Blog

24 Thënie frymëzuese për t'ju motivuar në Vitin e Ri 2019

24 Thënie frymëzuese për t'ju motivuar në Vitin e Ri 2019

Sot është dita e fundit e vitit dhe zyrtarisht jemi në javën e parë të vitit 2019. Atmosfera e festave dhe periudha e pushimeve, nxit shumë prej nesh që të reflektojmë rreth vitit që po lemë pas dhe për një fillim të ri sa më të mbarë. Kjo është normale, pasi jeta jonë ka një ritëm që shënohet nga kalendari dhe ndërrimi i viteve është një moment bilanci. Një bilanc që kryesisht lidhet me aspekte personale e familjare, dhe ku secili, ndërsa mendon nëse është një prind apo bashkëshort më i mirë se një vit më parë, nëse e ka arritur rritjen personale dhe sa ka mësuar nga përvoja, vlerëson edhe synimet për 12 muajt e ardhshëm.

ProspecTime, duke përfituar nga ky moment dhe për t'ju ndihmuar të frymëzoheni që ta bëni vitin e ri, vitin tuaj më të mirë, së bashku me urimin GËZUAR! ju sjell si dhuratë një buqetë thëniesh inkurajuese nga njerëz të shquar, për një shëndet të mirë, për një karrierë të suksesshme, për një jetë personale dhe marrëdhënie të shkëlqyera dhe për SUKSES të plotë në të gjitha drejtimet e jetës tuaj.

Thënie për Karrierën.

  • Pasioni është ai që i jep kuptim jetës sonë. Kjo është ajo që na lejon të arrijmë suksesin përtej imagjinatës sonë të papërmbajtur. Përpiquni të gjeni rrugën e karrierës drejt asaj që keni një pasion për të. - Henry Samueli
  • Rruga e karrierës, mbi të gjitha, rrallë është një rrugë. Sa më interesante të jetë jeta, zakonisht sa më shumë përdredhje ka, aq më shumë gjarpëruese bëhet prej hapave të gabuar, fatit dhe të punuarit fort. Kjo vjen pothuajse gjithmonë prej një ekuilibri të vështirë mes gjërave që ju përpiqeni t’i bëni të ndodhin dhe gjërave që ndodhin për ju. - Tom Freston
  • Mos e kushtëzoni rrugën e jetës apo karrierën tuaj në një drejtim të caktuar, në bazë të asaj që miqtë apo anëtarët e familjes duan për ju. Duhet të jeni i vërtetë për vetveten. - Jim Rohn
  • Një nga gabimet e mëdha që bëjnë njerëzit është se ata përpiqen t'i imponohen vetes së tyre. Por nuk i zgjidhni ju pasionet tuaja, janë pasionet tuaja që ju zgjedhin. - Jef Bezos
  • Një ëndërr nuk bëhet realitet nëpërmjet magjisë. Ajo kërkon djersë, vendosmëri dhe punë të madhe. - Kolin Powell
  • Kini guximin të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj. Ato disi e dinë tashmë se çfarë dëshironi të bëheni. Çdo gjë tjetër është dytësore. - Steve Jobs

Thënie për Jetën personale.

  • Zhvilloni qëndrimin e mirënjohjes, dhe falënderoni për çdo gjë që ndodh me ju, duke e ditur se çdo hap përpara është një hap drejt arritjes së diçkaje më të madhe dhe më të mirë, se sa situata juaj e tanishme! - Brian Tracy
  • Praktikisht asgjë nuk është e pamundur në këtë botë, nëse ju e përqëndroni vëmendjen tuaj tek ajo gjë dhe mbani një qëndrim pozitiv. - Lou Holtz
  • Cili është dallimi në mes një pengese dhe një mundësie? Qëndrimi ynë ndaj saj. Çdo mundësi e ka një vështirësi, dhe çdo vështirësi e ka një mundësi! - J. Sidlow Baxter
  • Kultivoni optimizmin në mendjen tuaj, përdorni imagjinatën, gjithmonë merrni në konsideratë alternativa, dhe guxoni të besoni se ju mund të bëni të mundur, atë që të tjerët mendojnë se është e pamundur! - Rodolfo Costa
  • QËNDRIMI PËRCAKTON VEPRIMET. VEPRIMET PËRCAKTOJNË REZULTATET. REZULTATET PËRCAKTOJNË MËNYRËN E JETESËS. NËSE NUK JU PËLQEN MËNYRA E JETESËS TUAJ, SHIKONI REZULTATET TUAJA. NËSE NUK JU PËLQEJNË REZULTATET TUAJA, SHIKONI VEPRIMET TUAJA. NËSE NUK JU PËLQEJNË VEPRIMET TUAJ, SHIKONI QËNDRIMIN JUAJ. NËSE NUK JU PËLQEN QËNDRIMI JUAJ, SHIKO FILOZOFINË TUAJ. "Nëse ju keni filozofinë e shërbimit për të tjerët dhe nëse keni një qëndrim pozitiv, atëherë ju mund të filloni të bëheni i suksesshëm dhe mund të filloni të ndërmerrni veprime suksesi. - Jeffrey Gitomer
  • Nëse nuk ju pëlqen diçka, ndryshojeni atë. Nëse ju nuk mund t'a ndryshoni atë, ndryshoni qëndrimin tuaj! - Maya Angelou

Thënie për Qëllimet dhe Objektivat.

  • Jeta është e shkurtër, e brishtë dhe nuk pret asnjërin. Nuk do të vijë kurrë ai momenti më i përshtatshëm, për të ndjekur ëndrrat, objektivat dhe qëllimet tuaja! - web
  • Qëllimet, Objektivat. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajë se çfarë mund të bësh, kur frymëzohesh prej tyre. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajë se çfarë mund të bëni kur besoni në to. Dhe, nuk ka fjalë që mund të përshkruajë se çfarë do të ndodhë kur veproni për t'i realizuar ato. - Jim Rohn
  • Nëse vendosni objektiva apo qëllime, dhe shkoni pas tyre me gjithë vendosmërinë e mundshme, dhurata që do të merrni është se do të shkoni në disa "vende" që do t'ju mahnisin. - Les Brown
  • Mos prit derisa të arrish objektivin tënd, që të jesh krenar për veten. Ji krenar për çdo hap që ndërmerr. - Karen Salmansohn
  • Kurrë mos ndaloni së luftuari deri sa të mbërrini në destinacionin tuaj - që është, vetja juaj. Kini një qëllim në jetë, fitoni vazhdimisht njohuri, punoni fort dhe ngulmoni për të realizuar jetën që dëshironi. - A. P. J. Abdul Kalam
  • Nëse doni të jenë të lumtur, vendosni një objektiv që komandon mendimet, çliron energjinë dhe frymëzon shpresat tuaja. - Andrew Carnegie

Thënie për Lumturinë.

  • Çdo ditë është një ditë e re, dhe ju kurrë nuk do të keni mundësi të gjeni LUMTURINË, nëse nuk lëvizni përpara. - Carrie Underwood
  • Nuk është ajo që keni ose ajo që jeni, ku jeni ose çfarë po bëni, që ju bën të LUMTUR apo të pakënaqur. Është ajo që mendoni rreth kësaj. - Dale Carnegie
  • Mos harroni se njerëzit më të LUMTUR nuk janë ata që marrin më shumë, por ata që japin më shumë. - H. Jackson Brown, Jr.
  • Suksesi nuk është çelësi i lumturisë. LUMTURIA është çelësi i suksesit. Nëse e doni atë që po bëni, do të jeni të suksesshëm. - Albert Schweitzer
  • LUMTURIA e përsosur është një muzg i bukur, qeshja e një nipi, rënia e parë e borës. Janë gjërat e vogla që bëjnë momente të lumtura, jo ngjarjet e mëdha. Kënaqësia vjen nga gllënjka, jo nga gëlltitja. - Sharon Draper
  • Thonë se një person ka nevojë për vetëm tre gjëra që të jetë me të vërtetë i LUMTUR në këtë botë: dikë që ta dojë, diçka që të bëjë dhe diçka që të shpresojë. - Tom Bodett

Shpresojmë që këto thënie frymëzuese të mund t'ju nxisin e mbajnë të motivuar dhe të fokusuar në objektivat që keni vendosur për veten, në Vitin e Ri 2019.

GËZUAR!