14 mënyra për të pëmirësuar vetë-disiplinën
“Ne të gjithë kemi ëndrra. Por për të bërë që ëndrrat të kthehen në realitet, kërkohet më shumë vendosmëri, përkushtim, vetëdisiplinë dhe përpjekje” – thotë Jesse Owens. E pra, si shikohen një element i rëndësishëm në rrugën e SUKSESIT, është vetëdisiplina, tema e artikullit që po ju sjellim sot. Të zotëroni vetëdisiplinën është e domosdoshme, në mënyrë që të jeni në gjendje të merrni vendime, të ndërmerrni veprime dhe të zbatoni planin tuaj, pavarësisht pengesave, shqetësimeve ose vështirësive që mund t'ju dalin përpara. Nga shumë parime për arritjen e suksesit, kjo aftësi do t'ju ndihmojë që të përmbushni gjëra të mëdha në jetën tuaj. “Vetëdisiplina është ajo që ndan fituesit nga humbësit” na mëson Thomas Peterffy. Ju, në cilën anë doni të jeni? Lexim të këndshëm!
* * * * *
Për fat të keq, gjenialiteti juaj natyror dhe ai vrulli juaj i të punuarit fort nuk janë të mjaftueshme për të garantuar suksesin tuaj në jetë. Të gjithë sipërmarrësit e mëdhenj kanë një veçori shtesë të mrekullueshme: Disiplinën. Por duhet shumë këmbëngulje dhe vendosmëri për të nxjerrë në pah idetë tuaja të mëdha dhe për të kthyer punën tuaj të vështirë në pará.
Është paksa ironike, por vetëdisiplinimi duket se është shpesh një tipar, që edhe njerëzit më të spikatur mes nesh e kanë të nevojshme, më së shumti. Problemi është se ka shumë gjëra të mrekullueshme për të mësuar rreth botës, dhe të përqëndrohesh vetëm në një projekt të caktuar, kjo mund të jetë shumë e vështirë.
Nëse jeni të shqetësuar se mungesa e vetëdisiplinës tuaj, ju frenon në përmbushjen e potencialit tuaj të plotë, ju mund ta përmirësoni këtë duke përdorur një sërë teknikash, për të mprehur fokusin tuaj. Duke parashikuar efektet e punës suaj, duke vendosur përparësinë e detyrave, dhe, duke menduar për kompaninë që drejtoni, të gjitha këto janë mënyra më e mirë për të filluar.
Pavarësisht nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë ose të përqëndroheni më fort në punë, një dozë e shëndetshme vetëdisipline është ajo që keni nevojë. Me një strategji të mirë dhe disa këshilla për të mënjanuar tundimin - kur ai shfaqet, ju do të arrini suksesin në pak kohë.
Planifikoni suksesin dhe ...
1. Filloni të Hënën.
Studiuesit kanë zbuluar se përcaktimi i një date ose një ngjarjeje, për të shënuar fillimin e diçkaje të re, ka shumë të ngjarë që mund t'ju nxisë të filloni aktivitetin për realizmin e qëllimet tuaja.
2. Shkruani arsyet për vetëdisiplinimin.
Deklarimi i tyre forcon vetëkontrollin, duke u fokusuar në vlerat më të larta sesa në ngacmimet e momentit.
3. Parashikoni se çfarë do të përfitoni nga përpjekjet tuaja.
Studimet kanë treguar se fuqia e vullnetit tuaj zgjat më shumë, nëse e motivoni veten me efektet pozitive të vetëkontrollit tuaj.
4. Përgatisni një plan të asaj që do të thoni, ose do të bëni, nëse do të lindë një tundim.
Kjo është një teknikë e provuar, e marrë nga strategjitë e vetërregullimit. Për shembull: "Nëse dikush do të më ofrojë ëmbëlsirë, unë do t'i kërkoj një frut në vend të saj".
5. Kombinoni diçka që dëshironi ta bëni me diçka që duhet ta bëni.
Një studim ka zbuluar se formohen shprehi shumë të mira duke çiftuar një sjellje "duhet" (të nxjerr qenin shëtitje) me një sjellje "dua" (të bisedoj me një mik).
6. Vendosini objektet që ju tundojnë në vende të vështira për t'i arritur.
Testet kanë treguar në mënyrë të përsëritur, se psh. fshehja e karameleve, edhe ndaj shikimit, rrit shumë rezistencën ndaj kënaqësisë së shijimit të tyre.
7. Vendosni një alarm për gjumin, për të fjetur tetë orë të plota.
Privimi ndaj gjumit mund të ndikojë në mënyrën se si funksionon ajo pjesë e trurit tuaj, e cila kryen vetërregullimin.
8. Kërkojuni miqve t'jua venë në dukje sjelljet e pahijshme, që i bëni pa mendje.
Një studim tjetër tregon se mund ta përmirësoni më mirë vetëkontrollin, kur ju bëhen vërejtje të përsëritura.
Kur tundimi shfaqet…
9. Vlerësoni të gjitha mundësitë tuaja, përpara se të merrni një vendim.
Revista "Psikologjia sot" thotë se marrja e një vendimi të menjëhershëm mund të rezultojë në zgjedhjen më të dobët.
10. Pini ujë të ngrohtë me limon dhe një lugë mjaltë.
Shkenca tregon se rënia e vullnetit dhe e fuqisë mund të lidhet me nivele të ulëta të glukozës.
11. Shmangni pirjen e alkoolit.
Hulumtimet tregojnë se alkooli komprometon vetëdisiplinën duke ulur aftësinë tuaj për të reflektuar mbi pasojat e veprimeve tuaja.
12. Përdorni rikujtues pamorë.
Të dhënat tregojnë se duke lënë shenja me kuptim nëpër shtëpi, ato mund t'ju kujtojnë të qëndroni të fortë. Për shembull, letrat ngjitëse për shënime, të vendosura në pasqyrën tuaj të banjës, mund t'ju ndihmojnë të rikujtoni objektivat tuaj.
13. Rrethojeni veten me njerëz të vetëdisiplinuar.
Hulumtimet kanë treguar se njerëzit e padisiplinuar që dëshirojnë të përmirësohen, tërhiqen të qëndrojnë afër njerëzve që karakterizohen nga vetëkontrolli – e kështu këta njerëz një grup mbështetës efektiv.
Dhe mbani mend…
14. Sigurohuni që vetëdisiplina juaj është për ju dhe jo për dikë tjetër.
Studimet tregojnë se vullneti yt dobësohet, kur përpiqeni të kënaqni të tjerët, në vend që të përqëndroheni tek objektivat dhe dëshirat e tua.
Vetëdisiplina është si muskujt, që ju mund t'i ushtroni dhe forconi.
Këto teknika të thjeshta do të ndërtojnë sjellje të qëndrueshme për t'ju mundësuar që të arrini objektivat tuaja.