkon shumë mirë me të gjithë. Por është thelbësore, që të mos jeni një person me humor të luhatshëm, ose me një natyrë shumë introverte. Kjo nuk mund të quhet si një qëndrim negativ, por ka mundësi të keqkuptohen nga ekipi, pasi ata nuk ndajnë asgjë me ekipin, ose priren të qëndrojnë larg ekipit, shumicën e kohës. Kjo natyrë tepër introverte bëhet problem, kur punonjësi qëndron larg nga të qenit pjesë e ekipit, ndërkohë që merren vendime të rëndësishme.

Shembuj të sjelljes negative në vendin e punës:

Këtu janë 4 llojet e punonjësve që mund ta dëmtojnë kompaninë tuaj.

Neglizhuesit: Këta tip punonjësish i thyejnë rregullat pa një qëllim të caktuar.

Servilët: Këta tip punonjësish përfshihen në metodat e punës kundërproduktive.

Hakmarrësit: Këta tip punonjësish dëshirojnë të dëmtojnë organizatën.

Shkelësit e rregullave: Këta punonjës përfshihen në sjellje kundërproduktive, që shkatërrojnë autoritetin e punëdhënësve të tyre.

Ndryshimi i sjelljes së punonjësve: Udhëzues praktik për menaxherët:

Sjelljet e lartpërmendura të punonjësve mund të shmangen, nëse menaxherët mund të ndërmarrin hapa profesionalë. Disa nga hapat që menaxherët mund të bëjnë, për të minimizuar këto sjellje, janë:

  • Të jenë të paanshëm dhe të qëndrueshëm
  • Të zhvillojnë qytetarinë organizative (angazhimin vullnetar)
  • Të komunikojë në mënyrë efektive me punonjësit
  • Të dëgjojnë
  • Të jenë një model për rolin e tyre
  • Të mbajnë një Qëndrim Pozitiv, në cdo kohë dhe rrethanë

Një mjedis pune do t’i ketë të gjithë llojet e njerëzve. Dhe është e kuptueshme, që edhe kur vetëm një punonjës ka një qëndrim negativ, kjo ndikon në të gjithë mjedisin. Dhe më e rëndësishmja, të gjitha sinjalet negative mund të dëmtojnë produktivitetin e organizatës.

Për një drejtues ekipi, ose një menaxher, nuk është përgjegjësia e tij e vetme, për ta bërë mjedisin pozitiv. Është detyrë e çdo punonjësi, që të kujdeset e të kontrollojë qëndrimin e tij, kur bëhet fjalë për punën.

Është shumë e rëndësishme të mbani parasysh, se çdo lloj çështje apo problemi, që mund të lidhet me ekipin ose punën, mund të adresohet, vetëm kur ju jeni pozitiv ndaj gjithçkaje. Kjo, jo vetëm që ndihmon që vendi i punës të bëhet më i mirë, por gjithashtu ndihmon çdo punonjës individual, që të rritet personalisht.