4 Arsye, pse po humbni motivimin në punë
Para pak kohësh, Anna Johansson publikoi këtë artikull me disa informacione të dala nga studimet, mbi nivelin e motivimit të punonjësve në tregun amerikan të punës. Studimet kanë identifikuar edhe arsyet kryesore që kanë sjellë këtë qëndrim të punonjësve ndaj punës, më të rëndësishmet të renditura prej saj, këtu. Duke sjellë këtë artikull, ne nuk pohojmë se shifrat përkojnë me tregun tonë të punës këtu në Shqipëri, por vërejmë se ka një ngjashmëri me to. Gjykimi ynë si ProspecTime, bazohet në vëzhgimet e konsulentëve tanë, të angazhuar prej më shumë se tre vjetësh tashmë, me konsulenca organizative në organizata të ndryshme biznesi. Ndërmjet të tjerave, nga analiza e kujdesshme e treguesve të motivimit të punonjësve dhe shkallës së angazhimit të tyre në kryerjen e punës dhe proceseve, vlerësimet na tregojnë se ka shumë për të bërë në këtë drejtim, ndoshta edhe në organizatën tuaj. Lexim të këndshëm!
* * * * *
Numri i amerikanëve që e duan punën e tyre po zvogëlohet. Hulumtimet tregojnë se vetëm 30% e punonjësve në SHBA ndihen të angazhuar dhe të frymëzuar nga karriera e tyre.
48% thanë se nuk u pëlqen as puna e tyre, dhe 18% thanë se ishin të paangazhuar në mënyrë aktive në zyrë, sepse e urrejnë atë që bëjnë. Bazuar në këto statistika, ju mund të mendoni se punonjësit e pakënaqur thjesht do të largohen dhe do të gjejnë një punë tjetër, e ndryshme nga ajo që kanë sot.
Edhe sikur të ndodhte, kjo zgjidhje mund t'i përshtatej vetëm një pjese të punonjësve të pakënaqur. Në të vërtetë, është e nevojshme që shumica të zbulojë se çfarë po e pengon angazhimin e tyre, në punën e tyre, dhe të bëjnë ndryshimet e përshtatshme.
Kjo fillon duke identifikuar shkakun e humbjes së motivimit tuaj. Punonjësit e pamotivuar kanë më shumë gjasa, që të jenë 10 herë më të pakënaqur dhe të frustruar, me punën e tyre.
Nëse kjo vlen edhe për ju, këtu janë 4 arsye pse po humbni motivimin dhe si mund ta rifitoni atë:
1. Ju ndiheni të pasigurt në punën tuaj
Nëse kompania për të cilën punoni po shkon poshtë, ose ndjeheni sikur frymëmarrja e shefit juaj është vazhdimisht në qafën tuaj, pasiguria në punë mund të largojë të gjithë kënaqësinë nga puna. Energjia juaj konsumohet në qarkullimin e thashethemeve me bashkëpunëtorët, duke djersitur gjatë takimeve në zyrën e shefit tuaj dhe duke mos u përqendruar plotësisht në detyrat tuaja.
Zgjidhja: Komunikoni drejtpërsëdrejti dhe shpesh me eprorët tuaj për të përcaktuar gjendjen e punës tuaj dhe të kompanisë. Nëse e dini se çfarë po vjen, ka më shumë gjasa që të punoni në mënyrë të sigurt, edhe nëse duhet të kërkoni një punë tjetër, diku tjetër.
2. Nuk shikoni mundësi për t'i dhënë drejtim karrierës tuaj
Sa më shumë vëmendje që i kushtojmë asaj, në të vërtetë paraja është vetëm një pjesë e vogël e motivimit të punëtorëve. Shpesh, njerëzit janë të frymëzuar të punojnë shumë, sepse kanë një objektiv ose qëllim, dhe ata krijojnë një vizion që i çon më pranë suksesit.
Njerëzit duan të ndihen se po përparojnë drejt diçkaje më të madhe dhe më të mirë në jetën e tyre, ose do të fillojnë të ndihen të mërzitur për atë që bëjnë.
Zgjidhja: Vendosni objektiva ose qëllime të arritshme për veten tuaj dhe kontrolloni rregullisht si po ecni drejt tyre. Objektivat tuaja mund të përfshijnë përmirësimin e performancës në punë, ose një ndryshim në jetën tuaj personale, ose diçka që ju bën më të lumtur e më të shëndetshëm.
3. Duket sikur njerëzit përgjegjës nuk dinë se çfarë po bëjnë
Kur krijoni bindjen se pronarët e kompanisë ose menaxherët tuaj janë të paaftë, humbni besimin tek ata. Është e vështirë për ta kryer punën tuaj me energji të plotë, dhe është e lehtë të ndiheni sikur puna është kënaqësi, kur e gjeni veten në atë situatë.
Zgjidhja: Nëse shefi juaj nuk pranon këshilla, për atë se si të përmirësojë aftësitë e tij të drejtimit, ndoshta edhe ju nuk duhet t'i ofroni ato. Në këtë moment, për ju ndoshta është më mirë të kërkoni një punë tjetër, me një shef që mund të diskutoni.
4. Bashkëpunëtorët tuaj janë të pakëndshëm
Ndonjëherë paga dhe lloji i punës nuk kanë shumë rëndësi, për sa kohë që keni një grup të madh bashkëpunëtorësh. Njerëzit që punojnë në një kompani të caktuar, shpesh janë faktori kyç, që përcakton atë nëse puna juaj është e tolerueshme, apo edhe e dobishme. Kur ju gjendeni i mbërthyer në mesin e kolegëve të pakëndshëm, është e vështirë të gjeni motivimin e mjaftueshëm për të bërë diçka produktive.
Zgjidhja: Nëse nuk e pëlqeni punën ose pagën, mund të jetë koha për të kërkuar një pozicion tjetër. Nëse e doni punën, dhe nuk dëshironi të largoheni vetëm për shkak se disa njerëz ju krijojnë një ambient toksik, ndryshoni qëndrimin tuaj ose punoni në zgjidhjen e konflikteve.
Rezultati i përpjekjeve tuaja nuk do të jetë i sigurt, por ia vlen të përpiqeni të mbani një punë që doni.